Bota në një ditë

anazapta

1. SHBA

Në votimet e 6 nëntorit u zgjodhën në Kongresin amerikan një numër rekord femrash. Kur Kongresi i ri të mblidhet në janar, Dhoma e Përfaqësuesve do të ketë 80 anëtare dhe Senati 20, shumica demokrate. Njëra prej anëtareve të sapozgjedhura Lois Frankel shprehu besimin se gratë do të qeverisin më mirë se burrat.
2. Gjermani
işkence porno
Firma suedeze e prodhimit të mobiljeve “IKEA” u kërkoi ndjesë të burgosurve politikë nga Gjermania Lindore, të cilët iu nënshtruan punës së detyruar në vitet ’80 për për prodhimin e mobiljeve të kompanisë. Ish-të burgosurit politikë shpresojnë që raporti të sjellë kompensimin e tyre për punën e kryer.
3. Poloni

Presidenti francez, Fransua Hollond vizitoi të premten Varshavën. Ai u shpreh se shpenzimet për rritjen ekonomike të BE-së nuk duhet të reduktohen për shkak të krizës financiare. Polonia si përfituesja më e madhe e fondeve të BE-së ka përfituar një rritje me 30% të prodhimit të brendshëm bruto për person.
4. Egjipt

Dyzet fëmijë kanë vdekur si pasojë e përplasjes së autobusit me të cilin po udhëtonin me një tren. Agjencia shtetërore e lajmeve  njofton se treni goditi autobusin në qytetin Monfault. Qeveria ka urdhëruar një hetim të menjërshëm për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zbulimin e shkaqeve.
5. Turqi

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka biseduar përmes telefonit me presidentin e SHBA-së, Barak Obama, rreth dhunës në Rripin e Gazës. Ata theksuan qëndrimin e përbashkët se aksionet ushtarake ndikojnë negativisht në procesin e paqes në Palestinë, por edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.
6. Finlandë

Të paktën tre persona mbetën të vrara nga një armë zjarrin në një fermë në periferi të qytetit Mairi në jugperëndim të Finlandës. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës. Sipas dëshmitarëve viktimat janë të gjithë të rritur. Hetimet për ngjarjen dhe autorin e saj janë në proces të mbledhjes së provave materiale.
7. Rripi i Gazës

Sulmet ajrore izraelite goditën selinë e liderëve të Hamasit në Gaza. Është dita e katërt e bombardimeve në këtë qytet dhe dëshmitarët nga vendi i ngjarjes raportuan për dëme të konsiderueshme. Të paktën 34 palestinezë dhe 3 izraelitë janë ekzekutuar që kur Izraeli vrau kreun ushtarak të Hamasit ditën e mërkurë.
8. Irak

Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë në një zonë të Bagdadait. Civilët shiitë të lënduar nga sulmi janë pelegrinë iranianë dhe pakistanizë të cilët mbërritën në vendin e shenjtë Ashoura, për të kremtuar festimet sipas kalendarit  shiit.
9. Afrika e Jugut

Policia aereoportuale në Afrikën e Jugut arrestoi mbrëmjen e së premtes një 25-vjeçar libanez, i cili do të fluturonte jashtë vendit me 220 diamante në stomakun e tij. Ai iu nënshtrua një procesit laksativ-pastrues për të nxjerrë jashtë diamantet me vlerë 2.3 milionë dollarë.
10. Rusi

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur të shtunën zonën detare që rrethon ishujt rusë Curili në lindje të Paqësorit. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në juglindje të ishullit Severo, në një thellësi prej 4.9 kilometrash. Tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë alarm për cunami.
11. Kinë

Nëse Nju Jork ka “New York Wheel”, rrotën panoramike më të lartë në botë me 190.5 metra dhe Londra ka “London Eye” rrotën e dytë më të lartë me 135 metra, Kina sigurisht që nuk mund të mbetej mbrapa. Në qytetin Fushun ka përfunduar ndërtimi i rrotës panoramike që ka marrë emrin “Ring of Life”.
12. Australi

Një vajzë 7-vjeçare australiane, teksa notonte bashkë me familjen në një liqen të vogël në Australinë Veriore, është shqyer nga një krokodil. Vogëlushja, e cila po notonte, është tërhequr në thellësi nga zvarraniku, i gjatë 2.5 metra, i cili më pas e ka shqyer. Pak orë më vonë krokodili është vrarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *