Viktor Boshtinaru, zv/president i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian bëri dje një deklaratë ku përshëndet vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Serbi. “Ky është një moment historik si për Shqipërinë dhe për Serbinë, si dhe një hap i rëndësishëm drejt paqëtimit të krejt rajonit. Ballkani Perëndimor ka nevojë për bashkëpunim dhe qëndrueshmëri dhe kjo mund të arrihet vetëm me një vullnet të fortë të këtyre dy aktorëve relevantë rajonalë, Shqipërisë dhe Serbisë. Unë besoj se vullneti dhe kurajoja që Kryeministri Rama zgjodhi për të vënë interesat e Shqipërisë dhe të krejt rajonit mbi suksesin imediat politik kombëtar, është ajo që një lider duhet të bëjë”, deklaroi Boshtinaru.
