Braçe: 2 pikat që më bënë përshtypje nga fjalimi i Ramës

anazapta

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka komentuar në rrjetin social “Facebook”, fjalimin që kryeministri i ardhshëm Edi Rama, mbajti në mbledhjen e grupit. “dy çështje në fjalën e Kryeministrit të ri më bën përshtypje:

E para, shteti është i qytetarëve dhe jo i partisë në pushtet, por kjo nuk do të thotë se do vazhdojë të jetë i partisë që ishte në pushtet; E plotë, korrekte, e ndershme dhe shumë e qartë për gjithkend.

E dyta: të humburit na kanë lënë një libër tejet të trashë të marrëzisë, të mos e humbasim nga sytë që të mos biem në të njëjtin batak; mendoj se “libri i tyre” vlen edhe për të na kujtuar se, marrëzia si padrejtësi e paligjshmëri duhet ndëshkuar! Pra jo vetëm si modeli i batakut, të cilit duhet ti rrimë larg njëherë e përgjithnjë!”, shkruan Braçe.

Share This Article
7 Comments
  • Mendoj se deputeti Braçe,si perfaqesues i popullit qe perfaqeson sa i vendosur e ‘radikal’perben ne fakt nje lloj oponence te brendeshme ne ‘shumice’ qe per nje demokraci qe nuk ka lindur akoma tek ne eshte shume e rendesishme per te mbajtur vazhdimisht ‘gjalle’ aksionin.MENTALITETET SI :”U be ç’u be ne kete çerek shekulli ti harrojme e te shikojme perpara”do te ish vdekjeprurese.

  • NJE PIKE QE I KA BERE PERSHTYPJE NASTRADINIT NGA DEKLARATA E EDI RAMES.

    Jo ne FB, por ne studion famoze TOP STORY me drejtues e “TOP CHANELL” famozin Sokol Balla. Kjo pike famoze ishte deklarata e Edi Rames pas fitorjes historike socialiste qe kishte te bente me NDEHSKIMIN e zullumqareve te pushtetit plengprishes te Sali Berishes. Atehere me miliona shqyptare pane me sy dhe degjuan me veshet e tyre pergjigjen famoze te Edi Meshiruesit qe i dukej vetja si Jezu Krishti albanez ne histori. Ai deklaroi serbes serbes: “Nuk ma merr mendja te hakmerrem!” Po NDESHKIMI si prevenca e krimit dhe si masa kryesore per rivendosjen e DREJTESISE ne vendin tone? Kjo ka mbetur akoma pa pergjigje nga Koalicioni Fitues. Prandaj edhe kjo eshte pika qe i ka bere pershtypje kaq shume nastradinit.

  • Ke te drejte Brace! Pa ndeshkim nuk ka rilindje.por Edi se ka, me sa duket ne axhende kete.Duket dhe nga qendrimi arrogant i doktorrit qe s’do t’ia dije se c’thuhet per te ne rrjetet sociale. Plus qe ai s’pranon e s’permend asnje gjynah te qeverisjes se tij. Mos ka ndonje marreveshje te fshehte mes tyre, ndofta dhe te imponuar?

  • TITUA I TIRANES?
    Rama i perngjet Politikes se ish kryetarit te Jugosllavise JOSIF BROS TITO dhe qe ti mbaj shqiptaret te bashkuar nuk kerkon te denoje as Sali berllokun e as ndonje hajdut si Meta!
    Jo me kot u martua ashtu sic veproj TITO ME JOVANKEN natyrisht kur dime qe vllaji i tij mban nenshtetesi Amerikane dhe mbeshtet politikat pro Amerikaniste kunder popullit Sirian!

  • Nuk me duken aspakte serjoze keto qe diskutohen .Brace ka ndonje gozhde qe i djeg.Ju te tjeret i mbani ison pa e kuptuar se cdo te thone fjalet e tije .
    Pa filluar mire punen behen aludime se cfare do te beje Rama me Saliun .Kjo stuhi rreth Saliut qe te kete efektin e duhur kerkon kohe ,durim zgjuarsi dhe mbi te gjitha procese drejtesie ne perputhje me lojen demokratike.Ju mendoni ,bashke me Bracen ,se Saliu nuk eshte i ndeshkuar ?Ndeshkimi qe i dha populli ne 23 Qershor eshte nje nga fitoret me te medhaja mbas vendosjes se demokracise ne Shqiperi .Tani nuk eshte fjala e Rames per ndeshkim por e organeve te drejtesise sic po ndodh dhe ne Evrope e ne shtete te tjera .
    Pse nuk ju ka pelqyer pergjigjja ne Top Stori .Harrojeni qe njeshi te vendos per cdo gje e per kedo.Ky eshte qendrimi me parimor ne demokraci .Mos merrni per metoda ato te Saliut se nuk kemi per te korigjuar azgje .Ckerkon Bracia dhe shume te tjere qe jane per ndeshkim , ku organet e drejtesise jane te zhytura ne korrupsjon.Sa ceshtje ka ngritur Bracja .Sa here ka dale me dokumente e fakte per abuzime e shkelje te hapura dhe ska fituar azgje ai dhe ne bashke me te .
    Detyra e Rames dhe e Qeverise se pari eshte te kthej normalitetin.Te ndihet qe ka shtet e jo shteti te perdoret nga drejtuesit si mjet ne sherbim te tyre . Mos harroni se kemi qene per 23 vjet pa shtet .Lexojeni me kujdes R.Qosen kur analizoje shtetin shqiptare te drejtuar nga Saliu .Eshte shume e vertet qe nuk kemi patur shtet por nje para shtet qe kushdo ne karrike ka bere politika personale ne dem te popullit dhe proceseve integruese.Po nuk funksjonoj shteti si nje trup i vetem brenda regullave e ligjeve mos kerkoni ndeshkin e normalitet .
    A e lexuat M.Bazen per lakun qe ka lene Saliu .Po sa e sa te tjera ka lene ai qe do ti behen ferr Qeverise se Re.E pate qe per 3 muaj perbysi cdo gje duke krijuar nje kaos teper te rrezikshem .A e kuptoni se me cfare shqiptare me dy gjishta kemi te bejme .Keshtu sic rekomandon Bracia dhe ju qe e mbeshtesini ka vetem nje rruge dalje .Perplasje qe do te coje ne lufte civile . Saliu nuk ka ku te shkoje .Do ti vije dita qe do te pergjigjet para drejtesise .Une nuk shohe ndonje dobesi apo thyerje te Rames .Kam shprese se gjerat do te ndryshojne per mire .

  • 300 ditet e Rames do monitorohen me sa di nga Levizja Shqiptare 5 Yjet, e cila pritet të shperthejë në Shqiperine tonë të mjeruar dhe unë behem antar i kesaj Levizje paneuropiane që nuk ka NJESHA partiake,(Beppe Grillo arbitër paneuropian) dhe që kerkon vdekjen e partive politike,banda militantësh për pushtet të pakufizuar dhe korrupsion! Brace nuk i perket PS, pasi është me afër SOVRANIT,i cili do ti propozoj vet me sa di deputetet,kryeministrin,presidentin dhe jo tja imponojne partickat duke i emruar ata partia a NJESHI! Sovrani ne Shqiperi arriti fitoren e parë spektakolare sa cuditi Ramen dhe Meten duke varrosur përgjithmonë NJESHIN kriminal ekonomik i Shqiperise(eleminoi mijra vende pune dhe shkaterroi industrine…)Sali Berishën dhe ka cuar ne buze te varrit partine mafjoze PD! Rilindja ka hapsire kohe 300 ditë të për të parë rezultatet dhe jam dakort me Levizjen Shqiptare 5 Yjet ta lëmë të punojë.Fjalet kanë qënë jo të keqia,ndersa realizimet priten nga 9 shtatori të vërtetohen!Së pari është PUNA e cila nga mungesa prej krim Berishës,ka kthyer shqiptare të shumtë në majmunë shpellash;gje qe duhet ndryshuar urgjentisht!Rendi dhe drejtesia prioritet i padiskutueshëm dhe prej tyre duhet të vij kultura e ndeshkimit ndaj kujtdo që është përfshirë në korrupsion dhe gjer në vrasje!…Këtu besoj se do thyhet Rama,pasi si duket,krimi i kryer nga PD dhe Berisha nuk do ndeshkohet!Ne ndodht kjo,Lëvizja shqiptare 5 Yjet jo vetëm të ngrejë flamujt shqiptar mbi institucionet e zaptuara nga mosndëshkimi(si dje Levizja 5 Yjet italiane mbi parlamentin italian ngriti flamurin e Kombit për tentativat e mosdenimit të Berluskonit) dhe të pushtojmë paqesisht gjithë sheshet e Shqipërise,ku vet qytetaret të flasin,me idenë e sjelljes se Arbitrit Beppe Grillo edhe në protestat paqsore shqiptare…Kjo nëse Rama,Meta apo Rilindja nuk ndëshkon korrupsionin,vrasjet!Unë jam antar i thjesht i Levizjes Shqiptare 5 Yjet! Organizimin e lëvizjes mendoj ta fillojmë me Facebook ku sitit të Beppe Grillo,ti shtohet linku mbi Shqiperine,gjer në një grupim solid në të gjitha qytetet e Shqiperise…Pervoja italiane do shemb barrjerat e partive politike shqiptare që Sovranin e mashtruan 23 vjet me rradhe,e përzunë nga vatra shekullore dhe e vranë kriminalisht,si beri Berisha dhe banda e tij PD! E ardhmja i takon Sovranit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *