Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bota në një ditë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Bota në një ditë
Bote

Bota në një ditë

anazapta
Published December 29, 2012
Share
SHARE

1.SHBA

Mediat amerikane kanë zbuluar se në ditët e para të dhjetorit, Keit Uinslet ka celebruar martesën e saj të tretë. Ajo është martuar me Ned Rokenroll në një ceremoni sekrete në Nju Jork, në prani të një rrethi të ngushtë miqsh dhe të afërmish. Aktorja u shoqërua në altar nga miku i saj i ngushtë, Leonardo di Kaprio.

 

2.Suedi

Quhet Zhanetë Javel dhe është 42 vjeç gruaja që tronditi së fundmi Suedinë. I kishin bërë si dhuratë për Krishtlindje një thikë. Me të theri të shoqin, dhe më pas i bëri fotografi. Në profilin e saj në “Facebook” kishte shkruar: “Ju falënderoj shumë. Thika pret mirë!” Zhanetë u dënua nga gjykata të premten me 15 vjet burg.

 

3.Itali

78-vjeçari Mario.G dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte me një mekanik. I pajisur me një thikë shkoi në ofiçinën e këtij të fundit për t’i kapur në befasi. Pasi zbuloi në çaste intime të shoqen 50-vjeçare me mekanikun, filloi të përleshej me të. 47-vjeçari e goditi Marion me levë në kokë, duke e lënë në gjendje kritike.

 

4.Angli

Keit dhe Stiv Tërner zgjodhën një mënyrë të pazakontë për të kaluar muajin e tyre të mjaltit. Të dy u martuan në gusht të 2011-s dhe u nisën për një udhëtim me triçikël nga Londra me destinacion Zelandën e Re, për të përshkuar kështu 38,143 km. Çifti do të kthehet në Lonër pas dy vitesh ‘muaj mjalti’ nëpër botë.

 

5.Serbi

Tomislav Nikoliç deklaroi të premten se Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s, nëse qytetarët e saj nuk e dëshirojnë këtë gjë. “Asnjëherë nuk do të propozoj të hyjmë në NATO, nëse populli serb nuk e merr një vendim të tillë. Ai që dëshiron të vendosë ndryshe, duhet të konsultohet me qytetarët serbë”, tha Nikoliçi.

 

6. Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin në të cilin ndalohet adoptimi i fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë. Ky ligj është një kundërpërgjigje ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara, i njohur si akti “Magnitsky”, i cili ndalonte hyrjen në territorin e saj të shtetasve rusë të përfshirë në vdekjen e avokatit Sergei Magnitski.

 

7.Pakistan

Pas konsumimit të një shurupi kundër gripit, në krahinën Gujranvala të Pakistanit humbën 12 persona. Shurupi në fjalë kishte pasur një përqindje tepër të lartë alkooli, por ende nuk është zbuluar përbërësi që shkaktoi vdekjen e tyre. Ndërsa dhjetë persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

8.Spanjë

“Lindi djali ynë! Jemi shumë të lumtur! Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet tuaja!” Janë këto fjalët që Zherard Pike, mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës, ka shkruar në profilin e tij në “Tëitter”. Ai ka dhënë kështu lajmin e ardhjes në jetë të të birit, nga e dashura e tij, këngëtarja e mirënjohur Shakira.

 

9.Iran

Televizioni shtetëror në Iran bën të ditur se marina e këtij vendi ka nisur veprimtarinë ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës transportohet një e treta e eksportit detar të naftës. Raportohet se manovrat e luftanijeve, nëndetëseve dhe aeroplanëve filluan në orët e para të ditës së premte.

 

10.Indi

Studentja 23-vjeçare që u përdhunua barbarisht nga 6 burra dy javë më parë, veç operacioneve që ka kryer, do t’i nënshtrohet edhe një transplanti organesh në spitalin e Singaporit. Vajza e katandisur në grahmën e fundit të jetës, veç atakut kardiak, infeksionit në mushkëri e stomak, ka pësuar edhe dëme të mëdha në tru.

 

11.Kinë

Kina ka ashpërsuar rregullat e saj për përdorimin e internetit me pretendimin që përdoruesit e tij të identifikohen plotësisht kur të përdorin shërbimet ‘online’. Lëvizja është pjesë e një serie masash, të cilat sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, do të mbrojnë të dhënat personale të përdoruesve.

 

12.Palestinë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, gjatë një interviste për gazetën izraelite “Haaretz” ka kërcënuar se do ta shpërbëjë këtë insitucion dhe do t’ia kalojë udhëheqjen e Bregut Perëndimor Izraelit, nëse nuk përparohet në bisedimet për paqen. Për më se dy vite nuk ka pasur biseda domethënëse izraelito – palestineze.

anazapta December 29, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?