Bosnja aplikon zyrtarisht për në BE

Dita

Bosnje Hercegovina ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por përgjigja e shefes për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini ka qenë e menjëhershme. Ajo dekalroi se Bosnja nuk ka plotësuar kushtet ndaj aplikimi nuk do të merret në konsideratë.

 Bosnje Hercegovina i ka paraqitur Brukselit kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryetari i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Dragon Coviç tha: “Është një kënaqësi e madhe që do të paraqesim këtë kërkesë në emër të popullit të Bosnje-Hercegovinës, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.”

Mbërritja e kërkesës është konfirmuar edhe nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini.

Por ajo ka vlerësuar se aplikimi nuk do të merret në konsideratë, pasi vendi nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Aplikimi ishte paralajmëruar disa ditë më parë edhe nga kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdiç, i cili deklaroi se në muajin shkurt do ti drejtohej BE-se me një kërkesë zyrtare për nisjen e proçeduarve të anëtarësimit.

Zvizdiç shprehte bindjen se 28 vendet anëtare do të votonin pro Bosnjes, në mënyrë që edhe ajo të arrijë statusin e vendeve fqinje në Ballkan gjatë 2017.

Nga vendet e Ballakanit, Kroacia nisi proçedurat e anëtarësimit në vitin 2013, ndërkohë që edhe Serbia e Mali i Zi tashmë janë duke bërë përparim drejt anëtarësimit gjithashtu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *