Braçe: Dëshironi të mësoni të korruptuarit? Pyesni Bashën për milionin e parë

Dita

Deputeti socialist Erion Braçe indirekt e lidh qëndrimin e PD-së kundër reformës në drejtësi me korrupsionin në radhët e drejtuesve të kësaj force.  Duke ironizuar deklaratat e kreut demokrat, Braçe shkruan se nëse pyesni Bashën për “milionin e parë” në euro, atëherë mund të gjendet edhe I korruptuari në radhët e PD-së.

“Lulzim Basha gjen të korruptuar në PD, por nuk është as ai vetë e as Berisha, madje as “familja”!

Kush të jenë? Pyeteni Bashën për “milionin e parë” në euro, mund ta gjeni!

Lulzim Basha paska thënë: Në PD ka të korruptuar të ish-pushtetit të PD!

Nuk është ai vetë, as Berisha, natyrisht! Nuk është as Familja! Po kush të jenë?
Ka dy ditë që pas alarmit jo partiak të “Presidentit” Nishani, panikut epik të Sali Berishës, që
Policia e Partisë, e përbërë nga ish-udhëheqësit e Policisë së Shtetit në kohën e PD, po kërkojnë deputetët e PD që mund të votojnë reformën në Drejtësi. Pjesë e skemës policore është edhe publikimi i sotëm! Ju mendoni se ka lidhje me betejën e paanë të Bashës kundër korrupsionit?
Asfare! Pyeteni Bashën për milionin e parë në euro dhe do e kuptoni!”, shkruan Braçe.

 

Share This Article
2 Comments
  • Brace djali,nuk e mbolli lul-kusaro-krimineli korrupsionin ne Shqiperi,,,ate e mbolli I pari
    genc-shemtire-ruli me PD-ne ne pushtetin e 1992-1997.
    Pastaj e moren stafeten nano-kurvat dhe e ngriten disa kate ngrehinen e korrupsionit te
    PD-isteve,deri me 2005.Nga ketu e moren barbaret brekedhjere,midis te cileve edhe holandezi fluturues .
    Keshtu Brace,nuk kane nevoje shqiptaret te pyesin me jo lul-shqupsin por as edhe ty e te tute ,per hatane 25-vjecare te shkaterrimit total te shtetit ,ekonomise dhe perspektives se tyre,nga duhma me e flliqte dhe me antikombetare e integruar majtas-djathtas.
    Shqiptaret e dine fort mire autoresine e arkitekteve dhe zbatuesve te hajnise dhe korrupsionit krethemeles ndaj shtetit te tyre.
    Hajt pra Brace, n’a jepni tregues se si do t’a crrenjosni me themel kete flame ,pergjegjes te pare dhe te fundit te se ciles jeni ju,politika gangstere ,e pashpirt,e pas-nentedhjetes.
    TUNG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *