Botërori 2018/ Anglezët kalojnë në çerekfinale me penallti

Dita

Anglia ka siguruar biletën e fundit të çerekfinaleve, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Kolumbisë.

Ndeshja ishte thuajse në nivele të barabarta deri në momentin e marrjes së një 11-metërshi nga Anglia, ku kapiteni i saj, Harry Kane e ktheu në gol në minutën e 57.

Pas këtij goli, anglezët ishin në avantazh me rezultatin 1-0 deri në minutën e 93.

Në këtë minutë, Kolumbia barazoi rezultatin me mbrojtësin Mina.

Kolumbia u përpoq të organizonte raste për shënim në minutat vijuese, por goli i anglezëve erdhi pa u kuptuar në minutën e tretë të shtesës, e cila zgjati 30 minuta.

Tashmë, Anglia do të shihet në fushë të gjelbërt përballë Suedisë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *