Bozdo: Me projektin e Veliajt për bulevardin e ri humbasin 300 mijë m2 gjelbërim

Dita

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kthimin në identitet të projektit për Bulevardin e ri të Tiranës nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Enno Bozdo tha se Erjon Veliaj premtoi një park në qendër të Bulevardit të Ri, por kjo është gënjeshtra e rradhës, në përpjekje për t`i mbushur mendjen opinionit publik se po afron gjelbërim për Tiranën. Sipas Bozdos, në të vërtetë, kjo “ofertë” e maskuar thjesht redukton hapësirat e gjelbërta.

“Praktikisht nuk do të ketë më Bulevard, ndërsa projekti orgjinal (që Veliaj shpalli sot të pavlefshëm) kishte 300 mijë m2 gjelbërim të planifikuar, pa llogaritur këtu rreth 1 milionë m2 gjelberim shtesë që Tirana përfiton nga projekti i Lumit të Tiranës! Pra, 1.3000.000 m2 gjelberim gjithsej i dhuroheshin Tiranës nga projekti origjinal, që Veliaj anulloi sot me një të rënë të lapsit, ndërsa i premton Kryeqytetit një park të ri, i cili në rastin më të mirë do të jetë sa 1/5 e gjelbërimit të projektit të parë! Me sa duket arsyet e vërteta të bllokimit për më shumë se dy vite e projektit të Bulevardit dhe të Lumit të Tiranës janë thjesht interesa betoni!

Gjatë këtyre dy viteve, 2000 punëtorë humbën punën ndërsa Tirana humbi gjelbërimin mëse të nevojshëm pas batërdisë që Rama, Kryebashkiaku i djeshëm dhe i sotëm, i bëri kryeqytetit në 11 vite! Zëvëndësi i tij Veliaj, sot, në vend të kërkonte falje për të gjithë zullumet e bëra nga shefi i tij, vendos ndryshimin e projektit në emër të gjelbërimit, ndërsa projekti i mëparshëm i falte Tiranës 1.3 milionë m2 gjelbërim, pa llogaritur aspak Parkun e madh të Paskuqanit, aty ku terminonte Bulevardi i Tiranës, që tashmë do të ndërpritet nga parku i Veliajt”, tha Bozdo.

Share This Article
1 Comment
  • POLEMIKAT e gjelberimit qe fliten per siperfaqet e gjelber kane me teperneveri se marin drejtimin politik se sa ambientaliste se poltkanet tane flasin nga jashte profilit dhe te mendoj jashtekonsulences me persona qe kane kopetenca shkencore na specialiste te mire filte BRENda njohurive te mija ne kete fush po jap disa mendime shume modeste e para bime zbuluzuesr mun te kultivohen edhe neper taraca e dyta jo vetem siperfaqja e gjelberte duhet kuptuare si me kateror por te shikohet dhe bimet me intesite te larte te asimilimit te gazit karboniksi dhe siperfaqja gjethore e bimebe per kete sote perdoren forma te ndryshme qe shtojne s objekte te ndenjes siic jane stolat po te shikosh tendencat e sotme jane vendosja edhe e paisjeve te thjeshta per berje fiskultur kjo mund te behet qoft meshikme ne internet oseardhja disa ditore per tipare konkkretishte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *