Braçe: Asnjë fakt që të implikojë FA në trafikun e drogës

redaktor
Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për përfshirje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në trafikun e drogës, dhe debateve në Kuvend, deputeti Socialist Erjon Braçe thekson se “nuk ka asnjë fakt që të implikojë FA në këtë trafik”. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në studion e “A1 Report”, deputeti Braçe pranon ekzistencën e një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror, që përmend të dhëna të paverifikuara dhe të pavërtetuara. Sipas Braçes, shkresa që i është dërguar ministres së Mbrotjes në 10 ditëshin e fundit të marsit 2014, “i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat”.“Letra ka të dhëna të paverifikuara, indicie të paverifikuara. Janë terma të përdorura nga Shërbimi. Nga një narrativ të caktuar, ashtu siç ka një element shumë të rëndësishme për këtë histori, i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat. E gjithë historia, ka një indicie shumë të fortë, dhe fakt domethënës, që është ministrja e Mbrojtjes ajo që është sot dhe detyre, dhe akuzohet nga PD, e cila i ka kërkuar SHISH që nëpërmjet shërbimit të ushtrisë të verifikojë informacionet marra në mënyrë operative”, tha deputeti i PS, Erjon Braçe.

Deputeti Braçe tha se kjo është shkresa që disponon PD, dhe ai vetë e ka marrë këtë shkresë nga PD.

Braçe thekson se SHISH dhe SHIU në shkresat e tyre nuk përmendin trafik droge nga aeroporti i Gjadrit, apo nga zona të tjera të përmendura gjatë debateve në Kuvend, ndërsa thekson se Forcat e Armatosura janë të përjashtuara nga ky trafik.

Çfarë përmban shkresa që ju përmendët në Kuvend?
Deklarata është bërë një të enjte më përpara. Kaloi si me të qeshur në sallë. Secili prej nesh e di idenë e Imamit për të folur për çështje të tilla. Më pas u pasua me akuzat. Duhet të ndajmë indicin nga informacioni, dhe të dyja nga faktet dhe provat. Ministrja e mbrojtjes, unë, kryeministri apo kreu i Kuvendit e thamë qartësisht se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që të implikojë FA në trafikun e drogës, qoftë në cilësinë e organizuesit, qoftë të ndihmuesit. Dhe kjo është thënë në një dokument sekret që e ka PD dhe unë e kam marrë nga PD. Çdo dokument që unë kam nxjerrë e kam marrë nga PD, atëherë në pushtet, tani në opozitë. Një nga arsyet pse u shpik kjo çështje, është për të mbuluar zhvillimet e brendshme në PD. Janë arsyet e tyre ti zgjidhin. Letra është e SHISH e klasifikuar sekret. Dhe dyshohet se është deklasifikuar nga momenti kur ka kaluar te PD. Në përmbajtje të saj letra nuk ka asnjë provë. Jam gati të ballafaqohem me shefin e SHISH. Nuk mund ta bëj publike, edhe pse nuk kam përgjegjësi të ruaj sekretin e një dokumenti të tillë.

Çfarë date mban?
S’jam i sigurt, por 10 ditëshin e fundit të mars 2014, drejtuar ministres së Mbrojtjes. Letra ka të dhëna të paverifikuara, indicie të paverifikuara. Janë terma të përdorura nga Shërbimi. Nga një narrativ të caktuar, ashtu siç ka një element shumë të rëndësishme për këtë histori, i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat. E gjithë historia, ka një indicie shumë të fortë, dhe fakt domethënës, që është ministrja e Mbrojtjes ajo që është sot dhe detyre, dhe akuzohet nga PD, e cila i ka kërkuar SHISH që nëpërmjet shërbimit të ushtrisë të verifikojë informacionet marra në mënyrë operative.

Të dy shërbimet thonë që ka të dhëna të mbledhura në rrugë të ndryshme por nuk ka prova? Konvergojnë pretendimet e dy shërbimeve?
Të dy shërbimet nuk e përmendin kërkund ushtrinë të përfshirë në këtë çështje. Kjo është kryesja pse Basha ka ndryshuar qëndrim. Ky është elementi që e ka detyruar sot Bashën të dalë publikisht të thotë se nuk ka akuzuar FA, por drejtimin politik të ministrisë së Mbrojtjes. të dhënat nga dy shërbimet nuk konvergojnë. Dallojnë në periudhë. Në shkresën e tetorit 2013, Shiu i referohet periudhë tetor 2012 e në vazhdim, deri kur ka bërë shkresës drejtuar SHISH. Në këtë periudhë ka qenë ministër Imami. Ndërsa SHISH flet për dhjetëditëshin e dytë të marsit, dhe i korrespondon periudhës tetor 2013 e këtej. Korrespondojnë vetëm në pikën që kanë të dhëna të pavërtetuara, të paverifikuara, dh e nuk referojnë aktivitet të trafikut të drogës. Nëse i referohemi shkresës së SHIU i ka dërguar shish, nga të dhënat e marra personat e pyetur thonë se kanë leje nga ministra e Mbrojtjes dhe janë punonjës të SHISH. Të dyja letrat nuk akuzojnë kërkënd, thjesht referojnë të dhëna të marra në rrugë operative dhe të preferuara.

Çfarë bënin këta punonjës SHISH-i?
Thuhet që u pyetën dhe kaq. Këtë letër se përmend kërkush por e disponojnë. Kjo thuhet në një shkresë që citohet nga shefi i SHISH drejtuar ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është historia.

Për çfarë gjëje konkrete flitet?
Kur flasim për trafik droge, flasim për një vepër të rëndë penale. Në shkresë thuhet se dyshohet se kanë zbritur avionë. Por nuk ka fakte që ta provojnë këtë, e as që është ngarkuar me drogë. Po këtu nuk ka fakt. Këto letra nuk përbëjnë provë, pasi thonë se të dhënat janë të paverifikuara. Ndaj prokuroria po mbledh të dhëna lidhur me këtë. Nuk mund të nisë një çështje penale pa prova. Është ngritur një fushatë e tërë politike që bie ndesh edhe me dokumentet që disponojnë. Nuk është çështja për të implikuar ushtrinë, pasi ajo është jashtë./A1 Report

Share This Article
9 Comments
  • Sherbimi informativ kombetar e paska bere, dakort mbas verifikimit nga prokuroria, a nuk eshte ky rysti qe Visho Ajazi, jo te shkarkohet, por te denohet me burg, bashke me gjithe akuzuesit e tjere, ne qofte se prokuroria e verifikon qe eshte shpifje.
    Te shkaktosh nje termet kombetar ne dem te shtetit dhe te dalesh pa lagur, vetem ne salistanin e Edit po shofim.

    • Me ka gjetun nji hall dhe mue.
      Gamori jem Beni kishte hy ne livadh te Asllon Kapedanit,hongri jonxh si i babzit dhe ,..plasi.
      Un i thash Asllanit se due leket e gamorit se jonxha jote ma fryu dhe ngordhi.
      Asllani me hodhi ne gjyq per damin e jonxhes qi hongri gamori jem dhe kerkon qi ti paguj dhe dogane per kapercim gardhi.
      Gjakatsit duhet te zbulojne si ka hy Gamorri ne livadhin e Asllanit ,kur ne na ndan nji gardh i modh 2 metra i nolt????
      Pra munsija e vetme osht qi Gamorri jem ose ka flutur ose i ka hyp avjonit qe un mbaj ne ahur te lopes dhe qi pulat e perdorin me bo vez por siç duket GJELI kapedani paskan bo dhe patenten me drejtu avjona pa zhurm..
      Fluturon,..
      fluturon,.
      fluturon
      Gamori,
      njikshtu osht kjo teorija e Aeroplanave me telekomandim te PD.
      Shqipnija dhe Italija ku droga sipas Lulushes dhe Salushes dergohet me avjona privat, i ven para pergjegjsise dhe taljonet qe moniturojne gjithe hapsiren detare dhe ajrore midis dy veneve .
      Per te shpetu Arben Imamin, Sala po bon qe te fluturojne dhe Gamoret.

      • I pabesueshem fare nga menyra si flet Brace.

        Ne fakt nga reagimi i PS me kujton nje barsolete me nje budalla qe nuk dinte ku te fshihte florinjte dhe me ne fund hapi nje grope ne oborr dhe e futi aty qypin me florinj,
        Siper dheut ku u mbulua qypi me florinj vuri nje tabelle ku shkruante: ..Ketu nuk ka florinj….

  • Nuk kemi nevoje per deklarata, por per ligj, kush ka shpifur, te shkoje ne burg, ne qofte se jane te verteta, te shkojne ne burg ata qe jane fajtore.

    • Horr merkel? Në një mendje me ju për te dy komentet! Kjo çështje u bë tërkuzë pa pasur prova. I intereson dikujt kjo tërkuzë. Unë nuk do te guxoja ta shtroja ne parlament një cështje në fazën e verifikimit. Dhe shish i kërkon shiu-t verifikim asgje tjetër. Normale? Por bëhet anormale kur ti e shpall pa mbaruar verifikimi (n.q.s ka filluar!?). Dhe kjo në mos shpifje ose përhapje paniku të rremë çfarë quhet tjetër? Nderime horr! Na mbytën llafet që burimin kryesor e kanë atje ku nuk duhet te ketë te tilla por vetëm “gjuhë ligjore”! Parlament llafesh pa bukë!?

  • I nderuar,zoti moderator!
    Ju lutem na ndihmoni ne HUMBESVE TE FIRMAVE PIRAMIDALE,se po degjojme per ndarje te kesteve shtese te lekeve,por NUK DIME KU TE DREJTOHEMI!!!
    Askush nuk jep informacion!
    Sikur behet qellimisht kjo pune,qe TE MARRE KUSH TE MARRE!!!
    Sic duket ata qe jane administratore te ketyre firmave MASHTRUESE,jane bere edhe vete MASHTRUES!!!
    Ju lutem na ndihmoni me ndonje sqarim te sakte!!!

  • Si e kuptoj une,puna qenka keshtu.Meqe ushtria jone hyri ne Nato,rrogat e oficereve u bene nga 10 mije euro ne muaj dhe ata paskan blere nga nje avion privat per koke,anipse ushtria s’ka asnje cift roje per gatishmeri.Meqe Sala i ka shtruar rruget me te gjera se pistat e aerodromeve atehere privatet e kane me kollaj te ulen ne autostraden e Kardhiqit sesa ne Rinas.Po po e ngarkojne drogen me ushtri ne Kardhiq per ta shkarkuar ne Divjake,ku I pret skuadroni I dyte qe i ngarkon ne Divjake per to shkarkuar prape ne Kardhiq.

  • Kur u tha para disa vitesh ne qeverine Nano, nga opozita atehere se eshte vjedhur thesari ne tunelet e krrabes, doli ky Erion Bracja dhe qeshi duke thene : Ne Krrabe ka qymyr e jo flori! Por kur kjo vjedhje u pranua nga qeveria pastaj Erioni humbi ca kohe e nuk u pa. Edhe tani Erioni si kryetar komisioni parlamentar per ekonomine flet per…ushtrine. Ngadale Eri se mos ben prap bllof si me thesarin dhe merr kartele te kuqe nga Rama pastaj.

  • 55a mllkimi i shqiptareve!
    Nese deri dje ai ligj famekeq mori mr qafe me mijra jete njerezish te pafajshem ,sot me po te njejtin emer por tashme i meshiruar ne nje zedhenese ugurrezeze e nje partie qe nuk ka asgje te perbashket me kete nen famekeq .
    PD u krijua si Shpresa e Shqiptareve per te harruar te kaluaren e hidhur dhe per nje rend e jete me te mire .
    Dhe ja gazeta 55 akoma e perdite si ai nen po i kendon mbi koke si kukuvajke qe ndjell ZI zi….zi!
    Por populli e kupton hallin tuaj .
    Ju jeni te shitur , parate tuaja , ose me mire duart tuaja nuk jane te pastra ,ndaj cirreni e bertisni me te madhe .KAPENI HAJDUTII…….IN!
    Dhe ….do ju kapim ….nuk keni ku veni !
    Nese keni vjedhur …..do i paguani te GJITHA……!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *