SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka nisur një Tur në Azinë Juglindore, që përfshin edhe një vizitë historike në Burma (njohur ndryshe si Mianmar). Obama mbërriti të dielën në kryeqytetin e Tajlandës, duke nisur kështu turin e tij të parë ndërkombëtar që prej rizgjedhjes.
Siri
ensest porno
Një video amatore e postuar në internet tregon rrëzimin e një helikopteri të ushtrise siriane nga kryengritesëit në zonen e Gutas Lindore, pranë Damaskut. Video tregon flakët që kanë përfshirë helikopterin dhe trupat e ushtarëve të vrarë. Këto pamje u siguruan nga një faqe interneti.
Egjipt
Ministri i Transportit, Mohamed Rashad, dha dorëheqjen pas aksidentit me pasojë vdekjen e rreth 50 personave, shumica prej të cilëve ishin fëmijë. Autobusi u përplas nga një tren ndërsa po udhëtonte në një kryqëzim në nivel. Standardet e sigurisë së hekurudhave në vend janë shumë të ulëta.
Arabi Saudite
Trashëgimtarja e pasur amerikane, Paris Hilton, ka hapur një dyqan edhe në qytetin e shenjtë të Mekës. Në të do të tregtohen prodhimet e saj të çantave dhe aksesorëve. Përurimi që ka provokuar reagime negative nga vendasit, në fakt ka kënaqur shumë Hiltonin që u shpreh se ndihej “krenare”.
Kuvajt
Kryeministri italian Mario Monti nisi dje në mëngjes misionin e tij në Gjirin Persik me një seri takimesh në kryeqytetin kuvajtian. Ai po paraqet “Italinë e Re”: një vend që ka vënë në udhë të mbarë llogaritë publike dhe mund të investojë. Ky është edhe mesazhi që kryeministri ka përcjellë
Serbi
Lirimi i gjeneralëve kroatë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç do të ndikojë në procesin e ripajtimit. Kështu mendon kryeministri serb, Ivica Daçiç, por edhe shoqëria civile, e cila saktëson se do të jetë e vështirë për ta që të bindin serbët që Gjykata e Hagës nuk është një gjyq për serbët.
Greqi
Sipas një reportazhi të rrjetit të madh të lajmeve CNN, klasa e mesme greke po bëhet një klasë e re shumë e dobët, tani në mes të krizës ekonomike dhe nën peshën e masave të reja shtrënguese. Reportazhi vëren se grekët dikur të pasur, panë jetën e tyre të shkërmoqet dhe të ndryshojë rrënjësisht.
Francë
Dhjetëra mijëra francezë kanë protestuar në rrugët e qyteteve kryesore kundër projektit të qeverisë për të legalizuar martesën midis të njëjtit seks dhe të drejtën e çifteve homoseksuale për të birësuar fëmijë. Policia vlerësoi se të paktën 70 mijë persona manifestuan paqësisht në Paris
Itali
Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa po bënte prova kërcimi për një spektakël që do të zhvillohej në qytetin e saj, në Xhenova. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të urgjencës, ajo nuk mundi të mbijetonte, ndërkohë që pritet që mjekësia ligjore të gjejë shkaqet e vdekjes
Spanjë
Protestat kanë përfshirë dje kryeqytetin spanjoll. Mijëra mjekë dhe infermierë dolën në shesh duke protestuar kundër reformave që pritet të bëhen në shëndetësi dhe që do t’u kushtojë shumë prej tyre vendet e punës. Slogani i protestës ishte “Shëndeti publik nuk shitet, por mbrohet”
Izrael
Izraeli vazhdoi bombardimin e Gazës nga deti dhe ajri për të pestën ditë radhazi, si kundërpërgjigje për sulmet e mëparshme me raketa nga territori palestinez. Të dielën, raketat shkatërruan dy televizione në qytetin e Gazës, duke plagosur edhe disa gazetarë palestinezë.
Indi
Dhjetëra mijëra indianë morën pjesë dje në funeralin e liderit hinduist nacional, Bal Thekerej, themelues i partisë ksenofobe të së djathtës ekstreme Shiv Sena (Armata e Shivës). Ai ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pas shtrimit në spital një javë pasi pësoi një atak kardiak.
