Braçe apel Ramës: Bëji ftesë edhe Spahiut

redaktor

Erjon Brace i pakënaqur nga koalicioni që PS bëri me LSI i bën kërkesë kryesisë socialiste të bëjë aleancë me AK e Kreshnik Spahiut.

Kërkesa e Braces është bërë publike në rrjetin social, Facebook.
“Duke besuar fort në argumentin e paraqitur në fillimjavë në Kryesinë e PSS, “izolimin elektoral të Sali Berishës”:

I kërkoj kryesisë së PS;
Të shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë, një ftesë po aq serioze, konkrete, të barabartë e publike (sic ftesat e mëparshme), ndaj “Aleancës Kuq e Zi”, për t’a ftuar zyrtarisht në koalicionin parazgjedhor të opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste.

Besoj se kjo do të jetë në funksion të zgjerimit të koalicionit aktual me forca të tjera opozitare kundër Regjimit të Sali Berishës, por edhe në funksion të maksimizimit të votave anti-regjim”.

Share This Article
2 Comments
  • Pse 0 komente. Une kam bere koment dhe e postava.E verifikova qe komenti kaloi. Pse e keni fshire?

  • PERVEC KRESHNIK SPAHIUT TE FTOJE DHE KRISTI PINDERIN NE KOLICION QE TE FITONI ,KALI I TROJES QE JU DHURUA NGA SALIU PAS 23 QERSHORIT FILLON PUNEN,DO JA SHIHNI LEZETIN E KOALICIONIT SHQIP PAZAREVE QE BENI DUKE SHKELUR MBI GJAKUN E ATYRE QE DOLEN SI MISH PER TOP PER KARRIGEN E RAMES,ORE KUR DO I HIQNI XHAKETAT E VJETRA NGA PS SE PO ARRINI REKORDIN E PUNISTEVE???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *