Erion Braçe dhe Ermal Kuqo urojnë në murin e Kryeministrisë

redaktor

Nismës “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” i janë bashkuar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe dhe basketbollisti Ermal Kuqo.

Ata kanë dërguar mesazhin e tyre të urimit në murin e selisë së qeverisë.

“Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët. Gëzuar 2014! Shëndet, paqe, lumturi dhe siguri për të gjithë,” thuhet në mesazhin e Tahirit.

Kurse në mesazhin e deputetit Braçe lexohet: “Një vit ndryshe, të mirë, të mbarë, plot solidaritet, e zgjidhje për çdo shqiptar të pamundur, të vuajtur dhe në nevojë! Mundësi për JU!”

Basketbollisti Kuqo shprehet: “Urimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët. Qoftë 2014 viti ku populli ynë do të arrijë të kuptojë që shteti është në shërbim të tyre dhe jo anasjelltas…Qoftë viti ku familjet e ngujuara do arrijnë t’i falin gjakun njëra tjetrës dhe do t’i krijojnë mundësi fëmijëve të tyre të kenë një jetë normale…qoftë një vit me sa më shumë shëndet, lumturi, buzëqeshje, dashuri, integritet, solidaritet, drejtësi, e ndershmëri për të gjithë shqiptarët…”

4

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *