Bosnja do t’ia ndryshojë emrin festës së Bajramit?

Elton Tafaruci

Ish-kreu i Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë Mustafa Ceriç thotë se emri i festës së Bajramit duhet ndryshuar pasi nuk është fjalë boshnjake, as turke dhe as arabe.

Myslimanët festojnë Bajramin e Madh dhe të Vogël.

Në fakt, Bajram do të thotë festë dhe imami boshjak shprehet se fjala vjen nga persishtja. Ai thotë se në Bosnjë, kjo festë duhet të quhet Hižaslav.

Në Gjuhën arabe, festën e Bajramit e quajnë “Id”, që ka kuptim “kthim” në lumturi ose gëzim.

Imami Ceriç deklaron se gjuha boshnjake është e pasur dhe ajo nuk mund të ndihet inferiore karshi gjuhëve të mëdha si arabishtja, persishtja apo turqishtja.

Share This Article
1 Comment
  • Ah bravo! Hizaslav tingellon pak sllavisht, por prape me mire se me mbajt mbetjet e Lindjes ne fene tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *