Bota në një ditë

anazapta

1. Brazil

Në Rio de Zhaneiro një modele 24-vjeçare humbi jetën gjatë një operacioni plastik në gjoks. Louana Adriel Kastro Silva vdiq nga ataku kardiak në një spital të kryeqytetit brazilian, ku sipas burimeve mungonte reparti i reanimacionit. Bashkëshorti i modeles denoncoi kirurgun plastik që kreu operacionin.

 

2. Angli

Një grup studiuesish nga “King’s College” në Londër kanë zbuluar se varësia ndaj alkoolit është çështje ADN-je. Sipas tyre, disa persona janë mbartës të një gjeni i cili shumëfishon substancën kimike në tru, shkaktare të lumturisë dhe që është gjithashtu e lidhur drejtpërdrejt me pijet alkoolike.

 

3. Norvegji

Princesha Mete Mari e njëkohësisht mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë,ka fluturuar drejt Indisë për t’u bërë dadoja e dy fëmijëve. Pasi mësoi për lindjen e fëmijëve të dy miqve të saj nga një grua indiane, princesha shkoi të përkujdesej për foshnjat pasi çifti nuk kishte mundësi për ta bërë këtë.

 

4. Sllovenia

Policia sllovene bëri të ditur sot se ka arrestuar 40 persona në protestat antiqeveritare të ditës së hënë, për shkak të masave të kursimit dhe dyshimeve për korrupsion. Protestuesit u përleshën me forcat e policisë në mënyrë të dhunshme dhe, sipas raportimeve, 12 njerëz janë lënduar.

 

5. Turqi

Turqia dhe Rusia do të bashkëpunojnë për ndërtimin e një centralit bërthamor. Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë deklaroi se kanë nisur punimet për realizimin e projektit i cili do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.

 

6. Itali

Sara Tomazi, një ‘showgirl’ italiane, ka denoncuar përmes avokatit të saj producentët e një filmi erotik, në të cilin ajo është protagoniste. Akuzat që Tomazi ka ngritur, kanë të bëjnë me ‘rrëmbim personi, drogim të qëllimshëm dhe dhunë seksuale në kushtet kur ajo ka qenë e pavetëdijshme’.

 

7. Iran

Ushtria iraniane deklaroi se ka kapur një tjetër avion amerikan pa pilot në hapësirën e saj ajrore, mbi ujërat e Gjirit Persik. Avioni i tipit “ScanEagle” është ulur në tokë nga forcat iraniane dhe thuhet se është një nga më pak të sofistikuarit që përdoret nga amerikanët.

 

8. Siri

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se paraditen e së martës në rrethinat jugore të kryeqytetit sirian, Damask, janë zhvilluar luftime ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve. Këta të fundit bënë përpjekje për të hyrë në qytet, por nuk mundën të depërtojnë gjithsesi.

 

9. Palestinë

Mbreti Abdullah i Jordanisë është udhëheqësi i parë i një shteti që do të vizitojë Bregun Perëndimor, që kur palestinezët fituan njohjen e Kombeve të Bashkuara si shtet joanëtar. Vizita e mbretit nxjerr në dukje mbështetjen e Jordanisë për palestinezët pas arritjes së fitores së tyre historike.

 

10. Filipine

Tajfuni “Bopha” goditi ishullin Mindanao të Filipineve orët e para të ditës së martë. Mbi 40 mijë persona lanë shtëpitë dhe u transferuan në vende larg zonës së rrezikut, sepset tajfuni i fuqishëm ka sjellë shira të dendura dhe erëra të forta që arrjnë deri në 210 kilometra në orë.

 

11. Antarktidë

Studiuesit amerikanë nga Universiteti i Kansasit gjatë një hulumtimi në Antraktidë kanë arritur të zbulojnë fosilin e një mikroorganizmi të lashtë, të paktën 200-milionëvjeçar. Mikroorganizmi ishte konservuar në fshikëzën e një shushunje në një thellësi prej 200 metrash nën sipërfaqen e akullt.

 

12. Kinë

Policia kineze arrestoi një 24-vjeçar me akuzën e “ngarjes në mënyrë të rrezikshme të automjetit”. Sing Li ndërmori një udhëtim me kamionin e tij, por gjatë rrugës pësoi një aksidenti që i theu plotësisht xhamin e parmë të kamionit. Li e zëvendësoi me një karton dhe udhëtoi kështu për 800 kilometra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *