Nga Nasho Jorgaqi
Ai që ka provuar të hyjë në jetën e Qemal Stafës, sado mirë ta njohë, përsëri e ka të vështirë t’i qaset personalitetit të tij pa një lloj mahnitjeje. Një jetë aq e shkurtër, e me një refleks aq të fuqishëm në historinë e revolucionit tonë. E mbushur plot e përplot me hove, luftë e qëllime të mëdha, me një dendësi ngjarjesh e përpjekjesh historike, e frymëzuar përherë nga ideali i shenjtë revolucionar.
Një figurë e fuqishme, e qartë dhe imponuese, si vetë e vërteta, ai ishte fillimi i një personaliteti universal. Pionier e propagandues i flaktë i ideve komuniste në Shqipëri, shoku dhe bashkëpunëtori më i afërt i Enver Hoxhës, në themelimin e PKSH, fytyra më e ndritur e rinisë sonë revolucionare, njeri me germa të mëdha, Qemali është shndërruar në një simbol me dimensione historike.
Jeta dhe vepra e tij mpleksen në rrugët e revolucionit tonë, prej nga u ngrit Shqipëria socialiste dhe u farkëtua mendimi i ri shqiptar, lindi kultura jonë e re dhe arti ynë revolucionar.
Portretin me të plotë të Qemalit, më të saktë e më të hijshëm ia ka gdhendur në mënyrë mjeshtërore Enver Hoxha. “…Shok me cilësi të rralla… shumë i ri, por edhe shumë i pjekur, i thellë e serioz në mendime, me karakter të hapur dhe horizont të gjerë kultural… i pastër, i qeshur, optimist… Një komunist i ngritur politikisht dhe ideologjikisht, një njeri i aksionit…”.
Në këtë mozaik vlerash e cilësish të mrekullueshme qëndron figura e Qemalit; gjejmë aty njeriun, militantin revolucionar, artistin, gjithë personalitetin e tij që u këput në hovet e para… Ja, pra, që disa nga cilësitë e mëdha njerëzore nuk njihkan moshë.
Ata që e njohën, thonë që Qemali fëmijë dukej djalë e djalë dukej burrë i rritur. Ndoshta, këto fjalë mbartin mbresën kryesore që u ka lënë ai bashkëkohësve. Ai ishte kjo shprehje e një pjekurie të parakohshme e jo të zakontë, e një natyre liridashëse e humane, apo shpirti i tij përherë kërkues, guximi dhe synimi për të parë larg, pakënaqësia e revolta që i zgjonte jeta e padrejtë? S’ka dyshim se cilësitë vetjake te Qemali kanë rolin e tyre, por në radhë të parë, ai është pjellë e kohës së tij, e një kohe të rëndë për fatin e popullit e të kombit.
Ai i takon përfaqësuesve të atij brezi të rinisë sonë që u revoltua nga padrejtësitë e kohës së vet dhe u vu në kërkim të së vërtetës. Këtë të vërtetë Qemali i ri dhe shokët e tij e gjetën te komunizmi. Komunizmi u bë ideali dhe qëllimi i vetëm në jetën e Qemalit. Prej këtej zë fill serioziteti dhe vendosmëria e tij, besimi dhe guximi, ai kompleks vlerash shpirtërore e intelektuale që vijnë e shpalosen me shpejtësi të çuditshme në jetën e tij të shkurtër.
Deviza kryesore në jetën e ndërgjegjshme të Qemalit, do të jetë përkushtimi i thellë dhe besnikëria e patundur ndaj idealit komunist. Qëllimi i tij i vetëm do të mbetet gjithnjë përpjekja fisnike për të përhapur të vërtetën komuniste. Kësaj lufte, ai do t’i blatonte kohën më të mirë, mençurinë dhe urtësinë, shpirtin human, talentet dhe kulturën e vet. Këtë të vërtetë ai do ta shpallte me guxim që në moshën 15 vjeçare kur do të shkruante se “edhe ne shqiptarët do ta rrënojmë të vjetrën… e mbi të do të ngremë madhënisht flamurin e kuq…”.
Dhe në emër të kësaj të vërtete do të binte heroikisht, duke u shndërruar në flamur lufte. Në mes të këtyre dy kufijve të ngushtë kohorë, do të vepronte Qemali, propagandisti i zjarrtë i ideve komuniste, po dhe militanti që diti të ngrihej nga fjala revolucionare, në aksionin revolucionar. Kush e njeh nga afër këtë rrugë që përshkoi Qemali kupton se ç’punë e luftë heroike iu desh të përballojë, se çfarë force shpirtërore e mendimi të madh, çfarë energjish zgjoi tek ai përhapja e së vërtetës komuniste dhe përpjekja për triumfin e saj.
Qemali nuk e vuri kurrë veten në rolin e predikuesit. Idetë tek ai buronin, rrezatonin natyrshëm, pa bujë, me një etikë tepër njerëzore.
Kredoja e tij komuniste përbënte thelbin e debateve dhe bisedave, të shkrimeve e qëndrimeve, që në çdo rrethanë e në çdo kohë ajo ishte shprehja e vetëdijes aktive prej revolucionari. E vërteta që do të përhapte me aq përkushtim e mençuri. Qemali nuk ishte një ideal abstrakt, po filozofia e ideologjia e një klase si klasa punëtore, së cilës historia i kish ngarkuar misionin e madh të ndërtimit të botës së re.
Kjo u jepte mendimeve dhe përpjekjeve të Qemalit një brendi konkrete e të gjallë, një logjikë që rridhte nga vetë jeta e përditshme. Prandaj Qemali asnjëherë nuk diti të fliste me parulla e slogane. Filozofia dhe politika në fjalën e tij kishin një karakter human dhe bindës. Ai u përsëriste shpesh shokëve “Ata që kanë kuptuar revolucionin e vërtetë, ata që kanë parë një rreze drite, e kanë për detyrë historike ta përhapin, ta zgjerojnë”.
Qemali përhapës dhe luftëtar i ideve revolucionare, do të tregohej dhe mendimtar dhe psikolog, do të kishte dhe intuitë dhe takt, dhe logjikë dhe gojëtari, të gjitha këto të arritura me punë e njohje të thellë. Ai ishte një studiues i apasionuar, por dhe një punëtor intelektual i palodhur, studiues i veprave të klasikëve të marksizmit dhe përkthyes i zellshëm i disa prej mendimeve të tyre në gjuhën shqipe.
Vetëdija revolucionare e Qemalit do të gjente shprehjen e saj dhe nëpërmjet krijimeve letrare që do të shkruante e botonte. Tek ato ndjehet e gjallë jehona e mendimit revolucionar, revolta, pakënaqësia, thirrja për ndryshime. Nga apeli i luftës e marrin frymëmarrjen e tyre vjershat “Hijes së tim vëllai” dhe “Shokut të prangave”. Është poeti i shkrirë në një me luftëtarin.
Me krijimin e PKSH-së, veprimtaria prej agjitatori komunist e Qemalit, jo vetëm fitoi një peshë të madhe, por i zgjeroi sa asnjëherë hapësirat e saj. Tani puna e tij nuk kish të bënte më me individë të kufizuar, por me masën e gjerë të popullit e të rinisë dhe kjo, së bashku me programin e qartë të luftës me të cilin e armatosi Partia, i dhanë krahë dhe e ngjitën Qemalin në lartësinë e një udhëheqësi militant.
Fjala e tij, këtej e tutje nuk kishte vetëm mençurinë e mprehtësinë, thellësinë ideore e qartësinë politike, vendosmërinë dhe taktin, po dhe bindjen në vijën e drejtë të Partisë, përgjegjësinë historike për fatin e atdheut, të popullit, besimin e patundur në të ardhmen komuniste. Në gjashtë muajt e fundit të jetës së tij, Qemali do t’i bjerë kryq e tërthor Shqipërisë dhe kudo që do të shkojë në Shkodër, e në Sarandë, në Elbasan e në Fier, në Gjirokastër e në Durrës, ai do të ngrejë zemrat e njerëzve peshë. Asnjëherë energjitë dhe vlerat e tij prej agjitatori revolucionar nuk kishin shpërthyer me aq forcë e bukuri sa shpërthyen në këtë kohë të stuhishme. Ata që patën fatin ta dëgjojnë, nuk do t’i harronin fjalët e tij besimplotë “Ta jetojmë shokë, të ardhmen që sot”!
Pasioni për të përhapur të vërtetën komuniste te Qemali nuk mund të kuptohet pa dashurinë e madhe që ai kishte për njerëzit. Këto cilësi të mrekullueshme një partizan pezak do t’i përkufizonte me një shprehje fare të thjeshtë: “Qemali ishte terjaqi njerëzish”. Ai dinte të vendoste menjëherë lidhje me njerëzit dhe kishte aftësinë e rrallë të komunikimit. Asgjë njerëzore s’ishte e huaj për të, dhe, prej kësaj buronte humanizmi i tij i thellë, një humanizëm aktiv që frymëzohej nga idealet revolucionare.
Për të, mbi të gjitha qëndronte fati i njerëzve të thjeshtë, tek ata ai gjente kuptimin e jetës dhe në emër të tyre do të angazhohej i tëri në luftë.
Qemali në radhë të parë donte punëtorët, me të cilët do të ndihej i lidhur shpirtërisht dhe ishte krenar që jetën e vet ia kishte blatuar kauzës së tyre të shenjtë. Nuk është e rastit që shoku i tij më i dashur do të qe punëtori Vasil Shanto. Një miqësi legjendare i lidhi këta dy militantë. Qemali do ta adhuronte Vasilin dhe do të ishte i lumtur që te ky njeri i thjeshtë kishte gjetur shokun dhe mësuesin e luftës revolucionare.
Qemali kish vetinë e madhe që i bënte për vete njerëzit. Në natyrën e tij tepër njerëzore gjenin vend serioziteti dhe intimiteti, mendimi i thellë dhe humori, urtësia e jetës dhe kultura. Tek ai harmonizoheshin sublimja me të zakonshmen, me një shprehje të thjeshtë, por tërheqëse dhe imponuese. Qemali dinte të çmonte njerëzit, t’i vlerësonte e t’i diferenconte dhe mbi këtë bazë arrinte të ndërtonte marrëdhënie të drejta. Ai ishte sa i dashur aq dhe i rreptë, sa i këndshëm aq dhe i përmbajtur. Karakteri i tij i hapur, thjeshtësia dhe takti nuk e preknin principialitetin e lartë, por përkundrazi e bënin figurën e tij më të natyrshme dhe më të qytetëruar.
Në marrëdhëniet e Qemalit me njerëzit vendin kryesor e zinin çështjet serioze e veçanërisht temat e luftës, në të cilin ai ishte angazhuar totalisht. Nga kjo pozitë ai do të zhvillonte bisedat e debatet, do të shfaqte opinionet, do të shpjegonte dhe interpretonte ngjarjet e fenomenet dhe këtë do ta bënte pa bujë, me qartësi e bindje, po dhe me seriozitet e konsekuencë. Koherenca e bindjeve të tij ishte e njëjtë si me temat filozofike e politike, ashtu dhe në ato letrare e jetësore.
Dhe s’është për t’u çuditur që Qemali fitoi respekt dhe adhurim në mjediset e gjera të rinisë, në rrethet e punëtorëve, që ai ndikoi pozitivisht te të rinjtë intelektualë. Ai ka rolin e tij në krijimtarinë e poetëve si GJ. Kuqali, K. Tutulani, G. Pali etj. Veçanërisht nuk janë të paktë ata që patën si edukatorë të parë të mësimeve të komunizmit, mësues të mrekullueshëm si Qemali.
Personaliteti i Qemalit nuk mund të kuptohet pa interesat e gjera e pa dhuntitë e tij artistike. Gjithë jeta e tij e ndërgjegjshme është lufta e tij artistike. Gjithë jeta e tij e ndërgjegjshme është lufta e paprerë për triumfin e së vërtetës komuniste, po kjo luftë te ai qe e lidhur me etjen e pashuar për dije. Mësimet shkollore do të ishin për të vetëm një pjesë e vogël e punës së madhe që ai bënte për të njohur hapësirat e qytetërimit dhe për të përvetësuar kulturën e vërtetë. Mendja e ndritur e Qemalit do të depërtonte në shumë nga fushat e dijes njerëzore. Ai do të dinte të mësonte nga filozofia e historia, po dhe nga sociologjia e nga shkencat e natyrës, nga letërsia dhe artet.
Biblioteka vetjake, po akoma më shumë bibliografia e librave pambarim që ka lexuar përbëjnë një tregues të habitshëm për moshën tepër të re. Ai ishte jo vetëm një lexues i apasionuar, po dhe një studiues serioz. Metodika e tij e studimit përbënte një proces të gjallë pune me synime të qarta dhe kërkesa të larta. Përqendrimi të veprat kapitale të kulturës njerëzore e veçanërisht të veprat e klasikëve të marksizmit u bë pasioni më i madh i studimeve të Qemalit.
Po frutet dhe vlerën e studimeve ai do t’i maste me aksiomën se sa i shërbenin jetës, progresit, idealit të vet revolucionar. Kultura për të kurrë s’do të ishte stoli, por armë lufte dhe nga kjo pikëpamje ai mbetet një shembull në historinë e kulturës sonë të re.
Sepse kultura për Qemalin militant kish një kuptim tepër të gjerë e thellësisht demokratik. Ishte Qemali ai që kur shkonte në Pezë, ndërsa lexonte librat e Marksit e Leninit, drejtonte kursin e parë të luftës kundër analfabetizmit me partizanët e çetës, duke u bërë kështu pionier i kësaj kulture emancipuese të popullit. Gjithë puna e tij drejtuese si udhëheqës i rinisë komuniste shqiptare do të karakterizohej jo vetëm nga një pjekuri e lartë politike e ideologjike, por dhe nga një horizont i gjerë kulturor.
Ishte Qemali ai që do të luftonte konceptet anarkiste që donin të largonin rininë nga shkolla dhe kultura e vërtetë. Për Qemalin lufta për liri dhe qytetërimi s’mund të kuptoheshin pa njëra-tjetrën, prandaj dhe rinia nën drejtimin e PKSH, edhe do të luftonte të mësonte.
Revolucionarët e vërtetë nuk janë asketë, prandaj letërsia dhe arti ishin pjesë e pandarë e botës së madhe shpirtërore të Qemalit. I ushqyer që herët dhe në mënyrë sistematike me disa nga kryeveprat artistike, duke qenë një natyrë e ndjeshme e me një shpirt artisti, duke pasur talentin e një letrari të vërtetë,
Qemali e ndjente thellë artin dhe e çonte lartë atë. Ai shkruante vjersha e proza poetike, artikuj, trakte, themeloi organet “Shkëndija” e “Kushtrimi i lirisë”, i binte violinës e mandolinës, këndonte, dinte të voziste, njihte shumë mirë historinë e muzikës e të arteve figurative, kishte koncepte të qarta estetike. Bisedat për artin ishin një nga temat e tij më të preferuara. Tek ai rrinte së toku ideali revolucionar, me artin revolucionar.
Dhe në kushtet e luftës, talenti e kultura artistike e Qemalit të shkrirë me detyrat e mëdha të ditës, njohën forcë e bukuri të rrallë, të harmonizuara këto me pasionin e tij pas sporteve që e përgatitën fizikisht për luftë kundër pushtuesve dhe mercenarëve të tyre. Personaliteti i Qemalit fitoi kështu dimensione historike dhe në këto dimensione ai qëndron në kohën tonë. Largësia kohore nga dita e rënies heroike e nxjerr akoma më mirë madhështinë dhe thjeshtësinë njerëzore të figurës së tij.
*****
Autori është biograf i Qemal Stafës. Botuar sot në Dita. Në versionin print mund të shihen foto dhe faksimile që publikohen për herë të parë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Idete Marksiste Leniniste qe e cuan Shqiperine “perpara” fanarin ndricues” te diktatures Komuniste,vendin me te prapambetur te Europes qe vuan edhe sot e kesaj dite pasojat e “njeriut te ri” te “nenes parti ” Njeriut hipokrit me syte nga Europa dhe Amerika po qe s’heq dore nga nostalgjia komuniste !
Nje dite e re do vi per brezin e ri,familja Europiane nuk eshte larg
Pri dal t’partis vetëm dy fjalë për veglat qorre të diktaturës.
Jeta dhe vepra e Qemal Stafës nuk lartësohet nga shkrimet lajkatare të një diktatori mizor, i cili e demoralizoi, e degjeneroi, e poshtëroi, dhe e mbylli si kafshë shtepiake një popull të tërë për 45 vite me radhë brenda kafazit te hekurt stalinist.
PORTRETIN E QEMAL STAFËS E LARTËSON POPULLI
Që të jemi më të saktë në përkufizim, portretin e heroit të luftës kundër okupatorit e lartëson vetëm ai 85 përqindëshi i bojkotuesve të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 (pa më thuaj për kë votove o malukat?), të cilët e rrefuzuan kategorikisht përfaqesimin e tyre në kuvend prej shtriganëve të glasës politike.
Ndryshe nga bota e vogël shpirtërore e kasapit qiriokastrit, bota e djaloshit të paepur shkodran, të brymosur qysh në moshë të njomë me ideologjine marksiste (dhe jo atë staliniste !!!) ishte mjaft e madhe.
Qemal Stafa vra me pabesi në lule të rinisë prej okupatorëve fashistë në bashkëpunim me mercenarët vendas.
Nuk ka shembull më konkret dhe bindës për tradhëtine e mercenarëve të vënë në shërbim të pushtuesit, se sa filmat “Debatik” dhe “Lulkuqet mbi mure.
Vrasja e Colit simbolizon vrasjen e Qemalit !!!
Përçarja e futur enkas në popull prej neo-mercenarëve, ka bëre që edhe pas 75 vitesh, sot të përjetojmë një situatë të ngjashme me kohën e drejtorëve atdheshitës dhe kujdestarëve surratpatate.
Mire atëhere i kishim ca heronj si Qemali, po sot, kush do t’ja vërë mercenarëve spangon që të thyejnë qafën?
Mese e vertete miku im. Shoqeria shqiptare vuan akoma nga propaganda helmuese 70 vjecare komuniste dhe pseudodemokrate bashke.
Qemal stafa ishte themelues i partise komuniste serbo/shqiptare por qe enveri si dinak dhe i pabese e eleminoi sic beri edhe me shoket e tij me vone. Idete komuniste ishin po aq te rrezikshme sa ato fashiste prandaj nuk kam ndonje rrespekt per keta “heronj” qe na sollen komunizmin ne Shqiperi.
Qemali nuk eshte heroi im!
Komunistat u hodhen ne lufte ne Qershor te vitit 1941 kur Hitleri sulmoi Rusine.
Komunistat ishin pro ruse edhe pro serbe
Heroi im eshte Mujo Ulqinaku deshmori i pare i lirise
Apostafat per ty kapedan postova dje nje koment, por me sa duket e kane gelltitur pabuksat e mavrise
O Nasho mjaft me keto idiotsira te komunizmit se e bete fare “boze”. Mjaft me keto nostalgjira te komunizmit. Edhe pak duheshe qe te na e beje qemalin sikur te ishte “MESIA”. Akoma s’te eshte mbushr mendja e Nasho qe komunizmi ishte nje e keqe e domosdoshme dhe qe ska per tu kthyer me kurre. Njerzimi mund te zhduket por komunizmi s’kthehet me dhe me vjen keq qe ka shume si ty qe ajo lloj ideollogjie ju infektoj mendjen. Kur nuk arrini ta kuptoni tregon se nuk e kapni dot me mendje genjeshtren e komunizmit. Mos shiko demokracine qe eshte ne Shqiperi per ta krahasuar me komunzmin. Shqiptaret dhe komunizmin dhe demokracine i ndertuan alla shqipatrce dmth se prapthi
Ik dhe bej shurren o kalemxhiu i Enverit, Nasho Jorgaqi Langaraqi qe te ka mbetur ora ne Kohen e Qepes te partise se Punes
IK DHE BEJ SHURREN O SHKRIMTARI I ENVERIT ME DACIBAOT GROTESKE QE SHKRUAN PER KOMUNISTIN QEMAL STAFA
qe:
Enver Pederasti e spiunoi tek fashistet nga vila e Bahri Omarit si te gjithe komunistet debile te tjere dhe kete krim e kreu ne bashkepunim me Nexhmije Fashisten e tij, ja ke pare librezen e antarsimit ne Partine e Duces, se nuk te vjen zeri fare per kete Monster qe nuk e kap Drejtesia per krimet monstruoze qe kryen te dy me burrin sadist dhe gjakatar ne Shqypni?
HE MO KALEMXHIU I ENVERIT, NASHO JORGAQI FOL PER KRIMET E PARTISE KOMUNISTE TE PUNES TE ENVERIT DHE NEXHMIJES QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK NJERIU NE VENDIN TONE,
pastaj:
Shkruaj sa te duash dacibao enveriste per Qemal Stafen ne gazeten DITA per fanatike dru me pre.
Shumè mirè e thotè ky pastèrmaja Intel— – Shko e bèj shurèn zoti Nasho, por mbi kokèn e kètyre intelektave tè sumès !
Qemal Stafa vdiq si hero per idealin e tije Komunist ! Por perqafoj krahun e gabuar te historise, bolshevizmin. Komuizmi na provoj se nuk ishte zgjidhja,por ishte problemi.
Fashizmin dhe Nazizmin e luftoj gjithe bota,Edhe ata qe ishin anti komuniste e dhane jeten ne luften e Normandise heroj ishin
ju demokratet e famshem te perfaqesuar nga komandanti i naziskineve te Mamirrasit Flamur Herman geringu dhe komandanti i shpellareve te Astirit te perfaqesuar nga klevis krrici i faros e keni ndritur gjate viteve ne pushtet, tani rrini rrugeve dhe numeroni makinat,,,, kur te zeni ne goje emrin e Qemal Stafes duhet te lani gojen,,,
Saliu komunisti me langaraq e servil i tipit uriah hip nuk eshte dakord me qemalin e nashos,por per inat te rames i ndersen shpellaret hajdut e kriminel qe te mos i hiqet emri stadiumit…
TE LUMT Z. N.JORGAQI QE PO NA E NGJALL HEROIN E POPULLIT QEMAL STAFA.NJE BRAVO TE MADHE MERITON QE NUK U PERFSHIVE NE POLITIKEN LLAPAQEBE TE DITES SE SOTME IDIOTE.
-ATA MILITANT QE PO JU SHAJNE JU DHE QEMALIN NE KOMENTET WE LEXOVA..PER IDET KOMUNISTE KOHES JANE MATRAPAZ TE PASKRUPULL QE NGATRROJNE IDET KOMUNISTE TE PARIMIT”..PUNO SA TE KESH MUNDESI E MERR SA TE KESH NEVOJE..”.ME PARIMIN KAPITALIST “NJERIU PER NJERIN UJK..: OSE “PAKICA HAJDUTE PASUROHET NE KURRIZ TE SHUMICES..”ETJ.ETJ.
-NUK ISHTE FAI I SISTEMIT..KOMUNIST QE NUK U ZBATUA KURRE POR I NJERZEVE QE DREJTUAN SISREMIN…SIKURSE TE NE PAS 1990 KUR PER FAJE TE DREJTIMIT TE KEQ TE VENDIT NGA POLITIKAN PARA-POLITIKE PO DESHTON EDHE KY SISTEM …QE PASURON PAK NJERZ..DERI 5,10,15 % PER TE ARDHUR NJE SISTEM TJETER “SOCIALDEMOKRAT”.
-DHE N.JORGAQI NUK PO MERRET ME POLITIKE POR ME HEROIN Q.STAFA SI NJE FIGURE E RE BRILANTE…PER TE DHENE NJE MESIM TE MADH RINISE SE SOTME SE JO VETEM NUK DI TE LUFTOI SI QEMALI POR QE NUK PO DIN MIRE TE MESOI PER TI SHERBYER VETES,FAMILJES,ATDHEUT.
-TE LUMT N.JORGAQI,JU LUMTE D I T E S…QE ME KTE SHKRIM PER QEMALIN NUK LEXUAM ASNJE FJALE POLITIKE,DUKE MOS U NGATERRUARE ME EMRIN E STADIUMIT KOMBETAR ME EMRIN E DERI-SOTEM..”QEMAL STAFA. “Nga mallakastrioti-Fier-jo anonim.
E shikoni se sa fort e kaliti diktatura komuniste njeriun e ri ?
Ndryshe nga kafsha e urte, gojekycur dhe kokeulur (kushedi se cili mit’hat duhet t’i kete zbutur…), njeriun e ri diktatura e kaliti me ndjenjen e trimit te cartun. Njeriu i ri i diktatures duhej te ishte kokeforte dhe te kishte tamam guxim prej budallai. Katundari i ri duhej ta mbante kaptinen gjithmone lart, edhe pse ndonje halldup shallvaregjere do te deshironte te kunderten.
Katundari i ri nuk e tradhetonte kurre idealin. Ai edhe bar ishte i gatshem te hante, por armikut (imagjinar) ai kurre nuk ja shtrinte doren. Katundari i ri i kishte pantallonat vertet me arna, por ama te pastra. Rallehere katundari i ri e hante bile te gjalle pataten, se udheheqesi loqendar i kishte thene se ajo eshte edhe buke, edhe gjelle…
Kapteri i ri nuk e bente kurre fjalen dysh. Ne kuptimin e plote te fjales, ai ishte tamam kokemushke. Edhe pse plot arome kundermuese, pordhat e tij (jo anonime) benin qe te oshetinin bunkeret.
Edhe pse pa domethenie, zhurma e fjales se tij tundte malet. Edhe pse pa permbajtje, shkrimet e tij ishin gjithmone me germa KAPITALE.
Tani me thoni te nderuar lexues, e ka apo nuk e ka hallall KAPISTALLIN gamori jo anonim?
Qemali mund te kete qene nje njeri i jashtezakonshem. Idealist i pashoq. Por ai u frymezua nga nje ide utopike, e cila u kthye ne makth e tragjedi kur u vu ne jete. Komunizmi i Enverit, Stalinit, Mao Ce Dun-it dhe kompani u transformuan ne diktatura ta pameshirshme. Nje parti unike, ne krye te saj nje udheheqes qe mbreteronte deri sa vdiste. Me ligje qe te fusnin ne burg po te mendonje ndryshe nga lideri i pagabueshem etj etj. Pa dyshim qe gjate atij sistemi pati edhe ndryshime pozitive epokale, por ne fund ai sistem deshtoi me turp. siç ngjau ne Rumani me Causheskun, me Murin e Berlinit etj etj. Komunizmi si ideologji u tregua po aq hipokrit sa krishterimi dhe fete e tjera: Premtoi parajsen ne qiell, apo lugen e florinjte, me kusht qe njerezit te vuanin ne Toke.
o dhiar ramist, o bajge injorante qe nuk merr vesh nga bota. Lere idene, mos u merr me te.
Ti per vete ke rene nen nivelin e vitit 1912 kur u formua Shqiperia, Qemali eshte me i vonet. Me perpara teje si histori.
Po cfare argumetni mund te besh me nje trap si puna jote.
Ik ore ha tagji se ate di ta besh mire. Mos fol me o kafshe e pa evoluar.
Turp i rraces njerezore. gjysmake bodrumi. mi i qelbur.
Kavie
Mirelka moj mirelka. Po pse u terbove moj xhane! E kane marre vesh te gjithe se je shume e zgjuar. Por na lejo edhe ne te tjeret qe te japim mendimin tone. Po deshe! Pika qe s’te bie mu ne maje te kokes. Te kane rrjedhur trute me kohe. Je bere si nje kone e terbuar qe i sulet te gjithe atyre qe nuk e kane mendjen rrase vorri si puna jote. Komunizmi diktatorial vdiq Mirelka dhe beri shume mire. Po ja ka lene ca bajga si puna jote. Nuk ke çfare t’i besh. Kjo eshte jeta.
Me fal katarakt qe po nderhyj pa i marre leje mirela llastices, po nje gje s’na e ke treguar akoma. Jam kureshtar te di nese je katarakt i thare fare-fare, me uje te tharbet, apo je thjesht i mbushur me shurre?
Tani degjo pak me kujdes o karuc me zile.
A e di ti qe ti nuk i ke mbushur akoma ditet ti te japesh i lire mendimin tend? Nese do ta dish sagllam muhabetin, mendimi yt prej skllavi rilindjot eshte po aq i cunguar, sa dhe kendveshtrimi yt ndaj realitetit.
Pse do pyesesh ti?
Po ja, na thua gjoja se komunizmi diktatorial vdiq, nderkohe qe krahas atij te kimit te korese, nje tjeter forme e njohur diktatoriale, eshte duke “lindur germadhash”.
Kjo lloj neo-diktature eshte akoma dhe me e zeze se ajo e diktatures enveriste, po ti si kuluff i cpum nuk je ne gjendje ta shohesh, se ose i ke syte te mbushur gjithe sklepa, ose je vene teresisht ne sherbim te padronit qe te ka ndersyer si zagar.
Perndryshe s’do kishe shkak pse t’i lepije bythen dhe te zgerdhiheshe me shakate e kripura te zotit Mit’hat.
Ec zorraxhi, shko te zesh radhen ke bodrumi i Mit’hatit se do ngelesh pa kocke.
“Nga mallakastrioti-Fier-jo anonim” Opss……stop aty ! Prap gabim o Ethem ? Ku eshte ish ushtaraku
madhor ?!!
Me te medhaja Teme,si te ka mesuar partia,nga fillimi deri ne fund me goditje vendimtare ! Rrjeshtin e fundit pse me te vogla ? Taktika luftarake ? ska lezet,dukesh si kapter legen futur ne llogore,
Ah jo, mos ja prish terezine gamorit mallakastriot. Ai edhe llogoren e bombardon me germa kapitale. Nuk e degjon si po oshetin llogorja prej pordhave jo anonime?
Z.Jorgaqi !
Kam dy pyetje per Ju :
1- A do ishte me mire Qemali qe te udhiqte Shqiperine tone te vyer apo Enveri per 45 vjet. ?!
2-Si ka mundesi (Thone bashkohesit e te mrekullushmit Qemal ) qe te zbulohej baza ne ato rrugica te Tiranes ku ishte teper e veshtire per Fashistet per ta gjetur.
Respekte !
Leshoni komentet o matrapaze letrash
Cudi se si ky njeri nuk tregon asgje per qemal stafen para 1945 shit ! Pse nuk tregon lidhjet e Qemalit me internacionalen komuniste ku ky ishte per Shqiperine e pse nuk tregon asgje per pozitionin e tij kunder ato dy shoke serbe qe nuk ishin te derguar nha internacionaljen komuniste po qe u derguan nga titoja per me glaberuar Shqiperine me bekimin e enverit!
Ndoshta atehere ky autor debil do kuptoje pse enver hoxha i organizoj vdekjen qemal stafes duke e dorezuar tek italianet vete!
Po te ishte kaq inteligjent dhe vizionar Qemali besoj qe do ta kishte kuptuar se cfare ishte komunizmi. Them se ishte nje i ri i zakonshem te cilin e mori dallga e revolucionit e qe enderronte te ndertonte jeten e re me kazmë në dorë.
Nese do te kishte mbetur gjalle do ta kishin ngrenë shokët ose do t’i kishte ngrenë ky ata e do ta varrosnin me duar me gjak.
Nje nga shkrimet me spikatur, mes disa shkrimeve mediokre qe e personifikojne ate figure me „antifashistin“ e vendosur, me daten 5 Maj dhe me ndonje „proteste gazetareske“ me heqje a lenie emrash stadiumesh!
Por ja, nga ky „hall“ i madh i Paskalit dhe i Viktorit, Lavdi Zotit na nxori Nasho Jorgaqi, duke na dhene nje pershkrim te karakterit, formimit dhe qasjes ne botekuptimin dhe horizontin e gjere te nje djaloshi te viteve `30, ne nje moshe fare te re, te nje 15-e a 16 vjecari, si Qemal Stafa.
Tipike per Nasho Jorgaqin eshte ajo, qe nuk ka „indinjate“ dhe „kritika“ ne drejtim te „Rilindjes“ a PS dhe as ngaterrohet me ata poltikane dhe politike duke nxjerre nga gjoksi „Ubu-bune“ se sa „gabim“ na e paska „PS“, „Rilindja“ qe po na shkallmon aq hapur heronjte e luftes dhe nuk na sjell as vargje te stileve te ndonje estrade per te „goditur“ me themel tuhatjen e gabuar te kryerilindjotit Edi Rama dhe Co.
Jorgaqi me stilin e tij aq njerezor dhe aq te kuptueshem na sjell Qemal Stafen, ate gjimnazist te ri qe ne moshen 15 vjecare ne vitin, mos gaboj, ne vitin 1935 na sjell ate hartim me vargjet e famshme:
„E vjetra shembet, kohet po ndryshojne
Nje jete e re po lulezon germadhash“
Eshte e para here qe ky shqiperim epik me tingellon ne veshe aq fuqishem, ndoshta me shume se vete vargu i Schiller-it tek drama „Wilhelm Tell“, origjinalin e te cilit po e sjell edhe ne gjermanisht:
„Das Alte stürzt, es ändern sich die Zeiten
Und neues Leben blüht aus den Ruinen“
Perkthim i Skender Luarasit, me aq sa u informova. I atij profesori te asaj kohe formuar ne Austri ose shkurt ne „Großdeutschland“.
E vjetra shembet!
Jemi ne vitet 1935 kur nazizmi ne Gjermani ishin ne kohet me te lulezuara te tij, Anschluss-i po pregatitej, Cekia po ashtu ishte ne planet e bashkimit, ndarja e Polonise po projektohej, po ashtu dhe fqinjet tane ne Itali ishin ne kushtet e nje entuziazmi popullor per ate mireqenie dhe bagati qe kishte ardhur nga dy njerez ne kete kontinent si Hitleri dhe Mussolini.
Por kjo Europe nuk kishte vetem keta protagoniste. Ne Bashkimin Sovjetik bujqesia dhe industria kishin marre hove te papara, kultura, arsimi, shendetesia gjithashtu, ashtu si ne krahun tjeter te Europes. „Nje jete e re po lulezonte germadhash“.
Por nje sistem tjeter me nje udheheqes si Stalini, ku prona ishte ndare ne menyre te barabarte, po tregonte vitalitet te papare.
Por per cilen jete e kishte fjalen Qemali 15-vjecar kur shumica e gjimnazisteve ndoshta mendonin se jeta e re qe po lulezon do te krijohej mbi vendin tone nen influencen e Italise dhe Gjermanise aq te predikuara nga klasat e reja borgjeze dhe kleri katolik shkodran?
Dhe si per cudine e profesoratit te atij gjimnazi dhe tere parise klerikale dhe politike te Shkodres, Qemal Stafa ze ne goje „Rusine bolshevike“!
„Ruset e kane ba me kohe“!
Per Qemalin e reja ishte sistemi i ri socialist ne Rusi, qe ndarjen e pasurise e kishin kryer sipas parimit leninist, ku klasa te pasura dhe te varfera nuk kishte me, ku bankat, industria, tere ekonomia ishin ne duar kolektive, ku fuqia punetore ishte mbi mjetet e prodhimit dhe jo fashizmi dhe nazizmi.
E si mund ta kuptonte marksizmin ne ato vite aq mire sa vete Qemali 15-vjecar?
Ate marksizem nuk e kuptuan as profesoret „marksiste“ te Enver Hoxhes qe te „ndriconin“ me mesimet e tyre ne nje shkolle qe quhej „Vladimir Ilic Lenin“ e jo me te tjere.
Dha shkaku i tyre ishte se nuk e dinin qe kishin nje difekt te madh ne jete, difektin qe kishin dale nga shtresa ku dita gdhinte dhe ngrysej ne „monotonine“ e nje ekonomie primitive individuale, me prinder qe nuk e vrisnin shume mendjen per ndonje shkollim minimal te femijeve te tyre dhe pa le pastaj te lexonte kush ndonje „Manifest Komunist“ a ndonje roman te Gorkit.
Vetem nje pakice ndriconte ne ate erresire te dale nga „Normalet“, „Licejte“ dhe „Gjimnazet“ ne ate kohe me nje profesorature te dale nga sistemet pedagogjike me pedante te kohes. Qemali ne ate moshe ishte dhe letrar dhe filozof dhe njohes i shoqerise njerezore dhe ashtu sic e permend dhe Jorgaqi edhe instrumentist.
E ku mund ti gjeje te tera keto mundesi ne ate kohe?
Njeriu me horizont te gjere ka dhe nje kendveshtrim edhe me te gjere, prandaj ai kishte aq uri ndaj ideve te reja te asaj kohe, ideve komuniste dhe bolshevike.
Qemal Stafa i perket bartesve te parimeve marksiste dhe jo dallkaukeve rilindjote te dale edhe barku i PPSh-se.
Dhe pastaj ate emer do ta merrte edhe nje Fondacion „rilindjot“ andej nga viti 2010 i udhehequr nga Saijmir Tahiri, Fondacioni „Qemal Stafa“ quhej apo quhet akoma, qe nuk e lidh asgje me ate emer, as teoria dhe as praktika, por as droga dhe kanabizimi i vendit.
Absurde shqiptare, hesapi. Kur Rama, Gramozi, Skenderi, Taulanti, Sadriu nga Peqini, Frroku nga Kurbneshi, Toma Doshi nga Lezha, Alfred Peza nga Cerriku dhe Alket Hyseni nga Cameria qe i kane bere milionat stive, kur mjerimin e kane perballe syve e marrin Qemalin per tu shitur „sapunin per djathe“ vegjelise shqiptare per tu marre ato vota qe i duan aq shume.
Por nje dite, shpejt apo vone do te vije, qe kapitulli i 14-te i Wilhelm Tell-it me skenen e „Molles mbi Krye“ qe duhej te goditej me shigjete nga Tell-i, do te luhet dhe ne token shqiptare.
„Kafshate qe s`kaperdihet asht or vlla mjerimi
Kafshate qe t`mbet te fyt dhe t`ze trishtimi“
ka shkruar Migjeni.
Dhe pas trishtimit vjen koha e „Sturm und Drang“ (Stuhi dhe Vrull).
Po pastaj?
Nje jete e re do te lulezoje germadhash.
Hervorragend lieber Claus, auch wenn ich ab und zu meine Bedenken habe.
Meqenese Qemal Stafa i perket bartesve te parimeve marksiste (bravo) dhe jo dallkaukerve rilindjotas te PKSH, PPSH dhe PS, atehere si ka mundesi qe ai te mos kishte lexuar te pakten ne gjuhe te huaj, apo te kishte qene i pranishem ne ndonje fjalim ku shpjegohej ne menyre te detajuar Manifesti?
Mendo qe aso kohe njerezit ishin ne kontakte direkte me njeri-tjetrin, dhe jo si sot permes xhamit te smartfonit.
Sa per veprat e Gorkit spikatja tende eshte llogjike se ato fundja ruheshin neper senduqet e diktatures komuniste si “relike te cmuara” edhe shume vite pas clirimit, e mendo pastaj ne 1935-en.
WOW,WOW,WOW
Shume terthorazi,per nje person qe pak njerez e njohin,dhe po ti referohemi rrethaneve konstatojme qe jete e tij ishte aq e shpejte sa vete shkreptima e jetes (ne fakt e rrufes,hap e mbyll syte).
kam kaluar nete jo shume larg bustit te tij ku beja llogje kavaje jo per Qemalin ashtu siç po i lexoj ketu,sepse tek fuasha e universitetit te mjeksise,me sakte konvikti i femrave studente ne mjeksi gjendej edhe shpia me mur prej qelpiçi e kur u ndertuan serat u zhduk edhe shpia qe ishte si deshmi (e rreme apo e vertete kete e ka marre me vehte dulla dhe nexhi qe eshte gjalle) ku strehohej Qemali.
Ne fakt aty simbas gojedhenave tironse ishte haremi i Qemalit,e percaktoj edhe njeher simbas gojedhenave dhe jo simbas vertetesise.
Ne shqipot pellazg me kaske prej allçini vetem proverbat i kemi magjike se praktikimin e tyre i kemi ne vleren e nje ulluku haljie.
Shkurtimisht po ti referohemi Wikimutit kemi:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Qemal_Stafa
Pra le te vime tek proverbi popullor qe dikton;
“aty ku ka zo s’osht pa gjo”.
ose
“aty ku ka ze s’eshte pa gje”
Nga ku mund te mendohet apo te imagjinohet se jeta e ketij personi apo djali 19 qe sapo kish mabruar gjimnazin te kishte kerkesat dhe enderrat e tija mbi jeten qe koha ja afronte.
Kush nuk ka qene 19 vjeç dhe ska ndjere ne shpirtin e tij si romantizmin apor edhe lirizmin e flladit rinor,pra Qemali si tere qeniet njerezore pak a shume gjendej ne kete bote shpirterore,e mbi te gjitha dihet qe i riu me teper peshon nga idealjia se sa nge perfeksioni,si rezultat del qe Qemali ishte me teper idealist sa se enderrues,ndoshta pak melankolik sa qe injoronte skepticizmin e moshes se “njome”apo indeferentizmin e gjerave qe skishin ndonje interes te veçante nga ku dhe fatkeqesia e tij qe, u gjend te kohe te papershtateçme ne vend te pa perpashtatçem kur u prezantua,me sakte kur u njoh me dullen nepermjet vasilit qe ishte dhe nderlidhes midis grupeve rezistuese kundra pushtimit.
Ka nje koinçidence midis vendvrasjies se Cerçiz Topullit dhe vasil Shantos,rastesi apo ngjarie e kalkuluar kete vetem koha si deshmitare mund te na japi hollesira vertetesie.
Per ta mbyllur,na qellonte qe mu prane lapidarit te tij te jepnim opinionin tone mbi vdekjien e tij tragjike (23 apo 24 ka vdekur),e gjithesecili nga ne simbas “legjendave” apo peshperimave qe qarkullonin,dilte ne pah qe Qemali ishte i dashuri i par i nexhit por kur dulla boni drite perballe syve te nexhit,mahnitjia beri qe destinimi i njerit te lidhej me destinimin e tjetrit,njeri me plumb mbas shpine (thone qe eshte vrare me pese plumba dhe me pese maj) sigurisht i tradhetuar dhe lene fala italianeve si shenje hakmarrjie kundra atentave qe kryente lym keta mbi taljionet paqesore simbas zogisteve-ballisteve dhe legalitetit.
Pra mik prej gjermanie apo austrie sigurisht shqipetar shkrimi juaj s’eshte i keq por per sa i perket Qemalit si idealist kohor mendoj se ai ishte me teper social demokrat se sa i prirur nga idete komuniste,ndoshta dhe patriot i laicizuar kur dihet qe vjen nga elbasani.
Pra qe te flasesh me saktesi per bindjet e Qemalit qe u vra ne moshen 23 vjeçare (apo 24 vjeçare) eshte njesoj sikur te thuash qe hitleri u be fhurrer ne moshen 30 vjeçare.
Me respekt nga Ferrit Xhajko pallati 63/4 hyrjia pare kati i trete majtas.
😉
Nasho Jorgaqi dhe Tregimet e Qemalit. Librat e pare te femijerise bashke me Menelaos Ludemis: Djaloshi numeron yjet.
Nostalgji, kohe tjeter..
Do ti lutesha Nashos qe pervec pershkrimit idealist te Qemalit, si biograf te rrefente me shume copera ngjarjesh dhe kujtimesh te njerezve qe e kane njohur.
Mund te na jepte shembuj dhe deshmi qe do ngelen, sepse shqiptareve nuk ka me kush tju tregoje per Shqiperine dhe heronjte e saj.
Shqiptaret tani quajne heronj Mitater dhe Azemet, shqiptaret nuk degjojne per idealet dhe sakrificat e heronjve, por per bemat e trimave hajdute e kriminele.
Nje nder ta eshte Ramuti. Do ta bej kullezimin e qendres se Tiranes thote, dhe jam krenar..
Ky njeri qe po cben historine e ka vendin te koshi i tradhetareve, ky njeri po crrenjos nga kujtesa Qemalin dhe po shkallmon shtetin shqiptar duke e vene popullin ne sherbim pa shperblim te tregetareve te shtetit.
Ku njeri shet dhe sovranitetin te greket, dhe token, dhe detin. Amin thone bastardet..
Prandaj Nasho, trego sa me shume per Qemalin..
Dhe urojme te mbetet, sado pak te duket, prape do mbetet, dhe do kujtohet dhe me tej nga ata qe e duan Shqiperine.
Vdekje Ramizmit-Liri Popullit
Qemal Stafa ka studjuar ne Kolegjen Jezuite ku ka patur prof.Dom Ndre Mjeden.Pastaj ka vazhduar gjimnazin ne Shkoder e Tirane per te vazhduar me tej ne Firence ku ka studjuar ne Fak.e Jurisprudences (1938-1941).U kthye ne atdheun e pushtuar nga fashizmi kur ishte ne pragun e diplomimit.
Babai i tij ka qene akademik,ushtarak madhor i dale nga Akad.Usht. e Monastirit dhe Akademija Shtatmadhorise “Harbije” ne Stamboll.Me 1920 gradohet nga qev.Lushnjes me graden major,me vone merr graden e Kol.
Qemal Stafa luante tenis,ishte muzikant,poet,fotograf pra nje i ri teper i emancipuar per kohen.
Best comment per Qemalin ! Nuk ishte deshtak , nuk vinte nga sokaki i horrave po nga nje dere fisnike edhe e donte Shqiperine ma shume se jeten e tij! Donte progress per vendin e tij . U tradhtu nga nexhemija fashiste per t’a heq qafe se miladin e dushan asshtu dojshin : njereze si nexhi e dulla hazer me u ba republika e 7 e yugoslavise. Qemali donte shqiperine!
Nasho Jorgaqi ka shkruar nje Biografi Letrare te sheqerosur per Qemal Stafen, ne nje kohe kur duhej te shkruhej nje Biografi Shkencore Historike me dokumente dhe referenca te verteta tragjike.
Metodika e tij e studimit perbente nje proces te gjalle pune ,..sidomos veprat e klasikeve te Marxiz-len.
E gjithe kjo reverance eshte nje BLLOF.
Eshte nje turp qe Nasho Jorgaqi te prezantohet me te tilla kalambure,lojna fjalesh,levdata boshe.
Te gjitha rrezohen me nje fakt::QEMAL STAFA NUK MBAROI DOT SHKOLLEN.
Qemal Stafa,ashtu si Enver Hoxha,ashtu si Erion Veliaj,ashtu si Lulzim Basha dhe shume gjeni sharlataneske te ketij vendi,ISHTE PA DIPLOME.
BRAKTISI STUDIMET.
Italia fashiste e reklamoi shume Qemal Stafen si Viktime e mbretit xhahil,anadollak,diktator,etj,.dhe i akordoi burse te vecante ne universitetin e Literatures dhe Filozofise ne Itali,,por Qemal Stafa nuk studioi.,Pas dy vjet deshtime,i braktisi studimet.
Cfare ka per te na thene Nasho Jorgaqi per kete periudhe?
Ju perkushtua clirimit te atdheut te roberuar?U mor me literature marxiste?
Mos ngaterro Qemal Stafen me Veli Stafen.Pamvaresisht se jane vellezer,nuk kane te njejten kuote Inteligjence.Qemal Stafa ishte nje gdhe i trashe nga intelekti,nje berihaj,qe sheh yllin e merr pyllin..E terhoqi per hunde nje cope shegert furrxhiu,si Vasil Shanto,e futi ne grupet komuniste,as 16 vjec,pa ditur cfare ishte komunizmi.Ne Itali ne vend qe te studionte,bashke me firifiun Sami Baholli,vune nga nje berete ne koke dhe shtireshin si luftetare te Spanjes.
Ti e ke qare me lot,zoti Nasho!Ashtu ishte i dashur me shoket dhe shoqet,se ishte nje cope leshko,qe vajti ra viktime e prapaskenave te enver hoxhes me dy krushqit jugosllave.
Neqoftese ti Profesor mahnitesh nga kultura e cunguar e Qemal Stafes,une respektoj diplomat dhe kulturen e Zai Fundos,Zef Malajt,Sejfullah Maleshoves,Ymer Dishnices etj.
Keni krijuar nje FANTAZEM me Qemal Stafen!
Kam biseduar me nipin e Qemal Stafes.Fjala e pare qe me ka thene ishte:Mos ngaterro Qemal Stafen me Veli Stafen!
Qemali vërtet i ndërpreu studimet në Firence o dem brirëthyer, por shkaku kryesor i braktisjes nuk ishte paaftësia e tij për t’u diplomuar (gënje zagar titist, gënje se diçka do mbesë), por rrethanat tepër të vështira për jetesë, të krijuara për sidomos të huajt me ardhjen në pushtet të Musolinit. Nga ana tjetër nuk ishte vetëm Qemali që u detyrua t’i ndërpriste studimet, por me qindra studentë të tjerë të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin frymëzuar dhe udhëhiqeshin nga idealet dhe principet e teorisë marksiste.
Ndryshe nga teoria e gjermanëve, marksizëm-leninizmi, maoizmi dhe enverizmi i pas luftës, ku flamurin e tij e rrëmbyen para së gjthash sovjetët, pas tyre kinezët, dhe më në fund edhe “bishtukët”, përcaktoi të ashtuquajturin “socializëm ekzistues real” në disa vende të botës, pooooor se sa përputhej ky lloj komunizmi me idetë themelore të “klasikëve, apo nëse kjo lloj praktike e ushtruar prej tyre paraqet një deformim te teorisë së Marksit dhe Engelsit, kjo përbën edhe sot e kësaj dite një çështje mjaft të diskutueshme për analistët.
Shkrimtari N. Jorgaqi me kete shkrim per Q. Stafen nuk ka devijuar aspak nga ajo c`fare ka shkruar me pare per kete hero te historise se Shqiperise, pavaresisht nga ndryshimi i sistemit, ndaj dhe eshte i vertete , realist, sikunder jane krijimet e tij qw shquhen per nga ana artistike dhe mesazhet qe percjellin ne publik. Le t`i urojme profesorit shendet e jete te gjate per te miren e letersise shqiptare.
Pershkrimin me te mire per Qemal Stafen na e paska bere Enver Hoxha ???
Ketu fillon e mbaron pacavurja e çobanit Nasho !!
Po per te fejuaren e Qemalit ,zonjen Drita Kosturi ,cfare ka thene Enveri o Nashooooo !?!?!?
Dosja e vrasjes se Qemal Stafes ndodhet ne AQSH. Ai a u vra per gabimin fatal te tij: ne vend e te ishte nisur qysh ne mengjes per ne Vlore, mbeti gjithe paraditen mbi kofshet e Drita Kosturit, ne nje kohe kur Kristo Themelko po bente sex me nje femer tjeter me emrin i cili gjendet ne dosjen e AQSH… Spiunimin e ka bere Ludovik Shllaku, ish-i fejuari i femres se trete, e cila e kishte braktisur ate dhe ishte dashnorja e z. Minxhozi, i cili e kishte marre shtepine me qira. Minxhozi kishte dale per te blere ushqime dhe u kap nga fashistet…Ai i sorollati xhamdaret por me ne fund u detyrua ta tregonte shtepine dhe per kete faj, PKSH e dergoi me pune ne Mat.
Jo po e gdhiu mbi kofshët e satëme. Gënje dorjana, gënje se diçka do mbesë. ,
Po të ishte se AQSH kishte fakte të dokumentuara për kurvllik, ajo do ua kishte ofruar ato me kohë historianëve.
Në të kundërt, cila na paska qënë arësyeja që i ka mbajtur të fshehura? Komplloti i kumandarit tënd loqendar, pabesia e tij, lufta e bërrylave, apo zbatimi i urdhrave të Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës?
AQiSH veten ishallah.
Po mos kerko nga Nashua realitet, histori te highur shqiptar. Ky ishte dhe do te vdes si kalemxhi i Dulles.
Shpirt sovjetik qe kurr nuk e pranoi ndjenjen e vertetete shqipetare.
PORDHE ME RIGON
Nuk ke cfare i shton komentit te demo-s , vec qe Nasho Jorgaqi dhe gjith jorgaqet e tjere nuk kane zene mend tash tridhjet vjet sepse nuk kane mend.
nord.pordh
demo titorankovicideva
ylli me 5 cepa
Bij bushtrash injorante, me citjane te ngrisme qe Kane nallonet e veshen kepucet me man e corape najloni.
Kokra njerez te liq,
nord.yu
demo titorankovicideva
ylli me 5 cepa
Bij bushtrash injorante, me citjane te ngrisme qe Kane nallonet e veshen kepucet me man e corape najloni.
Kokra njerez te liq,
Zoti Jorgaqi.
Keto qe shkruani Ju, jane te verteta dhe mire beni per nje takem qe vuajne nga mllefi dhe urrejtja per komunizmin dhe i fusin ne nje ‘thes” si njerez, u mohojne vlerat progresiste per kohen. Por kam nje rixha te vogel:
-Na thuaj mo Profesor cili eshte qendrimi i jot ne lidhje me pasjen ose mos pasjen e emrit te tij Stadiumi i Ri i futbollit ne Tirane, se per kete eshte ndezur debati keto kohe?
– Na e shfaq nje mendim te lutem, a shkon ne keto kohra qe Shqiperia te kete nje Stadium bashkekohor si ky qe po perfundon, te mbaje emrin e nje prej themelueseve te Partise Komuniste ne Shqiperi dhe a mund te tregonte kjo se ne jemi çliruar nga e kaluara nese vazhdojme me te njejtin kut si 75 vjet me pare?
Mos u druaj Profesor se nuk ke kohe per t’u afruar ne politike apo diku gjetke. A duhet qe ne komunistet te shkulim pak”qime derri’ nga vetja per te qene jo muhues te luftes dhe te figurave te saj, por a do ta perqafojme me dukshem te ardhmen e atyre qe vine pas nesh.Ja kete te sqaroje pak o Profesor.
.Sipas Enver Hoxhes, Qemal Stafa ishte: “…Shok me cilësi të rralla… shumë i ri, por edhe shumë i pjekur, i thellë e serioz në mendime, me karakter të hapur dhe horizont të gjerë kultural… i pastër, i qeshur, optimist… Një komunist i ngritur politikisht dhe ideologjikisht, një njeri i aksionit…”.qEMAL sTAFA ESHTE PER sHQIPERINE SIç QE DHE MBETET gABRIEL pERRI, NE FRANCE; SI nIKOS bELLOJANI, NE gREQI, SI JULIUS FUçIK NE ÇEKI; SI ANTONIO GRAMSHI DHE VELLEZERIT ÇERVI NE ITALI, SI lORKA NE SPANJE; SI Aleksander MATRAZOVI NE RUSI. VEPRA E TIJ DHE E SHOKEVE TE TIJ ESHTE MOZAIKU ME I BUKUR E ME I MIRE I KETIJ POPULLI DHE KETIJ VENDI. E PERGEZOJ DHE E PEWRSHENDES PROFESOR NASHO JORGAQIN!
te lumte tastiera
Punimi biografik I realizuar nga Nasho , ka disa pa saktesi , qe I ngrene opinionistet dhe qe meritojne te sqarohen , per te vendosur ne binare te besushme historine . Qemali eshte pjese e intelektualve te viteve 30 . E vetmja shtrese , qe krijoi klime , per emancipimin e Kombit . Ideollogjia , qe perqafoi Qemali , ishte e kohes . Nuk mund te fajesohet , per kete , por nuk kemi ndonje indikacion te kete qene kunder Miladinit , pra ishte komunist klasik . Legjenda e tradhetise se Enverit , duhet te vertetohet nga historianet , me dokumenta dhe llogjike historike . Mendja ta do , qe tradhetia e Enverit te jete e vertete , duke gjykuar , qe I vrau te tere shoket e idealit. .Po qe se vertetohet se Enveri e ka dorezuar te italianet , problemi kthehet ne piken zero . Une kam njohur Drita Kosturin . Ajo nuk e perjashtonte kete variant , megjithse ne ate kohe , nuk mund te flisje hapur , per nje gje te tille . Eshte me interes te studjohet edhe nderprerja e studimeve , megjithse nuk ishte I vetmi , por ama , nga te paktet . Inteligjenca dhe aftesite intelektuale , nuk vihen ne dyshim , por sqarimi I ketyre momenteve , ndryshojne disa evenimente te historise . Ne te tera rrastet mbetet heroi I pare I Luftes clirimtare, sepse vdiq duke luftuar me kobure ne dore dhe per nje ideal , qe kishte ne themel clirimin e vendit,simbas ideollogjise se kohes . Zgalem
Qemali ishte nje intelektual i ri, poliedrik. patjeter, jo i kompletuar, se nuk arriti moshen e pjekurise. Librin biografik te prof. Nasho Jorgaqit per Qemal Stafen e kam lexuar ne vitet ’80. Po ta zhveshesh nga sloganet dhe fryma e kohes, mund te thuhet se eshte se paku nje perpjekje e mire dhe e lavderueshme per te paraqitur denjesisht nje hero shqiptar si Qemali. Qemalin e vrane pushtuesit, kerkohej nga ata dhe ishte i denuar ne mungese. Pra, ishte bere pjese e aksionit antifashist dhe e pagoi me jete kete zgjedhje. Nuk u shpall deshmor si Azemi se e vrane per prishje pazari. Tanime ne Shqiperi eshte bere zakon te shkelet dhe neperkembet gjithkush dhe gjithshka, te pakten lereni ne paqe Qemalin dhe heronjte si ai.
Te gjithe keta,qe kritikojne kete artikull nuk jan gje tjeter vetem jashtqitje e kombit.Keta jan bir ballistash,zogistash dhe fundurinat e kombit…