Botërori, zbulohet kombëtarja me vlerën më të lartë

DITA Online

 

14 qershorin e ardhshëm e gjithë vëmendja e botës do të jetë në Rusi, aty ku do të zhvillohet Kupa e Botës.

Një Botëror që ka disa statistika interesante, një prej të cilave ka të bëjë me vlerën e kombëtareve që do të marrin pjesë në të.

Një renditje kjo që kryesohet nga Franca, e cila ndiqet nga Spanja dhe Brazili.

Ndërsa, në vendin e fundit është Panama me një vlerë 9 milionë euro.

Renditja në fjalë është bërë nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, që është bazuar në të dhënat e “transfermarkt.com”.

Kombëtarja franceze vlen plot 1 miliard e 80 milionë euro, 40 milionë euro më shumë se Spanja.

Në vendin e tretë është Brazili(952), që ndiqet nga Gjermania, Anglia, Belgjika, Argjentina dhe Portugalia.

Duke shikuar të dhënat, shihet se 15 vendet e para dominohen nga kombëtaret e Europës dhe Amerikës së Jugut.

Vetëm Senegal arrin të thyejë këtë duopol me 290,2 milionë euro, kryesisht falë Mane, Koulibaly dhe Keita Balde. Ndërsa, Egjipti është në vendin e gjashtëmbëdhjetë falë Salah.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *