1. Meksikë
Enrike Pena Nieto u betua të dielën si presidenti i ri i vendit. Ai premtoi se do të rrisë ekonominë dhe përshkallëzojë luftën kundër krimit të organizuar. Droga mbetet ndër problemet më të mëdha. Javën e kaluar në një përplasje me policinë mbeti e vrarë mbretëresha e bukurisë Maria Flores
2. SHBA
Një nga lojtarët e futbollit amerikan, Jovan Belçer, vrau të dashurën e tij dhe më pas veten. Agjenti i tij tha se “Jovani ishte një baba i lumtur dhe krenar. Ngjarja është shumë e rëndë. Diçka ka shkuar gabim dhe ndoshta s’do ta dimë kurrë se çfarë”. Belçer, 25 vjeç, vrau të dashurën e tij 22-vjeçare.
3. Slloveni
Sllovenët votuan të dielën në zgjedhjet presidenciale pas disa ditë protestash për shkurtimet buxhetore dhe një skandal korrupsioni. Presidenti në fuqi, Danilo Turk dhe ish-kryeministri Borut Pahor, i favorizuar sipas sondazheve, përballen për pozicionin e kreut të shtetit slloven
4. Belgjikë
Edhe këtë vit në sheshin kryesor të Brukselit ndodhet një pemë Krishtlindjesh. Por nuk bëhet fjalë për një pemë të madhe dhe mikpritëse prej 20 metrash, të ardhur nga pyjet e Ardenës. Në fakt është thjesht një pemë virtuale abstrakte 25 metrash e bërë prej çeliku dhe e veshur me dru
5. Afganistan
Ka arritur në 14 numri i të vdekurve në një sulm taleban kundër forcave të NATO-s në aeroportin afgan të Jalalabadit (9 nga viktimat janë talebanë). Pas shpërthimit të një autobombe, luftëtarët hodhën edhe granata dhe murtaja, duke mundur që të hynin edhe në bazë
6. Gjermani
Në Hamburg skena e tregut për Krishtlindjet tashmë kanë lidhje me erosin. Vibratorë dhe lojëra seksi në vend të dhuratave tradicionale. Ka kohë deri në 23 dhjetor për të marrë pjesë në këtë miksim të çuditshëm mes tradicionales dhe trasgresionit, ku striptistet vishen si babagjyshi, por gjysmë nudo
7. Nigeri
Tre kisha dhe pika kufitare u dogjën mëngjesin e së dielës në verilindje të vendit nga persona të dyshuar si anëtarë të një sekti islamist. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga disa dëshmitarë që deklaruan se kishin parë rreth 50 njerëz të armatosur që lëviznin me makina dhe motorë”.
8. Japoni
Një tunel në një rrugë kryesore u shemb në Japoni, duke zënë një numër të madh makinash nën të.
Të paktën shtatë persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa nuk dihet fati i disa dhjetëra të tjerëve
Të mbijetuarit treguan se si pjesë të mëdha të tavanit ranë papritur mbi automjetet në lëvizje.
9. Francë
“S’ka asnjë shpresë për t’i gjetur gjallë tre alpinistët italianë”, deklaroi komandanti i xhandarmërisë së alpinizmit, përgjegjës për kërkimet franceze. Të shtunën në mbrëmje familjarët e alpinistëve Françesko Kantu, Luka Gaxhaneze dhe Damiano Barabino u njoftuan për humbjen e shpresave
10. Irlandë
Shumica e irlandezëve dëshirojnë një rishikim të ligjit mbi abortin. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga një sondazh, i cili u krye pas vdekjes së dentistes indiane Savita Halapanavar. Ajo kishte probleme me shtatzaninë dhe mjekët nuk ia lejuan abortin gjë që shkaktoi dhe vdekjen e saj
11. Siri
Një autobombë ka shpërthyer në Homs, Siri, duke shkaktuar 40 të vdekur dhe shumë të plagosur. Lajmin e bën të ditur televizioni Al Arabija, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve e zbret numrin e viktimave në 15. Edhe në kryeqytetin sirian shpërthimi i një autobombe ka shkaktuar 3 viktima.
12. Bahrain
Që Kim Kardashian mund të shkaktojë rritje të rrahjes së zemrës tek meshkujt, kjo është e ditur. Por që të shkaktojë një protestë, është pak e tepërt. E megjithatë kështu ka ndodhur në qytetin e Rifas, ku policisë iu desh të shpërndante me gaz lotsjellës 50 burra që prostestuan kundër saj.