Bosnja e Hercegovina nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës

Saimir Lleshi

Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në të ardhmen e afërt, ka thënë anëtari boshnjak i kryesisë së këtij vendi, Bakir Izetbegoviç, për agjencinë e lajmeve “Anadolija”.

“Nuk besoj se do ta njohim Kosovën në të ardhmen e afërt”, ka thënë Izetbegoviç, dhe ka shpjeguar se të njëjtin qëndrim e ka edhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Ivan Crnadak.

“Kemi rezistencë të fuqishme nga politikanët e Republika Srpskas, dhe nga anëtari i kryesisë, Mladen Ivaniç”, ka thënë Izetbegoviç, duke shtuar se pa zt. Ivaniç, njohja nuk do të mund të ndodhë.

Duke folur ndërkaq për raportet me Serbinë, Izetbegoviç tha se me gjithë përmirësimin në rritje, në të kaluarën ka pasur disa kriza të caktuara, por të cilat, siç ka thënë, janë tejkaluar me sukses.

Share This Article
2 Comments
  • Popull karavidhe i Kosoves, edhe zajednica te kaloje serbet kurre nuk do e njohin Kosoven se nuk jane budallenj , zajednicen per kete pune e duan, qe Kosova De- Fakto te kthehet ne serbi, dhe pastaj De- Jure nuk ka nevoje se e kthehet vet.

    Serbija gjithmone do veje shkopinjj ne rrota ne rrugen e Kosoves.
    E vetmja gje qe dihet eshte te shporni qevrine e shitur te Kosoves dhe presidenten mushke injorante dhe te shitur.

  • MUSLIMANET E BOSNJES JANE VELLEZERIT TANE.

    KESHTU DO TE PERFUNDOJE EDHE KOSOVA PO KALOI ZAJEDNICA,

    KA RREZIK NUK E NJEH ME AS SHQIPERINE SI SHTET.

    ZAJEDNICA NUK KALON

    KOSOVA ESHTE SHQIPERI

    PERPARA VETEVENDOSJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *