Braçe: Berisha të distancohet nga bandat me të cilat bashkëpunoi për 8 vjet

anazapta

Deputeti socialist, Erion Braçe, reagon ndaj qëndrimit të ish-kryeministrit Berisha, i cili e cilësoi sot operacionin e policisë në Lazarat si kaotik dhe të dështuar që në nisje.

Braçe shkruan në një postim në Facebook se Berisha doli haptas në mbrojtje të kriminelëve. Ai kërkon që ish-kryeministri të distancohet nga bandat që për tetë vjet i garantoi dhe bashkëpunoi me to.

“Krimineli sapo foli sërish!! Sali Berisha doli haptazi kundër Policisë së Shtetit!! Sali Berisha doli haptazi në mbrojtje të kriminelëve që kanë pushtuar e mbajnë peng Lazaratin!! Sali Berisha sapo barazoi policinë me kriminelët!! TANI QE SALI BERISHA PO FLET, ARRIJ TË KUPTOJ QARTË SE PARADA E KRIMINELËVE NË MEDIAN E SALI BERISHËS ËSHTË E DIRIGJUAR PREJ TIJ!! FJALËT E TYRE NË MEDIA JANË TEZAT E SALI BERISHËS!! SALI BERISHA ËSHTË IMUNITETI I TYRE, PREJ TIJ E TEZAVE TË TIJ KUNDËR POLICISË SË SHTETIT, KRIMINELËT VIJOJNË TË QËLLOJNË MBI POLICINË!! Por jo vetëm!! Deri tani, pas tezave të Sali Berishës sipas të cilave policia po qëllon në mënyrë kaotike, ka dy të plagosur, asnjëri nga Lazarati, njëri nga Ura Vajgurore dhe tjetri nga Pogradeci, asnjëri banor në Lazarat dhe të plagosur në zonën e kontrolluar nga kriminelët e mbrojtur nga Sali Berisha. KY ËSHTË SALI BERISHA!! THUAJI SALI BERISHËS TË DISTANCOHET NGA BANDA KRIMINALE QË PER 8 VJET RRITI, GARANTOI, BASHKËPUNOI, KULTIVOI, TRAFIKOI DHE NDAU PARATË ME TË E POLICËT E TIJ NË LAZARAT!!”, shkruan Braçe.

Share This Article
17 Comments
  • Pse duhet te distancohet Berisha nga bandat me te cilat bashkepunoi per 8 vjet ?! Thenie shume e cuditshme e braces kjo dhe mban ere demagogji dhe mashtrim indirekt ndaj publikut.
    Ja ta argumentoj: Nese Berisha ka bashkepunuar me bandat per 8 vjet, atehere duhet futur ne burg me perpara dhe te denohet me shume se banditet. Nese nuk denohet si ka gjasa absolute te ndodhe keshtu, atehere do te thote se Brace, PS, PD dhe Berisha po bashkepunojne me njeri tjetrin per te nxjerre pa lagur gjithkend qe rri ne majat e politikes, pavaresisht nga krahet politike, dhe ne na hedhin hi syve me deklata bombastike, qe i merr era pas dy ditesh !

    • #e(pa)verteta – Beji nje nder vetes dhe lexoje perroin psiqik qe ke shkruar, sepse nuk ka njeri me mend qe te arrij ne konkluzionet qe arrin ti. Une e kuptoj qe ke sindromen e Saliut qe i fut te gjithe ne nje stan, por kesaj rradhe ja ke futur kot.

  • E verteta !
    Sali Berisha jo vetem qe nuk do denohet,
    por mbas 4 vjetesh do te marre prap pushtetin,
    ne koalicion me Ilir Meten

  • Si ne leksikun (e) dhe llogjiken e semantikes; z. deputet le shume per te deshiruar. Fillon me nje absolutizem [krimineli sapo foli…] konstatim [doli haptazi] e kalon ne akuze [barazoi policine me kriminelet] Pastaj “Tani qe Saliu po flet z.B kupton dirigjentin, imunitetin etj.” Shkronjat kapitale e shtojne emfazine tek TANI [tani e mori vesh kete z deputet?] dhe mbaron me nje oxymoron – kundershti absurde; duke i bere thirrje te Heqe Dore. 1- ose kape vete/ shtyje ne cep me shtetin ligjor , meqe qenka i tille e ti e vertetove 2 – vazhdoni thirrjet e merrni ate Rroge per asgje; nga te 2-3 krahet e politikes.

    Te komentosh nje FB te dikujt eshte pa vlere, kur personi eshte Deputet i Kuvendit justifikohesh deri diku, duke thene: “Eshte fatkeqesi qe ky vend per 25 vjet ka deputete te tille” te pa-afte te artikulojne qofte 3-4 fjali te sakta. Politikane Deshtake, te cilet flasin e vetem flasin, por kurre s’diten te flasin apo ku/kur te flasin. Kjo loje e poshter [dhe patetike] e Politikes Shqiptare, e cila perqendrohet gjithmone ne 1-2 pika [lideri/ replikat kot] s’do mbaroje persa kohe cdo person qe Paguhet nga Publiku; nuk meson se e ka detyrim te heshte e te lere organet kompetente te punojne. Mjegullsia e kesaj “kala dibrance” gjithmone terrorizon faktet, si ato te mira e si ato te keqia; Policia eshte ne Lazarat. Cfare thote Berisha s’ka asnje fare vlere. Cfare thote z Brace ne replike – me llogjike shkon – se eshte dy here pa vlere.

    ***

    Kujtese: zoteria i mesiperm – kam lexuar ne kete gazete – eshte Kryetari i Komisionit te Ekonomise ne Parlamentin Shqiptar!! Supozuar te shkunde cdo kend, qe ben shkelje me Financat e Shtetit, problemet bankare, borxhin publik; e te gjithe politiken Ekonomike te Qeverise Shqiptare. Z. Berisha dihet qe eshte fatkeqesi kombtare; zoti Brace eshte si “zhavorri” nje ne mes 00-00 deputete/ ministra te kesaj periudhe tranzitore. Te gjithe se bashku kane kontribuar qe Shqiperia te ngelet vendi me ivarfer i Europes, me papunesi, kriminalitet esktrem, drejtesi te korruptuar dhe Fonde Publike qe shperdorohen cdo dite.

    Ky protagonizem i semure – ne kurriz te popullit – asnje here s’do marre fund persa kohe qe Opinioni Publik nuk i detyron te heshtin.

    • Nuk kam c’te shtoj, pervec: Injorance e thelle e pseudo-aktoreve politike!
      Ose mundohet te kopjoje Berishen (kur ishte ne pushtet dhe vetem akuzonte opoziten) ose i eshte bere sindrome…

  • Tashti Berisha nuke distancohet dote se e dine se c’fare e gjene,ashte kollaje me hy ne loje…po duhet bythe me dale nga loja.
    Tani Sali Berisha eshte ne mese te dy zjarreve,ligjit dhe krimit,perfundimin e ka te turpshem…..e drejta vonon po nji dite te gjykon.
    Ky eshte fundi politik dhe morle i Sali Berishes,Lazarati gropa e turpit per Berishen dhe Partin Demokratike.

  • Na lodhen me Brace e me Noka. Kur do mesojne keta tipa qe ka te tjere njerez qe hetojne,arrestojne,denojne… Pse nuk merret Bracja me problemet e qarkut ku eshte deputet? Me katastrofen qe solli ne nafte Taci? Pse nuk thote sa na rendon borxhi e me se do paguhet? Keto dite ne lazarat po digjen 500 mln euro e ne beme feste per 200 mln dollare qe morem borxh. Berishen ky Bracja o ta fuse ne burg,o ca ka thene per te ti fuse ne xhep. La nam. 21 vjet vetem llafe.

  • Berisha perpara se ta distancohet duhet te futet ne burg more Brace.
    Apo ju rritet mendja juve se jeni deputete dhe kujtoni se kush jeni.Mund te shpreheni si t’ju a kete qejfi.

  • E more vesh Brace se kush eshte populli. Po POPULLI ama jo zoraxhinjte pa dinjitet dhe me trurin asfalt. Ben mire te lexoje komentin e ” E VERTETA” dhe “P.A.B”, ja kane thene te gjitha.

  • BANDITET E DROGES TE LAZARATIT JANE RRITUR NE INKUBATORET E SALI BERISHES.

    Ashtu si ne vitin 1996 me PIRAMIDAT financiare qe i grabiten si kulcedra LEKAT e shqyptareve nga banda mafioze e Sali Berishes, tani prape ky DEMON komunist i ANTIKRISHTIT Enver Hoxha ka hedhur me sulm banditet e droges dhe kanabisit qe i rriti me kujdes ne inkubatoret e PD-se se tij duke helmuar Evropen dhe Boten. Prandaj edhe Sali Berisha i del ne mbrojtje VEMJEVE te tij nga Lazarati, sepse me kete aksion te policise kunder droges se shtetit ka shume gjasa te mbetet si peshku pa uje, pa te ardhura per te blere vota dhe per te manipuluar zgjedhjet. Prandaj edhe Falmur Noka deklaron pa piken e turpit dhe moralit lidhur me nderrimin e padroneve te droges, sepse ne ndergjegjen dhe trunin e tij prej banditi verior prej Tropoje nuk ka vend morali perendimor i vendeve te BE-se.

  • O Braçe,mos leh kot.A mund te me thash,si u be me sheikun FULLAN? Ke heshtur si mumje egjypti,a thua e ka grasatuar edhe qeren tende? Ke 8 vjet qe nuk e ke hequr nga diskutimi,kete hajdut,shkaterues te ekonomise,etj,etj,nuk po te degjojme me,e si thua do flasish?
    O Braçe,po behesh teper i pa besushem,kur ke ngritur ne te gjithe muajt e 8 vitene koncesionet,ku e ke paligjshmerine,kush kontrate u prish,Kush pagoi parate Genc Ruli apo qeveria e Salit?
    O Braçe,mjaft se nuk mund te te degjojme e te lexojme me,se po shohim korupsionin e “RILINDJES” ne te gjitha fushat e ekonomise,(edhe me shume se ne kohen e PD),po shohim kriminele,te denuar,te pa shkolle,grabites,drogaxhinj te punesuar nga PS,a e di ????
    O Braçe,a e lexove nje artikull,ku shkruante nje intelektual nga Fieri,qe drejtor shkolle ishte vendosur nje ish bari dhish….? e perse,sepse kishte kontribuar me leke PS,gjate fushates dhe ju kethye shperblimi,po skandalet ne aesim ne Kurbin,Ne Reshen,ku vendosen drejtore shkollash,njerez qe nuk kane punuar kure ne arsim??? e sa e sa injoranca ka sjelle PS,vetem populli i di se Ju zoti deputet vetem per te bere gam,gam jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *