Bota e nëndheshme e kapitalit!

Ornela

(Ribotohet për aktualitetin që mbart)

Përmbi tokën e mallkuar,
pakëz rrugë ka me dritë,
ndënë tokë janë gjirizet,
pisllëqet dhe ndyrësitë!

Ajo quhet botë e fshehtë,
një nga anët që ka jeta,
po për ata që e njohin,
ajo është e vërteta!

Në botën e nëndheshme,
ndodhin që të gjitha krimet,
zvetënimi s’ka limit,
tok me vrasjet-përdhunimet!

Ajo është botë e egër,
ku jeta nuk vlen një dysh,
ajo është për botën tjetër,
si një tallje perëndish!

Krejt fytyra njerëzore,
aty duket si pasqyrë,
asgjëkund një nevojtore,
s’mund të jetë më e ndyrë!

Aty janë katakombet,
që kanë parë vetëm llahtarë,
regjisorët shpikën zombet,
por janë njerëz-o të marrë!

Aty bëhen gjithë pazaret,
bëhet çdo kombinacion,
theren qengjat dhe manaret,
qeni-ujku mbijeton!

Veç aty mund ta kuptoni,
çdo të thotë rezistencë,
se dhe miza më e vogël,
lufton fort për ekzistencë!

Termi “Botë e nëndheshme”,
figurë që përdorëm ne,
se të gjitha poshtërsitë,
bëhen ditën përmbi dhe!

Ajo botë ka shumë para,
ka shumë drogë e kurvëri,
parajsë për çdo maskara,
pis e sterrë për çdo Njeri!

Bota jonë e “moralit”,
atë botë e njeh mirë,
po është botë e kapitalit,
dhe e lë fare të lirë!

E njeh mirë gjer në detaje,
po ta preki nuk guxon,
sepse botë e nëndheshme,
moralen e korrupton!

Dhe kur ndodh ndonjë cimbisje,
fillin ndënë dhe e ka,
gjithë kanalet-borgjezia,
natë e ditë hapur i mba!

DEA edhe FBI-ja,
tingëllim të frikshëm kanë,
mijëra tonelata drogë,
pijnë vëllezërit amerikanë!

Sa të jetë borgjezia,
jetën keq do ta fundosi,
do jetë droga-kurvëria,
korrupsioni dhe bixhozi!

I janë qepur Fatmir Xhafës,
ca dykëmbësh të shkretuar,
po këtë luftë-asnjëherë,
asnjë vend s’e ka fituar!

Flasin tek-tuk të mëdhenjtë,
po kurrë s’bëhet hataja,
janë të lumtur maskarenjtë,
thjeshtë kur qarkullon paraja!

Më në fund kemi arritur,
kulmin e hipokrizisë,
droga-kurvat dhe kumari,
janë gjaku i borgjezisë!

Një që i vret trafikantët,
në Filipine është gjendur,
kundër tij është ngritur Bota,
për ta nxjerrë si të çmendur!

Borgjezia perëndimore,
jo se s’mund-po vetë u prin,
po në Kinën Popullore,
as dhe miza s’pipëtin!

Po ti ç’pate more Lu,
që tri vjet me radhë na talle,
me peshqit që the-këtu,
u shkrive në këngë e valle!

Baftjarin e shkrova unë,
që pinte raki Skrapari,
dhe s’mendova se gjithë peshqit,
do t’i mblidhte tok Baftjari!

Arben Duka

Share This Article
2 Comments
  • KETE GRAMOZ RUCI ETHA KUR AKUZOI KAPITALIN
    POR HARROI TE FLISTE PER MIKUN MET KANANIN
    POASHTU FLISTE EDHE ENVERI ME PLOT KANARE
    KUR E MBUSHTE ITALINE ME DROGE DHE CIGARE
    TE GJITHA TE LIGAT NA VIJNE NGA PERENDIMI
    THONTE ENVERI KUR E KISHTE KAPUR DELIRI
    KUR ADILIT I KERKONTE DOLLARO AMERIKANE
    KUR RENOI SHTETIN SI NJE MONSTER BARBARE
    PO KETE AVAZ PO VAZHDON BOLE BEJTEXHIU
    DUKE HUNGERITUR NE “DITA” SI NJE GIC THIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *