Botërori me më shumë ekipe

redaktor

Botërori i parë me 40 skuadra finalist mund të zhvillohet në vitin 2026. Ky është mendimi i presidentit të sapozgjedhur të FIFA-s, Gianni Infantino. Deklarta është bërë në Paraguaj gjatë vizitës në selinë e Konfederatës së Futbollit të Amerikë së Jugut.

Gianni Infantino , President i FIFA-s: “Duhet të zgjerojmë pjesëmarrjen e përfaqësuseve në fazën finale të Botërorit, ideja është që të bëhet në kampionatin e 2026. Do ta diskutojmë me të gjithë, nga lojtarët e deri te bordi i FIFA-s. nuk do të krijojmë mundësinë që të marrinn pjesë më shumë ekipe, por shumë të tjerë të ëndërrojnë një vend në finale.”

Formati aktual parashikon pjesëmarrjen e 32 skuadrave në fazën finale të Botërorti nga 209 që janë vendet anëtare të FIFA-s. Gianni Infantino, i cili më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s e ka mbështetur këtë ide edhe gjatë fushatës për kreun e FIFA-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *