Banka Qendrore Europiane ka ulur vlerësimin për rritjen ekonomike në eurozonë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas vlerësimit të BQE-së, rritja ekonomike gjatë 2013-s pritet të jetë mes -0,9 për qind dhe 0.3 për qind.
“Inflacioni në eurozonë ka pësuar rënie dhe gjatë vitit 2013 pritet të jetë poshtë 2 përqindëshit. Ekonomia do të vijojë të jetë e dobët edhe gjatë 2013-s, por me një përmirësim të lehtë gradual”, ka thënë sot presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.
Sipas tij, është me rëndësi thelbësore të vazhdohet në rrugën e mbikëqyrjes së bankave, në kuadër të unionit bankar. Draghi shtoi se BQE-ja po ndjek me shumë interes strategjitë që do të diskutohen në këshillin e BE-së në gjysmë të dhjetorit.
“Kam shumë besim se në fund do të arrijmë një marrëveshje për mbikëqyrjen e unifikuar të bankave të zonës euro”, tha Draghi.