Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bota në një ditë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Bota në një ditë
Bote

Bota në një ditë

anazapta
Published November 13, 2012
Share
SHARE

1. SHBA

Elisabet Tejlor është renditur e para në listën e artistëve më të pasur që kanë ndërruar jetë. Pasuria e Tejlorit ka arritur shumën e 210 milionë dollarëve. Ajo lë pas Majkëll Xheksonin, që renditet i dyti me 145 milionë. Pasuria e saj u shumëfishua nga ankandet e bizhuterive dhe veshjeve që ka përdorur.

 

2. Greqi

Parlamentarët grekë miratuan të hënën buxhetin e 2013-s që përfshin shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve. Buxheti u miratua me 167 vota pro e 128 kundër, ndërsa jashtë parlamentit 20 mijë protestues hidhnin parulla kundër. Ekonomia greke pritet të tkurret në vitin e ardhshëm me 4.5%.

3. Slloveni

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale përfundoi në balotazh. Ish-kryeministri Borut Pahor, lider i social-demokratëve, fitoi 40% të votave, të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’u shpallur fitues përballë presidentit në detyrë, Danilo Turk. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 2 dhjetor.

4. Itali

Banorët e një qyteti të vogël të Italisë, në Akualanja do ta urojnë presidentin e SHBA-së duke i dhuruar një kërpudhë të bardhë të madhe me peshë 1 kg, me vlerë 600 euro. Kërpudhat e bardha janë lloji më i shtrenjtë i këtij ushqimi në Itali dhe kultivohen vetëm në rajone të caktuara të këtij vendi

5. Serbi

Sipas gazetës “Veçernje novosti”, ndërkombëtarët janë shprehur se Beogradi duhet të përmbushë disa kushte për fillimin e negociatave me BE-në. Duhet të bëhen përpjekje për “normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, arritjen e marrëveshjes mbi çështjen e energjisë e telekomunikacionit”.

6. Angli

Duket se për motrën e princeshës së Anglisë, Pipa Midëllton, ka lajme të këqija. Ajo duhet të rishikojë librin e saj të këshillave se si të organizojmë festa të përkryer, ndërkohë që ka shitur vetëm 2000 kopje në javen e parë, pavarësisht fushatës publicistike të paparë që kushto 500 mijë euro.

7. Portugali

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi të hënën Portugalinë. Vizita e saj në Lisbonë u parapri nga deklaratat e saj për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore. Kjo nënkupton uljen e pagave, pensioneve, shtimin e papunësisë. Vizita e Merkelit u prit me protesta nga vendasit.

8. Palestinë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, shpreh se ekspertët rusë do t’i bashkohen ekipit të hetuesve zviceranë dhe francezë për ekzaminimin e eshtrave të liderit palestinez, Jaser Arafat, i cili ndërroi jetë në një spital të Parisit në 2004-n. Arsyet e vdekjes së tij nuk u bënë kurrë të qarta

9. Egjipt

Lideri xhihadist egjiptian, Murgan Salem al Gohar, u shpreh në një emision televiziv se “Sfinksi dhe Piramidat e Gizës, ashtu si statujat e Budës në Afganistan, duhet të shkatërrohen”. Dhoma e tregtisë dhe turizmit në Egjipt i dënoi këto deklarata, të cilat e dëmtojnë sektorin e turizmit edhe më tepër.

10. Francë

Për të luftuar ndotjen e ajrit në Paris, kryebashkiaku Bertrand Delano ka pasur një ide të pazakontë: u ka ofruar të gjithë banorëve që pranojnë të mos përdorin makinat e tyre të vjetra abonim falas në shërbimin me makina elektrike (apo ekologjike) siç quhen, të dizenjuara për kryeqytetin

11. Zimbabve

Sipas “Associated Press”, të paktën 2 miliardë $ janë vjedhur dhe tregtuar nga fushat lindore të Zimbabves për të pasuruar rrethin e presidentit Robert Mugabe. Fushat Marange kanë pësuar plaçkitje të mëdha të diamantëve nga manjati Sesil Rodes, i cili prej shumë kohësh i shfrytëzon ato.

12. Japoni

Ministri i Ekonomisë, Seji Maehera, ka kërkuar nga Banka e Japonisë lehtësime monetare për të luftuar inflacionin. Deklarata vjen pas publikimit të të dhënave nga qeveria që tregojnë se ekonomia japoneze është tkurrur me një ritëm vjetor prej 3.5% gjatë periudhës korrik-shtator.

anazapta November 13, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?