Borxhi publik pritet të jetë rreth 64.9 përqind në fund të këtij viti

Elena Tase

Ministria e Financave e vlerëson borxhin publik i Shqipërisë sa 63% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shifrat zyrtare të borxhit publik në fund të muajit qershor tregojnë një rënie të përkohshme të borxhit publik në terma realë, por kjo është një shifër e destinuar të rritet më tej gjatë viti, me zgjerimin e pritshëm të stokut të borxhit.

Mbështetur në projeksionet e buxhetit 2019, borxhi publik pritet të jetë rreth 64.9% në fund të këtij viti.

Në 30 qershor, borxhi publik i Shqipërisë ishte rreth 1.1 trilionë lekë ose rreth 9 miliardë euro. Që nga fillimi i vitit, borxhi është ulur me rreth dy miliardë lekë. Deficiti i ulët, madje edhe suficiti për muaj me radhë, është bërë një tendencë pak a shumë tipike për buxhetin e shtetit në pjesën e parë të vitit.

Kjo ndodh sepse në këtë periudhë ecuria e shpenzimeve publike dhe sidomos e investimeve është e ngadaltë. Zakonisht, pjesa më e madhe e deficitit shpenzohet në pjesën e dytë të vitit dhe sidomos në tremujorin e fundit. Kjo reflektohet më tej edhe në ecurinë e treguesve të borxhit. Banka e Shqipërisë i ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare një shpërndarje më të barabartë të shpenzimeve buxhetore gjatë vitit.

Në 6-mujorin e parë, qeveria shqiptare ka rritur lehtë borxhin e brendshëm, ndërsa ka ulur me afro shtatë miliardë lekë borxhin e jashtëm. Ndërkohë, edhe këtë vit vazhdon zgjatja e maturimit të borxhit të brendshëm. 64% e huamarrjes së brendshme është financuar përmes obligacioneve, ndërsa maturimi mesatar i titujve të huamarrjes ka arritur në 824 ditë. Kjo është strategji që po ndiqet me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit dhe shfrytëzimin  normave të ulëta të interesit që ofron tregu sot.

Sipas Ministrisë së Financave, yield-i mesatar i titujve të ka rënë në 4.02%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.$w

e.t./dita

Share This Article
7 Comments
  • Arrestohet Rama, zgjatet dënimi I Meta-kryemadhit. Berisha burgim të përjetshëm. Basha ekstradohet nga Guatemala. Pronat të gjitha në dorë të pronarëve të vërtet. Hapen dosjet e manipulimit të fondeve publike dhe sekuestrohet e plotë pasuria e tyre që kanë përfituar sadopak me anë të korrupsionit nga këto fonde.

    Vetëm për të lexuar gjëra të tilla lexoj lajmet shqiptare…

  • Ekonomia e Frigoriferit te Enverit ne Dimrin e Vetmise se Madhe na mesoi ne shqyptareve te paditur nje gje te sakte nga Ekonomia Boterore:

    KUR RI NE VEND NUMERO NUK KE ASNJE BORXH

    Mos po vjen valle Dimri i Vetmise se Madhe edhe per Edvin Drogen si Dimri i Vetmise se Madhe i Enver Homos?

    sepse:

    Ministria e Finacave duhet ta dije me shifra se nje Toyota me euro te sjelle Taulant Xibraka ne Shqypni duke kaluar traun e doganes se Durrsit si ne dasem dhe HOP! rregullohet edhe shifra e borxhit publik te ekonomise shqyptare pa prodhim kombetar dhe pa investime te huaja qe ka mbetur ne vend numero nga statistikat e Bankes Boterore qe matet me GDP per fryme,

    QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

    Kush te doje le te shikoje:

    https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.KD?locations=AL-DE-US

  • “Pritet te jete” nga ministria e Rames dhe sa eshte realisht borxhi publik ne qeverine e Rames kete e tregonjne serialet e paralajmerimeve te FMN por dhe BB qe jane prej kohesh te alarmuar per borxhin publik real.
    Te besosh te pritshmerite e ministrise Rames apo te alarmi i vazhdueshem nga FMN per borxhin publik, mjafton te hedhesh nje sy tabllose ekonomike ne ate qe Rama e quan “Shqiperia qe duam”. Nje varferi e shtuar frikshem kudo. Nje ekonomi e asfiksuar prej atyre koncesioneve e PPP-ve aq te kontestuara nga Institucionet financiare ne bote.

  • I knae perfshire ketu Pu Pu Pu-te???
    More shoke e kuptoni qe ky shtet tashme ka falimentuar e po mbahet vec me llafe e genjeshtra!!! Si mund te ishte ndryshe kur qeveriseni nga nje bande hajdutesh te babezitur qe nuk lane pasuri publike pa plackitur. Prisni prisni se nuk keni pare gje akoma!!!

  • Genjejne si dreqi, copa qelbesirash. Llogjika e shperblimit te krimineleve eshte tipike si shperblimi i Fullanit per vjedhjen e Bankes Kombetare.
    Keshtu jane gjithe hallkat e shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *