Bashkia e Tiranës i kërkon qeverisë të marrë masa për të mos lejuar rritjen e çmimit të biletës të transportit urban. Në një dalje para mediave në mesditë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, paraqiti disa kërkesa drejtuar qeverisë.
Bashkia kërkon subvencionimin operativ të shërbimit nëpërmjet granteve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore. “Në këtë kuadër, Bashkia e Tiranës ka gjithë gatishmërinë për të rishikuar kushtet e kontratës që të mundësojë këtë lloj subvencionimi; Subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas; Ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; Heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas. Ndryshimi i legjislacionit për emetimin dhe prodhimin e biletave të transportit për mundësimin e sistemit të biletave elektronike që shmang abuzivitetin në përdorimin e shërbimit urban qytetës. Ndryshimi i sistemit të llojeve të biletave që është shumë i kufizuar duke mos lënë hapësira për përdorimin e llojeve të ndryshme të biletave shumë përdorimshe, siç mund të jenë 1 ditore, 1 javore, bileta për fundjavën. Këtë eksperiencë e gjejmë në shumicën e vendeve të BE-së por edhe në rajon”, tha Bozdo.
Numri dy i Bashkisë së Tiranës, i cili i ka shpeshtuar daljet në emër të institucionit për shkak të angazhimit të kryebashkiakut si kryetar i PD-së, tha se bashkia e kryeqytetit është e shqetësuar për heshtjen totale të qeverisë ndaj letrës së dërguar nga Bashkia, kërkesës së shoqatës së Transportit Urban dhe pritjes gjithë ankth të qytetarëve për çmimin e biletës.
“Deri më sot, ende nuk kemi asnjë reagim nga ana e qeverisë e cila vazhdon të fshihet me gjithfarë justifikimesh e pas çdo specialisti të mundshëm”, tha Bozdo.
epo duhet konsensus!
Jallah,more Bozdo (pale e ke bere emrin me 2n- Enno..??) jalla. Po ndihesh tani o legen? Po deri dje nuk hape sqepin. 2-pyetje: po ndertimet pa leje pse i lini akoma? Hap syte dhe vespro. Po’ shume OBJEKTE te nisura nga Bashkiak pse nuk po perfundojne? Beni punen per te cilen paguheni o LEGEN.
Po juve qe i po i qani hallin popullit kaq shume sa here i rritet çmimet kur ishit ne pushtet?!Te bukes, energjise, mishit, transportit etj etj?! Sa e gjetet borxhin me 1992-shin dhe sa e late me 1997-ten?! Sa e gjetet me 2005 dhe se e late me 2013-ten?! Si i shitet pasurite kombetare per nje cope buke sikur t’i kishit te babes?! Si e shkaterruar teresisht ekonomine duke mbyllur fabrika, punishte dhe uzina duke i kthyer ne germadha?! Aman mos na beni me qa tani… Sa te mire qe jeni kur bini nga fiku… Sa ju dhimbset populli?! Ato vilat tuaja si i keni bere?! Por fajin vertet qe e ka Rama. Ne vend tua nxirrte nga rrylat vjedhjet, keqperdorimin dhe mashtrimet tuaja, rri dhe ju degjon. Shyqyr o Zot qe populli eshte me i zgjuar. Lehni sa te doni, por nuk ju beson me njeri.
Aman ere Enno, zgjuarsia pasqyrohet teresisht ne surratin tend….
NJE DEMOKRAT ME PROPOZIME KOMUNISTESH.
Cmimi i biletave duhet te rritet dhe te mos preket ne asnje menyre TVSH-ja sepse kjo takse eshte GJAKU i buxhetit dhe pa te shteti merr fund. Perkundrazi duhet qe qeveria te ndjeke mbledhjen e taksave dhe tatimeve, e cila per Shqypnine eshte ne nivelin REZIL 20 % te totalit te planifikuar. Prandaj eshte mjaft qesharake qe Partia qe hiqet si e djathte te dale me propozime komuniste bamiresie si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes ner vend qe te hedhe ide per rimekembjen e prodhimit shqyptar si e vetmja leve e prosperitetit ekonomik. Prandaj mbetet per momentin te themi vetem:
MEDET SE CFARE OPOZITE KOMUNISTe KA SOT SHQYPNIA!