Bosnja në prag të një lufte të re?

Dita

Bosnje-Hercegovina është futur në një krizë të thellë dhe të rrezikshme e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe mund ta çojë vendin drejt konflikteve të reja, – vlerësojnë shumica e mediave boshnjake, pas vendimit të autoriteteve në Republika Srpska për ndërprerje të bashkëpunimit me Gjykatën dhe Prokurorinë qendrore dhe Agjencinë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA).

Kriza gjendet në ballinat e të gjitha gazetave ditore në Bosnjë, pa marrë parasysh se cilit entitet i takojnë.

Gazeta “Avaz” shkruan se, bëhet fjalë për eskalim të përplasjeve në që kanë nisur prej disa muajsh.

Të enjten për pak nuk ka ndodhur konflikt i armatosur mes pjesëtarëve të SIPA-s dhe policëve lokalë serbë, në qytezën Bosanski Novi, gjatë aksionit për arrestimin e pesë serbëve të Bosnjës që dyshohen për krime lufte.

Situata të kujton ndarjet brenda MPB-së boshnjake në vitin 1992, që i paraprinë luftës së përgjakshme në Bosnjë, por janë të ngjashme edhe me “balvan-revolucionin” përmes të cilit paramilitari Milan Martiç, filloi kryengritjen serbe në Kroaci.

Qëndrim të ngjashëm kanë edhe disa politikanë, në mesin e të cilëve është edhe anëtari i Kryesisë së Bosnjës, Bakir Izetbegoviç. Ai gjatë vizitës zyrtare në Ankara të enjten, shprehu shqetësim se, ky zhvillim i ngjarjeve në Bosnje mund të rrezikojë paqen. /Lajmpress/

Share This Article
10 Comments
  • Nuk ka gjykate,prokurori e hetusi qe nuk verteton krimet serbe.Do tju zhdukim – eshte psikologjia serbe ndaj fqinjeve te vet,pasi na keni detyruar te sillemi si kriminele ndaj jush.Kjo situate pastrohet vetem kur viktimat e serbeve fuqizohen per ti bere balle sulmeve te tyre.Eh shqiptaret si viktima te serbeve nuk kane pse mos te rreshtohen ne krah te kundert me sherrxhiun e Ballkanit.Dihet qe ne cdo rreshtim do te dalin edhe kush eshte qafiri,lehtesisht te kuptueshem nga komentet e mesiperme.

  • Kush jane per ju vellezer serbet apo greket qe jane artodoks as boshnjaket nuk jane vellezerit tane ata nuk e pranojne kosoven

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *