Arkitekti dhe filozofi Herman Sorgel (1885-1952) ishte pinjoll i një gjeneze teknike. I ati ishte pionier i hidrocentraleve në landin e Bavarisë, ndërsa i biri si arkitekt bënte pjesë në ekspresionistët (Bauhaus), kurse në fushën e filozofisë merrej me teoritë spaciale dhe gjeopolitikën.
Në Korrik të vitit 1928, Sorgel paraqiti studimet e bashkimit të Europës me kontinentin afrikan dhe aziatik, me emërtimin e projektit “Paneuropa ose Atlantropa, dhe ujitja e Saharasë”. Objekti i këtij studimi është edhe sot pjesë e gjeokulturës së dijetarëve të Europës dhe e idealeve kozmopolite për përmirësimet natyrore në nivel botëror. Ndërsa në thelb, ky studim kompleks është produkt i një kulture të përgjithshme universale gjeoteknike, që me teknologjinë dhe informacionin e kohës, qëndronte mbi fantazinë dhe nivelin e mjedisit rrethues shkencor.
REALIZIMI I PROJEKTIT
Duke njohur batimetrinë e detit Mesdhe, gjeografinë, gjeomorfologjinë, hidrologjinë, bilancin
hidrik të Mesdheut dhe funksionin e Ngushticës së Gjibraltarit, që çdo vit furnizon ose kompenson nga oqeani Atlantik avullimin e Mesdheut, me një vëllim 2414 km3 ose rreth 76 548 m3/sek (ndryshe 0,7 deri 1,043 m lartësi uji mbi nivelin e detit), autori projektoi Izolimin ose Kalimin e Kontrolluar të ujërave nga oqeani Atlantik në detin Mesdhe. Duke krijuar një diferencë ose shkallëzim midis nivelit të Atlantikut dhe Mesdheut, fillimisht deri në 100 m dhe në vazhdim deri në 400 m.
Izolimi dhe ulja e nivelit e të Mesdheut do të realizohej nëpërmjet ndërtimit të një grupi digash në
Ngushticën e Gjibraltarit, disa diga në ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve dhe një vepre
hidroteknike në Kanalin e Suezit. Në perspektivë do të ndërtoheshin digat në Tunizi, Sicili, Itali etj, të cilat do të shfrytëzonin kalimin e shkallëzuar të ujërave në brendësi të hapësirave të detit
Mesdhe. Sepse midis baseneve lindore, perëndimore por dhe midis deteve brenda tyre, ka
diferenca të mëdha në batimetrinë detare. Në fazën e parë, për 62,5 vjet digat do të bllokonin
kalimin e ujërave për furnizimin e Mesdheut nga Oqeani Atlantik, nga Deti i Zi e nga Deti i Kuq. Niveli i detit Mesdhe do të ulej (nga tharja) në fazën e parë deri në 100 m, me një mesatare vjetore prej 1,6 m/vit. Zbatimi i projektit parashikonte që punimet të zgjateshin për 100-150 vjet duke angazhuar mbi një milion punëtorë.
BASHKIMI i KONTINENTEVE, PRODHIMI I ENERGJISË, UJITJA E AFRIKËS
Ulja e nivelit të detit Mesdhe deri në 100 m, do të bashkonte Sicilinë me Kalabrinë, sepse
ngushtica e Mesinës ka thellësinë maksimale 72 m; do të bashkonte Turqinë me Ballkanin (në Çanakkala) sepse ngushtica e Dardaneleve ka thellësinë 60-100 m; do të bashkonte Stambollin me
Ballkanin, sepse ngushtica e Bosforit ka thellësi 30- 105- 120 m; do të bashkonte Sardenjën
me Korsikën, Peloponezin me Greqinë kontinentale, do të bashkonte bashkonte Peskarën me Splitin
sepse thellësia në shtratin e Adriatikut shkon 70-100 m; thënë ndryshe, do të nxirrte në sipërfaqe 300 km të shtratit të detit.
Të tjera pasoja: Shumë ishuj të Adriatikut do të bashkoheshin me shtetin Kroat. Do të zhdukte gjirin e Vlorës, Karaburuni dhe ishulli i Sazanit do të bashkoheshin me Vlorën, Pyllin e Sodës, sepse thellësia maksimale arrin 54 m; mandej Korfuzin me Sarandën e Ksamilin. Do të zhdukej e thahej Gjiri i Durrësit, Lalëzit, Shëngjinit etj. Shumë ishuj në detin Egje dhe rreth ishujve Rodos, Kretë, Qipro, do të bashkoheshin, dilnin në sipërfaqe etj. Nga Adriatiku mbetej një gropë , duke humbur 2/3 e gjatësisë aktuale. Në çdo deltë lumi ose rrjedhje lumore e liqenore ishte parashikuar ndërtimi i një ose grup hidrocentraleve etj.
Herman Sorgel thelloi variantet e projektit, duke ulur nivelin e detit Mesdhe deri në 400 m
për të krijuar mundësinë e lidhjes me urë të Siqilisë me Libinë. Ulja e nivelit të detit Mesdhe
krijonte mundësinë e ndërtimit HEC-eve, për të prodhuar deri në 110 000 Megavat, nga të
cilat gjysma do të prodhohej në digat e Gjibraltarit. Hidrocentrale të tjera ishin parashikuar në Bosfor, Dardanele, në lumin Nil dhe lumin Po etj. Në bregdetin shqiptar ishin parashikuar një grup hidrocentralesh. Një linjë hekurudhore Itali-Shqipëri ishte projektuar të përshkonte Otranton.
PËRFITIMI I TOKAVE
Nga ulja e nivelit të detit Mesdhe parashikoheshin të përfitoheshin dhe 660 mijë km2
terrene të reja nga shtrati i detit, ose një sipërfaqe 2,3 herë më e madhe se territori italian. Projekti kërkonte të realizonte komunikimin direkt midis tre kontinenteve, të zgjidhte problemet e energjisë dhe mungesën e lëndëve të para të Europës. Për variantin e digës me lartësi 300 m, baza e saj arrinte 2,5 km, dhe rreth 30 km në brendësi të Mesdheut. Projekti ishte detajuar për portet e Marsejës, Barcelonës, për jetëgjatësinë dhe muzeun urban të Venecias dhe tokat që përfitoheshin për secilin shtet etj. Natyrisht që shumë zona moçalore bregdetare bonifikoheshin nga ulja e nivelit detit. Ulja e nivelit të detit Mesdhe do të zgjidhte dhe luftën shekullore të Hollandës me ujërat e Detit të Veriut, nëpërmjet kullimit të ujërave sipërfaqësore e nëntokësore në detin Mesdhe… Megjithë prioritetet e projektit të Sorgelit, terrenet që përfitoheshin do të ishin të kripëzuara dhe jo të gatshme për prodhime bujqësore, e këto natyrisht që kërkonin një kosto shtesë e cila nuk është e lehtë të llogaritet dhe realizohet. Kështu, nga tokat e bonifikuara në bregdetin shqiptar, një pjesë akoma nuk janë kthyer në toka bujqësore. Nga ana tjetër, Deti Mesdhe në mungesë të qarkullimit qindravjeçar do të rriste nivelin e kripëzimit dhe mund të bëhej si Deti i Vdekur, pa llogaritur problemet mjedisore që krijoheshin në brigjet e shtetet mesdhetare. Në ato periudha ishin ndërtuar vepra të mëdha si kanali i Suezit, Panamasë, Kulla Eifel etj, të cilat justifikonin financimet dhe ndikimet mjedisore.
Ndërsa ndërhyrja drastike në ndryshimin e vëllimit dhe bilancit hidro-biologjik të Mesdheut,
edhe me teknologjinë aktuale vlerësohet si një investim që krijonte çrregullime mjedisore
të pallogaritshme.
Por fantazia e Sorgelit kishte projektuar dhe ujitjen e shkretëtirës së Saharasë, duke ndërtuar (rikostruktuar) digën në lumin Kongo. Në qendër të Afrikës krijohej liqeni madh i Kongos me sipërfaqe 135 mijë km2, dhe duke kthyer rrjedhën e lumit Ubanxhi në basenin e lumit Khari, realizohej Liqeni madh i Çadit, me sipërfaqe 270 mijë km2. Ky nëpërmjet një Nili të dytë, do të ujiste Saharanë dhe Algjerinë dhe derdhej në Mesdheun e boshatisur.
OBJEKTIVAT DHE VIZIONI I PROJEKTIT
Sorgeli kërkonte bashkimin e kontinenteve nëpërmjet rritjes së ekonomisë, duke zgjidhur njëherësh
shumë probleme të Europës lidhur me burimet natyrore të mineraleve, karburanteve etj. Por
në vitet 1930, në logjikën e gjeopolitikës, territoret e shteteve të varfra shfrytëzoheshin direkt dhe më lehtë nëpërmjet kolonizimit, sesa veprave vizionare afatgjata dhe me kosto të larta. Interesat
e shteteve kryesore të Europës dhe vetë Amerikës nuk konvergonin me fantazinë e
arkitektit. Në Panairin e Nju Jorkut të vitit 1939, Sorgelin e ndaluan të prezantonte projektet.
Bile projektet e tij nuk u përkrahën as nga vetë nazistët, të cilët ndaluan publikimet në
vitin 1942.
Arkitekti krijoi institutin “Herman Sorgel”, i cili ka pasur dhe shumë pasues të medias dhe kulturave
të tjera. Më 25 Dhjetor 1952, Herman Sorgel shkonte me biçikletë për leksione në universitetin e
Mynihut, por aksidentohet për vdekje nga një mjet që nuk u gjet kurrë. Në mungesë të gjenisë
së Sorgelit, instituti u mbyll në vitin 1960, pra 8 vjet mbas vdekjes.
Studimet janë materializuar në 4 volume dhe 1000 publikime, të cilat kanë qenë objekt
diskutimesh në nivel internacional. Projektet e Sorgelit ishin shumë madhore, ato nuk mund të
realizoheshin nga një shtet i vetëm, por nga Europa e madhe. E cila në ato dekada nuk kishte
prioritet projektet unike. Kjo ishte arsyeja që nuk tërhoqën interesin e asnjë shteti në
veçanti. Projektet ishin shumë mbi nivelin e kohës dhe gradualisht u grupuan në inventarin e fantazive shkencore. Pavarësisht nga mosrealizimi, studimet e Sorgelit kërkonin forcimin e Europës ose Europën e Madhe, me gjeopolitikën e tre kontinenteve të Azisë, Afrikës, Europës, duke pasur në prapavijë Gjermaninë e Madhe. Baza e studimeve të Atlantropës apo Saharasë ishin shkencat e gjeofizikës, hidrologjisë, hidroteknikës, pedologjisë, ekonomisë, gjeopolitikës, energjisë së rinovueshme, mjedisit, ndërtimeve detare. Por këmbanat e interesit ekonomik nuk ishin thjesht prodhimi i energjisë elektrike apo tokat bujqësore etj. Bashkimi i tre kontinenteve krijonte marrëdhënie të reja në gjeopolitikën botërore.
Duke e mbyllur, sjellim në kujtesë se studimi universal i Herman Sorgelit, si bazë kishte
metamorfozën detare ose formatimin e Mesdheut në varësi të zhvillimit ekonomisë njerëzore.
Natyrisht duke mbivendosur vektorët e euro-ekonomisë mbi interesat gjeomjedisore. Pavarësisht nga ekstremitetet, kultura dhe fantazia multi-shkencore e Herman Sorgelit kërkonte
që nëpërmjet veprave hidro-detare të shumëfishonte lidhjet dhe bashkëjetesën e komunikimit
tokësor të Tre Kontinenteve, duke zvogëluar dimensionet e Mesdheut dhe duke
zmadhuar dimensionet e Europës. Natyrisht në kurriz të sipërfaqeve ujore detare, në analogji me atë që kërkon ta realizojë sot Europa. Sepse, në perspektivën 100 vjeçare, mbas
vendeve të Ballkanit do t’u vijë radha vendeve afrikane dhe aziatike për të hyrë në Europën e
Bashkuar. Çka do të letësohet duke ndërtuar në radhë të parë lidhjet infrastrukturore, urat, tunelet, galeritë në ngushticat e Gjibraltarit, Dardaneleve, Bosforit, Adriatikut etj.
Aftësia dhe logjika (kemi parasysh vitet 1928) për t’i konceptuar tre kontinentet si një poligon i vetëm, vështirësitë për të materializuar tërësinë e projekteve me teknologjinë e kohës dhe kurajoja për t’i ekspozuar studimet në nivelin e atij mjedisi shkencor, natyrisht evidentojnë vlera të larta kulturore, shkencore dhe profesionale. Natyrisht që Pasuria e Palimituar e Mendimit njerëzor gjithmonë ka fantazuar projekte të cilat nuk përkojnë me kohën, por më shumë me vizionet e perspektivës.
Lidhja tokësore midis kontinenteve nëpërmjet veprave të infrastrukturës, natyrisht është kërkesë e
kohës edhe falë Sorgelit. Në perspektivë, ndërtimet dhe përfitimet detare do të formojnë
prioritetet e ekonomisë botërore. Të cilat me arritjet hidro-detare dhe me teknologjinë aktuale do të sjellin shumë ndërhyrje në detin miqësor të Mesdheut. Në mos me format drastike të natyrës
së Sorgelit, me projekte pjesore që gradualisht do të përpunojnë marrëdhënien midis Tokës, Bregdetit, Detit dhe shtratit detare. Investimet në Dubai formojnë leksionet e bashkëjetesës komode të bregdetit shkretëtirës me jetën njerëzore. Të cilat në ultësirat e bregdetit adriatik shqiptar, mund të aplikohen duke kërkuar hapësira të reja ose zhvendosje të kufijve bregdetarë në të dyja drejtimet.
Duke studiuar projektin Atlantropa ose Paneuropa, menjëherë mendimi shkon mbi marrëdhëniet
shqiptare me pasurinë detare e bregdetare. Në vitin 2014 në Shqipëri hapësira dhe gjeo-hidrologjia
e Adriatikut dhe Mesdheut janë të panjohura. Një student i mesëm apo i lartë nuk ka informacionet më elementare mbi detin më të rëndësishëm në nivel botëror, Mesdheun. Aq më tepër kur çdo shqiptar është pronar eskluziv për të paktën 4031 m2 sipërfaqe detare.
*Pjesë nga libri në proces botimi, “Mesdheu-Adriatiku, kushtet projektimit të Porteve dhe realizimi në bregdetin shqiptar”
Perralla me mbret,o Xhavahir!
Merru me hallet e Shqiperisee jop me fantazite ete tjerreve qe i gjen me bollek ne internet dhe na i hedh si ide te tuat!!
Shqiptaret e kote merren me shume me boten tjeter se vendin ku jetojne!!
ti nuk fluturon me presh ,por me panxhar
Sipas disa studjuesve ne lashtesi Mesdheu nuk ishte det por ultesire shume pjellore.Me pelqeu shkrimi, mesova disa gjera te reja.Idete gjeniale tingwllojne gjithnje si cmenduri, kush e mban mend foton e Anshtajnit me floket shpurpurisur dhe gjuhen perjashte nuk e merr per sakllem nga mendja.z.Ngjeqari vijezoi nje rruge qe do kushtonte te pakten 5 here me pak, por s’è degjoi kush.Respekt per studjuesin!
Ing, Xhevair Ngjeqari , ne radhe te pare te pergezoj per paraqitjen e ketij projekti konciz ,qe njerez te medhenj te shekullit te kaluar ,i a kane paraqitur shoqeris njerzore dhe sidomos Euro – Afrikes ,si zgjidhje te domosdoshme . Do kalojne shume dekada dhe njerzit do ti studiojne me mire realizimet ne praktike te ketyre projekteve , ashtu si jane zgjidhur shume enigma ,per kozmosin ,por per keto te planetit Toke ,jane me thjeshte per te vendosur se jemi deshmitar te vet realitetit , qe hapja e perspektivave te reja dhe shfrytezimi i potencialeve ekonomike ,nepermjet te perfitimit te energjise elektrike nga energjia potenciale hidrike ,eshte nje realitet i shtruar per zgjidhje ,por ne radhe te pare duhet bashkimi dhe uniteti i te gjithe banoreve te Euro-Azi- Afrike .Ing ,Ngjeqari ,faleminderit per informacionin qe na dhuruat.
Në një mendje me “gjermani i fundit” dhe z. Dashnor Kozaj!? Ngjeqari është për mua një inxhinier me ide të mêdha por i përkrahur pak nga pushtetet! Mê êshtê dukur njeri me pasione te mêdha inxhinierike dhe jo mê kot thonê se “pasionet e mëdha bêjnê vepra te medha”? Por Xhevahirin “e ka mundur” paraja? Shkencêtarin gjerman qê ka zgjedhur pêr ta prezantuar e ka seleksionuar mjaft bukur dhe me ide mbresêlênêse! Nderime autorit!
O ti z. Ngjeqari! Ti mund te jesh burre shume i zoti, por ke disa vjet qe perpiqesh te bindesh qeverite shqiptare te ndertojne nje port gjigand afer Shqngjinit. Kjo eshte nje ide e marre e nje njeriu te papergjegjshem. Nje port i tille nuk i duhet askujt dhe idete tuaja se ai port do i sherbeje edhe levrimit te mallrave te Maqedonise, Serbise etj. eshte nje marrezi dhe tregon se nuk ja kini fare idene gjeopolitikes. Nje marrezi e tille vetem do i bente dem fushes se turizmit per veriun dhe porti gjigand me vlera astronomike do te mbetej si varr i hapur per shume shekuj. lereni edhe veriun te marre fryme dhe te kete turizmin e vet dhe mos beni maskaralleqe te kesaj natyre sepse do i paguajne shqiptaret por mund t’i paguani edhe ju. madje shtrenjte.
Ore Damiano Damiani , po ti ke hall se te prishet ndonje lokal ne vendin qe eshte projektuar ky port . Po qenke fare drite shkurter more djal . Ajo ide projekti qe ka paraqitur Ing . Ngjeqari ashte e shkelqyer per Ilirine , por a e kane me gjithe mend keta qeveritaret e Shqiperise apo jo .Ndersa por hallin tend ,kjo pune eshte nje madhesi P.M.V.thuhet ne matematike ,n.q.s, ke shkuar ne shkolle . Por ti Damiano Damiani po qe se nuk ke bere shkolle ,atehere ke shume te drejte qe te shprehesh dhe ta kercenosh ,te nderuarin Xhevair Ngjeqari .