“Administrator i ri, zanat i vjetër”. Kështu e komenton deputeti socialist Erion Braçe kërkesën për rrogën e administratorit shtetëror të CEZ-it, Sait Dollapi. Në një postim në Facebook, Braçe shprehet se në kohën kur CEZ gjendet në kulmin e krizës, zhvatja vazhdon.
“CEZ Shpërndarje vijon të zhvatet. Administratori i ri, zanati i vjetër: I kërkon Entit Rregullator të Energjisë rrogën:
550. 000 lekë të reja ose 5.5 milionë të vjetra! Enti i ka miratuar sot rrogën: 300. 000 lekë të reja! Kjo rrogë është më e madhe se ajo e drejtorit të KESH-130. 000 lekë; më e madhe se ajo e drejtorit të OSSH-130. 000 lekë; më e madhe se ajo e vetë kryetarit të ERE-140. 000 lekë, më e madhe se e deputetit, ministrit, kryeministrit, presidentit! E gjitha ndodh, kur CEZ është në krizë. Ka gati 600 milionë dollarë borxhe për të paguar dhe kur ka humbur totalisht kapitalin prej 268 milionë dollarësh! Kjo është zhvatje dhe zhvatja vazhdon”.