Nga Vladimir Karaj
Në një shfaqje të pazakontë në gjykatë, numri 2 i qeverisë, Erjon Braçe ishte i pranishëm të premten në mëngjes në seancën gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Drejtori të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula.
Braçe u filmua i ulur në fund të sallës së gjyqit dhe menjëherë pas vendimit të gjykatës për të lënë në arrest drejtorin e AKSH-së, sulmoi prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja se po bënte “presion kriminal” ndaj të akuzuarit Pula.
“Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit,” deklaroi Braçe, duke marrë në mbrojtje zyrtarin e akuzuar.
“Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë jo për këtë çështje, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet,” tha ai, duke mos i kursyer akuzat për prokurorin e çështjes.
Prania në sallën e gjyqit dhe komentet para gjykatës të zv.kryeministrit ishin në të njëjtën linjë me akuzat e një dite më parë të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha në parlament se “një prokuror në Durrës i lidhur me krimin e organizuar, po u bënte presion punonjësve të shtetit”.
Por ndërhyrje të tilla nga drejtuesit më të lartë të ekzekutivit ndaj një prokurori dhe një çështjeje hetimore në vazhdim kanë shkaktuar alarm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe u denoncuan si presion i hapur ndaj drejtësisë nga Partia Demokratike në opozitë.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën për të dalë me një qëndrim të të gjithë anëtarëve kundër ndërhyrjes së politikës në punën e prokurorisë,” tha një burim nga KLP për BIRN. “Prokurorit në këtë rast i ka dhënë të drejtë gjykata,” shtoi ai.
Opozita i denoncoi reagimet e Ramës dhe të Braçes si presion që i bën “të pushtetshmit të paprekshëm”.
“Presioni i Qeverisë nga Kryeministri tek Zëvendëskryeministri ndaj prokurorisë dhe gjykatës që kanë urdhëruar arrestimin e Drejtorit të Kadastrës në Durrës, është kriminal,” tha ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Zv.kryeministri Braçe refuzoi t’i quante ndërhyrje në çështjen hetimore deklaratat e tij në një bisedë për BIRN, ndërsa tha se “kishte të drejtë të shprehte opinionin e tij pas asaj që kishte dëgjuar në gjyq”. Gjithashtu, Braçe i shtoi akuzat për Ndojën duke deklaruar se “i ishte krijuar bindja që ai kishte mashtruar gjykatën”.
Akuzat për zyrtarët e Kadastrës
Përplasja mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja nisi pas arrestimeve të fundit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit. Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve.
BIRN mësoi se si Pula ashtu edhe Kola akuzohen për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorisë kanë regjistruar dhe lëshuar certifikata pronësie në një prej fshatrave turistikë në Gjirin e Lalzit. Në dokumentin e Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Kolës bëhet me dije se ajo kishte kryer procedura për regjistrimin e pronës “në emër të subjektit investitor ndërtues Lura sh.p.k”.Prokuroria pretendon se regjistrimet janë bërë në shkelje të ligjit dhe me gabime.
“Ka rezultuar gjithashtu se sikurse në librat ku bëhet regjistrimi manualisht, edhe në kartelat e pasurive për të cilat janë lëshuar certifikata e pronësisë nuk janë shënuar kufizimet përkatëse sipas kontratave që janë lidhur me pronarët e truallit, kusht ky i kërkuar shprehimisht nga Ligji Për Kadastrën”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për masën e sigurimit ndaj Kolës.
Të dy zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës mohojnë akuzat.
Zv.kryeministri Braçe mori në mbrojtje dy nëpunësit, ndërsa tha se akuzat ndaj tyre ishin të pabazuar në prova. Ai tha se pronat ishin regjistruar siç kërkohej prej ligjit dhe se për këtë nuk kishte ankesë as nga investitori, as nga pronarët e truallit dhe as nga shteti. Ai po ashtu tha se përndryshe nga sa pretendoi prokurori, kufizimet e pronave të zotëruesve të truallit ishin shënuar në dokumentet e regjistrimit, ashtu siç ishin edhe të parashikuara në kontratat e sipërmarrjes.
Ndërkohë, gjatë deklaratës publike për mediat menjëherë pas seancës gjyqësore, Braçe akuzoi prokurorin e çështjes se arrestimi ishte vijim i një presioni kriminal ndaj Pulës.
Opozita kërkon hetime
Opozita akuzoi qeverinë për presion ndaj prokurorëve që hetonin korrupsionin dhe kërkoi nisjen e hetimeve ndaj Ramës dhe Braçes për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj tha se “veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata” dhe mburri gjyqtaren Besjana Garxenaj për integritetin profesional.
Ai tha se Braçe kishte ushtruar “presion kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit”. Alibeaj po ashtu akuzoi qeverinë se po përdorte vetingun për t’u bërë presion prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Partia Demokratike bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhimin që ai bën me procesin e vettingut për çështje individuale dhe konkrete”, tha Alibeaj.
Sipas tij, drejtuesi i arrestuar i Kadastrës në Durrës “është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion”.
Braçe mohoi çfarëdo lidhje fisnore me Pulën, dukë thënë se nuk kishte asnjë pikë takimi mes tyre. Ai tha se do i kërkonte Alibeajt të provonte në gjyq akuzën, duke aluduar se do e padiste për shpifje.
Braçe i tha BIRN se drejtori i ASHK-së, Liridon Pula ishte shantazhuar tre herë në zyrën e tij. Në një nga rastet, sipas Braçes drejtuesit të Kadastrës i është kërkuar të largohet nga Durrësi. “Kam marrë dëshminë e personit nën shantazh, që është drejtuesi i zyrës së Kadatrës së Durrësit,” tha Braçe, duke këmbëngulur se do të mbronte çdo punonjës të shtetit që vihej nën presion kriminal.
Ai mohoi të kishte ushtruar presion. “Fare, unë nuk kam ndërhyrë asnjë sekondë në procedurat hetimore që ka nisur prokuroria. Nuk kam ndërhyrë. Nuk kam ndërhyrë as në procesin e gjykimit të elementëve të masës së sigurisë. Po të kisha ndërhyrë, edhe hetimi do ishte ndryshe edhe vendimi do ishte ndryshe”, përfundoi Braçe.
BIRN nuk arriti të kontaktonte me prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja.
*****
Vladimir Karaj është redaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania. Titulli është i redaksisë. Foto: Liridon Pula në Gjykatë

Brace kerkon qe te garantohen vjedhja e prones.
Jepi Brace, ka popull te mbaruar plot qe ta jep voten. Me gjithe dron e karrige ne bythe
Këta janë kaq të pacipë sa nuk pyesin as për shtet e as per rregulla.
nuk kam ndonje simpati per Ramen..Bracen dhe Pule-n biles perkundrazi ,,,por nese me kete standart do gjykohej nje pjese e bandes se berishajve atehere duhej qe
:
1-Xen Berishaj
2-Lul Bashaj
3-Fatmir Mehdiu
4…ect Pedera
Duhet te vareshin ne litar
.
nuk po permend Berishalen qe duket hapur qe po mbrohet hapur nga segmente antishqiptare ne Washington & Bruksel..
,
nuk eshte e tepert te themi se nja 4-5 dipllomate europjane dhe amerikane duhet te ishin ne bangen e te akuzuarve bashke me grupin ciftelia..
.
Keqardhje dhe per vetingun e Lu-Leshit qe jo vetem perjashtoi nga gjykimi krimet e Berishes Arvizuse & Rajersonit..por si duket do ta perdore te rrexoje Ramen ndoshta me pelqimin e ketij te fundit si ne maj 2011 qe u be kurban artificjal..
Pra ti mendon se meqenese nuk qenkerkan denuar disa vete kohe me pare,atehere nuk duhet dnuar as Pula .
Po ashtu nuk duhet te denohen fajtore edhe ne te ardhmen.
Leri menjeane partite, por uro qe te gjithe ata qe abuzojne me detyren shteterore per perfitime te paligjeshme te denohen. Kuptoje, eshte dhe ne te miren tende edhe timen edhe te gjith shqiptareve denimi i tyre.
Irfan Durrsaku komenti juaj eshte i drejte dhe realist, mesazhi i qarte per cilindo qe ka sadopak mend ne koke dhe qe nuk eshte tifoz i semure apo sahanlepires i pushteteve, majtas apo djathtas. PERGEZIME.
Hahahaha karbani dixhital duket shume qarte qe nuk ka simpati per bracen dhe ramen hahahaha karbani dixhital
Hahahaha karbani dixhital duket shume qarte qe nuk ka simpati per bracen dhe ramen hahahaha karbani dixhital….
Si gjithmone Cihuaha e Rames perdoret per diversion.
Pas fiaskos se drejtesise me Tahirin, i duhet vertetuar botes se gjykatat dhe prokuroria jane te pavarura nga Rilindja. Bile jane armiq shume te eger te Rilindjes.
Ja pra dhe provat po ju a jep Cihuaha i Rames. Hajde mos i besoni po deshet.
SOT BRACE LILIPUTI ESHTE KOPJE E AL KAPONES NE CIKAGO SHBA NE VITIN 1933
Ne te njejten menyre sulmonte dhe kercenonte prokuroret federale amerikane mafiozi Al Kapone shume vite me pare qe kishte kapur gjithe administraten e Cikagos dhe po kerkonte te kapte SHBA afro nje shekull me pare me nje ndryshim thelbesor:
AL KAPONE NUK ARRITI TE BEHEJ ZV. KRYEMINISTER SI MAFIOZI ERION BRACE, ZEVENDESI I EDVIN DROGES DHE NE SHQYPNI NUK KA SESI PRESIDENTI I KORRUPTUAR DERI NE VRIMEN E BYTHES ENVERISTE, LIKE FLORIRI TE EMEROJE NJE PROKUROR SI ELIOT NESS QE PRANGOSI AL KAPONEN DHE E COI NE BURG NE ALKATRAZ.
Ky eshte ndryshimi rrenjesor i SHBA te vitit 1933 me realitetin aktual te Shqypnise Enveriste te Edvin Droges me Like Floririn e Gramoz Rucet me “Venusat” e Enverit nga pas ne krye te KLP-se qe kane kapur dhe kapluar kalipic Shtetin dhe Pushtetin si ne asnje vend tjeter te Botes.
D I T A:Degjuam KM Rama,degjuame & zvendesin e tij.Degjuam dhe BABALET 1,2,3,…Po lexojme dhe gazetat.Po degjojme edhe TV ne shqiperi.Te gjitha keto do i marri PD e Saliut dhe do i çoi te BILD ne Gjermani dge VOA-SHBA siç veprane me dosjet 339,184.Kjo histori ka vazhduare 30 vjet te ne.Mendimi im:
1-Te degjojme se çdo thot KLP ,pasi ne kemi Kryeprekurore formalisht qe po vepron si Tik Llalla.Nuk dim se kush eshte nj e sh i..ne drejtesin tone qe tu japi vertetesi problemeve te tilla te bera si peshku e ngjalat ne rrjete.
2-Qe drejtesia sidomos ne ne baze ka vazhduare dhe po vazhdon te beje kerdine me pronat per 30 vjet kjo eshte e kuptueshme.Ne Lezh,Durres,vlore,Sarande,etj,rera eshte kthyere ne toke,toka ne dete,etj si dhe i ka marre me i forti,parelliu,dhe drejtuesit e Bashkive nuk kane dale para pergjegjesise kjo dihet 100 %.Edhe topi Mato-Grudes nuk e çan dot korrupsionin gjithandej per pronen.
-Zoti e shpetofte kete vend nga mafja e prones…dhe gjithe pasurise kombetare e çuar per skrap dhe e kthyer ne dollar per politikanet 30 vjeçar.
-Besoj Qeveria Rama do dali nga rrethimi dhe do japi zgjidhje optimale katraures qe beri banda e PD qe nga 1992.Pike.
ah o kapterr madhor
nüe rrethim mbete gjithë kohën!!në kohë të enverit kur ishim me të vërtetë,në kohë të saliut ku ishim në të vërtetë dhe tashti që na ka rrethuar rama,ti kujton se je në rrethim!!
o kapterr debili,nëse nuk del dot nga rrethi që ke në tru!?
përse nuk e hap një vrimë në kokë dhe të të dali ajo mizë që të ka mbetur jashtë!!
or copa e idiotit që të ka zënë alchajmeri e demenca bashkë,nuk po e sheh se ky hajdut i pa skrupullt ka rrethuar gjithçka??a nuk po e sheh se dhe ty të ka rrethuar dhe jo vetëm!!të ka pjerdhë në tru!!
o kapterr mavria,vish pampers se dhjeve dynjanë!!
hy debilat e mutit!
mor të plaçin sytë nuk e kupton se dobiçi i burgajetit dhe çiuaua i tij kanë rrethuar gjithçka??
mor kokrra e idiotit,përse tashti këta mund të bëhen hetues e gjykatës,por kur i kërkonim ne për të çuar përpara drejtësisë vrasësit e 21 janarit,ata nuk i kishin këto kompetenca??përse nuk folën asnjëherë kështu si flasin tashti që”janë të rrethuar”??
he copa e mishit pa sy pa veshë dhe me një gojë sa një hale!
Brace ne kete seance gjygjesore ka treguar me pranine e tij atje, me sulmin ndaj prokurorit me pas, se pushteti eshte prezent neper gjygje si mbikqyres qe “percakton” pastaj drejtesine e vendimeve te drejtesise! Pra Brace ne kete rast ka treguar me sinqeritet nderhyrjen me cizme te qeverise ku eshte zv. Kryeminister ndaj pushtetit gjygjesor.
Por ka raste tjera te sinqeritetit te Braces, ja nje p.sh.
Kur Brace ishte ne opozite qeverisja e Berishes kish Borxhin publik 62%. Brace jepte kushtrimin partizan se kur te merrte PS pushtetin do ta bente me ligj qe ky Borxh mos i kalonte 60%…por erdhi ne pushtet pastaj PS (apo Rilindja) dhe zv. Kryeministri Brace nuk kujtohet me te ulerije per Borxhin e sotem publik qe i fshehur pas PPP-ve po alarmon FMN sepse ka kapur 80%! Dhe Brace hesht me sinqeritetin e atij qe ka gojen me bagla.
KËTYRE PUSHTETI IU JEP FUQI NDAJ TË QËNIT HIÇ REALISHT. E KANË DITUR PËR SHKELJET QË PROKURORI KA “KRYER MË PARË” DHE KANË BËRË TË HESHTIN HALLKAT E KONTROLLIT, THJESHT JANË NË SHKELJE TË DETYRËS. SEPSE NUK MATIN PUNËN ME VETËM STANDARTIN, POR ME ATË TË MËPARSHIM. RRUFJANIZËM PËR TË JUSTIFIKUAR ÇORBAT TYRE DHE PËR TI PATUR KONTIGJENT PËR NDYRËSITË E
ARDHËSHME TË TYRE QË NUK DO KENË FUND ME KËTË TË PSIKOPAT ALKAIDIZUAR DERI NË THUA.
PS. NËSE DO TE KETË NEVOJË PËR KONSULENCË HIDHU NGA ET’HEMI I LALËS