Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bota në një ditë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Bota në një ditë
Bote

Bota në një ditë

anazapta
Published November 12, 2012
Share
SHARE

1. Brazil
Në San Paolo, qytetin me të madh të Amerikës Jugore, janë regjistruar 14-ditëshin e fundit 140 të ekzekutuar. Rekordi i vrasjeve tejkalon edhe muajin shtator, i cili u mbyll me një bilanc prej 144 viktimash. Sipas policisë, janë vrasje të urdhëruara nga liderët e organizatave kriminale që ndodhen në burg.

2. Siri
Të dielën u zgjodh kreu i ri i Këshillit Kombëtar sirian, organi kryesor i opozitës jashtë vendit që drejton kryengritjen kundër presidentit Bashar al-Asad. George Sabra, një aktivist i krishterë dha konferencën e tij të parë për shtyp si drejtuesi i ri. Ai u zotua të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të kthejë bashkimin brenda opozitës.

3. Greqi
Ndonëse u miratuan masat e forta të kursimit, kreditorët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje mbi nivelin e huasë që do t’i jepet Greqisë. Borxhi vlerësohet në 175% dhe objektivi është që deri në vitin 2020 ai të ketë rënë në 120%. Zyrtarët e FMN-së dhe KE-së thanë se nuk pajtohen për madhësinë e kësaj diference.

4. Turqi
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se Ankaraja po reflekton mbi mundësinë për të rikthyer dënimin me vdekje për krimet e rënda të terrorizmit. Fuqia për të falur një vrasës i takon familjes, dhe jo neve, – tha Erdogan, një dekadë pasi dënimi me vdekje u hoq. – Ne duhet të marrim masat e nevojshme”.

5. Jordani
Ish- shefi i Shërbimit Informativ në Jordani, Mohamed al Dahabi dhe një prej figurave më ‘të frikshme’ në vend është dënuar me 13 vjet burg, i cilësuar fajtor nga gjykata për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, abuzim me pushtetin etj. Ai duhet të dorëzojë edhe 30 milionë dollarë në arkën e shtetit.

6. Angli
Drejtori i përgjithshëm i kanalit prestigjoz të lajmeve BBC, Xhorxh Entuisëll, dha dorëheqjen pas transmetimit të një hetimi, në të cilin akuzohej për pedofili Lord Alistir Mekalpin, një ish-politikan i palës konservatore i epokës së Theçerit. Akuzat ndaj Mekalpinit rezultuan të padrejta.

7. Birmani
Një tërmet i fuqishëm goditi paraditen e së dielës rajonin e Mandalait në Birmani duke shkaktuar 13 të vdekur, 48 të plagosur dhe disa të humbur në ndërtesat e shkatërruara prej tij. Tërmeti kishte fuqinë e 6.6 ballë të shkallës Rihter dhe shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale.

8. Çeki
Gara e makinave e zhvilluar në Lopenik të Moravisë Jugore në Çeki u ndërpre kur një prej makinave që garonte, doli aksidentalisht nga traseja e garës dhe përfundoi mbi njerëzit që ishin duke bërë tifo. Si pasojë, mbetën të vrarë katër persona, midis të cilëve një fëmijë 10 vjeçar. Tre të tjerë u plagosën.

9. Spanjë
E përdishmja spanjolle “El Pais” do të ketë 129 gazetarë më pak, pasi u pushuan nga puna paraditen e së dielës. Ndër ta, ka dhe emra të njohur të shtypit në vend. Të gjithë e morën njoftimin për pushimin përmes një e-maili. Gazeta më e famshme në Spanjë ka pësuar humbje të mëdha të ardhurash muajt e fundit.

10. Sri Lanka
Më shumë se 27 persona gjetën vdekjen paraditen e së dielës në burgun Uelikada gjatë përleshjeve që ndodhën mes të burgosurve dhe rojeve të burgut. Sipas autoriteteve lokake, dhuna filloi kur komandot e forcave të sigurisë mbërritën në burg për të garantuar qetësinë.

11. Portugali
Të paktën 10 mijë ushtarë u mblodhën në qendër të Lisbonës për të protestuar së bashku me qytetarët e tjerë kundër masave shtrënguese që qeveria ka ndërmarrë kohët e fundit. Ata i kërkuan presidentit Anibal Kavako Silva, që t’i vërë veto buxhetit të miratuar nga qeveria e qendrës së djathtë.

12. Irak
Iraku ka anuluar një marrëveshje prej 4,2 miliard dollarësh për blerjen e armëve nga Rusia. Zëdhënësi i kryeministrit, Nuri Maliki, tha se ai sapo është rikthyer nga udhëtimi i tij në Rusi dhe kishte dyshime për korrupsion brenda ekipit të vet ndaj dhe vendosi të rishikojë të gjithë marrëveshjen.

anazapta November 12, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?