Bosi i Barcelonës: FIFA plan për të shkatërruar Barçën

anazapta

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka deklaruar se ka zbuluar se si FIFA ka një plan për ta shkatërruar FC Barcelonën.

Bartomeu ka bërë këto akuza ndaj shtëpisë më të madhe të futbollit botëror duke thënë se është i bindur se ka fakte për këtë që thotë. Bartomeu e ka quajtur një grup të FIFA-s si “Dora e Zezë” që po tenton shkatërrimin e Barcës.

“Dikush po tenton të shkatërroj Barcelonën. Grupi është nga FIFA dhe ne kemi fakte për këtë. Viteve të fundit asnjë skuadër dhe asnjë investim i bërë nuk ka arritur të ndalë këtë Barcelonë, gjë që ka shtyrë këtë grup të mundohet në mënyra tjera për të prishur këtë skuadër.

Plani i tyre filloi kur në vitin 2011 futbollistët tonë u akuzuar për doping. Pas kontrollave të bëra, doli se ishte një gënjeshtër nga FIFA. Në vitin 2013 Messi u akuzua se nuk ka paguar taksat duke u përpjektur të dëmtojnë figurën e tij, dhe ai e përjetoi rëndë, por se gjithçka u sqarua në gjyq.

Filloj hetimi për blerjen e Neymar duke detyruar presidentin Rosell të japë dorëheqje, edhepse asnjë fakt më shumë nuk pati.

Tani dënimi i FIFA-s i bërë nga një ankesë anonime. Krejtë kjo për të dëmtuar Barcelonën në treg. Tani është koha që ne të reagojmë ndaj këtij rrjeti” ka thënë Bartomeu.

 

Share This Article
1 Comment
  • Persa kohe ne krye te FIFA do te jete Mafiozi Blater , jo vetem Barcelona por dhe futbolli boteteror do te humbase shume. Eshte Blater qe shtyu me dy jave me inisiativen e tij shpalljen e fituesit te Topit te Arte per 2013, duke dhene orientime e duke bere manipulime qe edhe ata qe kene dorzuar votimin mund t’a ndryshojne ate. Si perfundim Messi ishte me i votuari ne vend te pare dhe fale manipulimit e nderhyrjes direkt te Blaterit, Ronaldo nga pozicioni i trete u rendit i pari e mori ” Topin e Blaterit”, ndersa Riberi nga vendi i dyte zbriti ne te tretin, ky eshte organizmi dhe mekanizmi me i madh i manipulimit te futbollit ne bote. Blater Padrin i FIFA-s beri te mundur qe boterori i futbollit ne 2022 te zhvillohet ne Katar, vendi ku ka lindur dhe eshte rritur futbolli me dimet, robdeshan e callma ne koke. Ky eshte denimi dhe persekutimi me i madh qe i eshte bere ndonjeher futbollit qe nga lindja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *