Ekonomia europiane vazhdon të rritet, por me ritme të dobëta. Aktiviteti ekonomik gjendet nën presionin e pasigurisë së vazhdueshme të tregjeve dhe masave fiskale që janë marrë në sektorët financiarë dhe jofinanciarë.
Ky është konstatimi i Bankës Qendrore Europiane, i pasqyruar në buletinin e janarit. Megjithë rritjen e ngadaltë, BQE parashikon se gjatë këtij viti do të ketë një rimëkëmbje graduale të ekonomisë europiane.