Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar hetimin e presidentit për korrupsion në lidhje me dekretin për kalimin e SHQUP-it nën pronësi të PD-së.
“Media raportoi ditë më parë se familja e presidentit ka interesa të drejtpërdrejta ekonomike, pronësore në atë godinë, që duhet të mbesë bosh sa më parë.
Nëse kjo provohet, atëherë presidenti Bujar Nishani duhet vënë nën hetim përmes një procesi parlamentar për korrupsion. Nëse provohet, krimi i tij është shumë i rëndë. Kjo histori duhet të hetohet me çdo kusht”, thotë Braçe.
Sipas tij, me pronat e ushtrisë është bërë një masakër e vërtetë, duke nisur që nga pronat e klubit sportive Partizani, nga të cilat përfituan edhe familjarët e Berishës.
“Pronat e ushtrisë kanë vite që janë kthyer në objektin e përfitimeve të paligjshme të një grushti politikanësh dhe familjarëve të tyre.
Në një rast të mëparshëm, po në Ministrinë e Mbrojtjes, klubi sportive Partizani dhe territori i tij iu kthyen disa ish-pronarëve, mes të cilëve figurojnë edhe pjestarë të rrethit familjar të Sali Berishës”, tha ai.
Braçe shprehet se mazhoranca e re nuk duhet të kompleksohet nga akuzat për revansh ndaj institucioneve, por duhet të hetojë shkeljet e zyrtarëve të lartë, duke nisur që nga presidenti.
“Maxhoranca e re nuk duhet të kompleksohet nga akuza në mbërritje të kësaj bande për gjoja revansh ndaj institucioneve. Kur drejtuesit e institucioneve shkelin ligjin, kushdo qofshin, duhen hetuar. E nëse faji provohet, duhen ndëshkuar. Tani është koha. Për këtë na votuan shqiptarët”, shprehet deputeti socialist.

Nishani edhe pa hetim fare, duhet te kontestohet per president.Sepse, eshte zgjedhur vetm nga nje subjekt partiak, ishte dhe eshte jo i denj per ket president shteti, nuk ka asnje merite qe do mbestet ndokush se duhet te mbetet. Eshte edhe i pa aft fizikisht e psikikisht, madhe edhe moral te shendosh kombetar nuk ka poasur e as te kaluar dhe perkates i subjektit meritor per te mbetut ne kete vend per mendat te plot. Ju lutemm shtatori nese e ze, nus ta prit tetori i ketij viti.Ik zotrote atje ku i ke ciribashet hajditet e kriminelet, shko ne sojin tend, se nuk tre duron koha e as rrethanat pozitive te krijuara ne Sqhiperi.
ky njeri qeshark duhet te hiqet menjehere nga posti I pamerituar I presidentit sepse eshte turpi I shqiperise ….ai ne bashkepunim me familjaret e gruas se tij me mbiemer kosava kane bere baterdi ne pronat e qytetareve durrsake e tiranas, duke fallsifikuar e tjetersuar pronat e tyre e duke jua grabitur pa iu dridhur dora. ne fillim te hiqet nga prresidenca e pastaj te hetohet per te gjitha pronat e grabitura, si ne rastin e fundit me Shtepine e Oficereve. Fisi I gruas se tij nje tufe me idiote e hajdute u trimeruan tani sepse I shebenin se bashku me kete te semure qe kemi president I shebenin sali berishes dhe ky kriminel, sali berisha I cili per te qendruar ne pushtet shiti shqiperine sa tek arabet e sa te greket e serbet, nuk e kishte fare problem t’i linte dore te lire ketyre hajduterve te benin c’te donin me pronar e te tjereve ne durres e tirane. Uroj qe qeveria e re ne fillim te pastroje gjyqesorin e pastaj t’a nise me keto hajduter e filli do t’a coje sigurisht deri tek superstrumbullari I te gjitha pislliqeve qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre viteve, do t’a coje te krimineli sali berisha I cila me doemos duhet te jape llogari per kasaphanen dhe baterdine e bere ketu me pronat e me cdo gje tjeter.
Jam shumë dakord me z. Braçe. Jo vetëm me pronat por edhe me armët e ushrtrisë, pushteti i babëzitur ka bërë kërdinë, “Vaterlonë shqiptare”.
Zoti Rama, mbani premtimet lidhur me rekrutimin apo zgjedhjen e individëve kompetentë në çdo nivel e pozicion pune. Filloni që nga Presidenti e deri tek nëpunësi më i thjeshtë. Mos mbani në punë njerëz se duhen mbajtur, siç shprehen dhe komentuesit më lart. Verifikoni dhe testoni çdo kandidaturë jo vetëm profesionalisht, por edhe për kulturën civile apo qytetare që demostrojnë si dhe etikën e sjelljes. Gjejini karrikes njeriun, e jo njeriut një karrike si në rastin flagrant në fjalë.
Me aq sa thonë dy parafolësit për historinë e familjes “presidenciale” shqiptare, nuk kam fjalë për të shprehur habinë se si arrijnë këta njerëz të na shiten si familje fisnike dhe me tradita?!
Mbase ia vlen një verifikim për të nxjerë të vërtetat ashtu siç janë. Ne nuk kemi nevojë por as dhe dëshirë, të respektojmë njerëz që mbase nuk e meritojnë.
Është e drejtë ajo që thotë z. Braçe se “Maxhoranca e re nuk duhet të kompleksohet nga akuza në mbërritje të kësaj bande për gjoja revansh ndaj institucioneve”.
Korrupsioni dhe abuzimet nuk mund të luftohen me mëdyshje por vetëm me vendosmëri dhe qartësi vendim-marrje.
SHUME DAKORT ! TE HETOHET AI DHE PLOT TE TJERE PER PAAFTESINE, INJORANCEN VJEDHJET E SHKELJET QE KA NE BERE!!
SHQIPERIA KA NEVOJE PER PASTRIM QE TE ECI PERPARA!!!
semundja qe ka ky palo president e paska lene me pasoja duhet te hetohet dhe te largohet urgjentsisht shteti nuk ka nevoje per koke boshe po per njerez me integritet,pjekuri maturi,kulture e dituri ky palo president nuk ploteson asnje nga keto kushte.
Nuk ka nevoje fare per hetim. Do te jete zgjatje kot e nje muhabeti pa kurfare bereqeti. Pozicionin e tij si sherbetor i politikes dhe jo garant i kushtetutes e vulosi me kete dekret famekeq.Ne çdo vend normal te botes nje firme e tille antikushtetuese dhe antiligjore nga kreu i shtetit , do te ishte e mjaftueshme per ta marre ne ndjekje penale per shperdorim te postit zyrtar. Dhe meqenese jetojme ne Shqiperi, qe ne seancen e pare parlamentare te legjislatures se re duhet te kerkohet shkarkimi i tij per shkelje flagrante dhe ne menyre te perseritur te Kushtetutes ne favor te te treteve apo te politikes klienteliste, produkt i te ciles eshte.
Erion Brace si gjithmon eshte i sakte dhe i perpiket me germat e kushteutes.