Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Bota do ndryshojë qëndrimin tonë ndaj nesh, kur ne të jemi të aftë të drejtojmë shtëpinë tonë shqiptare. Do ndryshojë qëndrimin kur në Shqipëri të mos ketë më shkërdhatokraci, por shtet të së drejtës, ku kriminelët me imunitet parlamentar, përgjigjen para gjykatës njëlloj si çdo qytetar tjetër dhe kur qytetarët e këtij vendi të kenë mundësinë të jetojnë një jetë që ja vlen të quhet e tillë dhe të mos mbushin më urat dhe barakët e kampeve të refugjatëve të këtij kontinenti.
Për sa kohë që nuk kemi ndryshuar këto gjëra, nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e botës ndaj nesh.
Mbetet të shpresojmë që Kryeministri ynë, të posedojë seriozitetin e duhur dhe aftësinë analizuese, për të kuptuar se do jenë veprat e tij në ditët dhe muajt që do vijojnë që do të vendosin nëse do të ketë një takim të dytë me Kancelaren apo jo?
Nëse qeveria vazhdon me të njëjtat skandale dhe rrumpallë, si ajo e atij lolos gojëpërdalë, atëherë të jeni të sigurt që Gjermania dhe Kancelarja Merkel do dinë të reagojnë në mënyrën e duhur. Bota nuk merret me fjalë. Ato duan të shohin frytet e punës. Ato janë garancia e mbështetjes së tyre institucionale.