Bosnja e Hercegovina është eliminuar nga kampionati botëror. Skuadra e Sushiç u mund 1-0 nga Nigeria në ndeshjen e dytë të grupit F. Ndërsa afrikanët shkojnë drejt raundit tjetër të turneut. Në fakt, Bosnja ishte viktimë e arbitrimit të Peter O’Leary nga Zelanda e Re i cili anuloi një gol të rregullt të sulmuesit Edin Dzeko në minutën e 21-të, për pozicion jashtë loje.
Ndërsa, në minutën e 30-të Nigeria kaloi në avantazh me golin e Peter Odemëingie, edhek y një rast i dyshimtë për shkak të një ndërhyrje të gabuar në sulm. Pas pushimit të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Bosnja u eliminua me dy humbje rresht ndërsa Nigeria është në garë për kualifikimin në raundin tjetër me 4 pikë, dy më pak se Argjentina.
Leave a Comment
