“E vërteta për çmimin e naftës dhe benzinës në tregun shqiptar”

Dita

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka sjellë sërish në vëmendje çmimin e lartë me të cilën shitet me pakicë nafta dhe benzina.

Përmes një postimi në facebook, Braçe sqaron arsyet e këtij çmimi, ndërsa paraqet edhe llogaritjen e çmimit real që duhet të ishte në treg.

Deputeti socialist shprehet se shpenzimet e familjeve për naftë, benzinë e gas janë vetëm 3% e shpenzimeve familjare.

Së dyti, Braçe thekson se nuk janë taksat që frenojnë uljen e çmimit. “Siç është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, çmimi në pompë është ulur pavarësisht taksave. Sa herë ulet çmimi i importit të naftës e bezinës, për shkak të TVSH-së, ulet dhe vlera e taksave që paguahen. Vlera e taksave të paguara nuk është 1000 lekë të vjetra për litër dhe kjo verifikohet lehtë në doganë, llogaria e së cilës është më e lartë”, shprehet Braçe.

Kryetari i Komisinit të Ekonomisë  shprehet se mungesa e konkurencës në treg mban të larta çmimet. Sipas tij, kontrolli i tregut për të dy produktet nga vetëm tre kompani, udhëzimi në fuqi që ka kthyer kompanitë e tregtimit me pakicë në agjentë të kompanive të shumicës të cilat përcaktojnë çmimet, cilësia jo standarde e naftës së tregtuar, ka cënuar rëndë konkurencën dhe ka bërë që në treg të kemi çmime të padrejta të naftës e benzinës.

Llogaritja

Për 1 litër naftë/ të dhënat nga dogana në datën 15 janar:

Vlera e importit në portin e Durrësit- 47,663 lekë

Tatimet dhe taksat:

Akciza- 37 lekë

Taksa e qarkullimit- 27 lekë

Taksa e karbonit- 3 lekë

Tatimi mbi vlerën e shtuar- 22,933

Totali=Çmimi i 1 litër naftë të importuar (bashkë me kostot e transportit plus taksat dhe tatimet

137,596 lekë të rejë. Çmimi i naftës në pompë 167 lekë të reja, pra diferenca 30 lekë për litër

 

 

 

Share This Article
19 Comments
  • Para se te beheshe pushtetar kam pas respekt maksimal per ty. Por keshtu e paska kjo pune. Tani je bere nje mashtrues me patente. Hajde mohoje qe 90-100 lek te cmimit te karburantit nuk jane taksa. Pse tek ai 60-70 lekeshi ku futet cmimi fillestar dhe kostot e tjera fshihet abuzimi?! Ik o Brace mos mu bej si goret e Saliut, mashtrues.

  • O Brace,me nje makine diesel shume ekonomike duke levizur pak neper qytet te duhen te pakten 80-90 mije lek nafte ne muaj.Kjo mund te jete 3% e te ardhurave te tua(3-4 milione leke)por jo e shumices se njerezve qe merr 250-300 mije lek ne muaj.
    Prandaj beji llogarite jo si per vete por si per ata qytetaret e thjeshte qe monopolistet e naftes vazhdojne e i rrjepin deri ne palce.Juve ju merrni voten ketyre njerezve dhe pastaj merrni shukat milioneshe nga monopolistet se ndryshe nuk shpjegohet ky maskarallek qe qeveria rri e ben sehir.
    Perse nuk e beni ligjin si ne Maqedoni?Atje e nxjerr koston Enti i Energjise,bie fjala 1370 lek sic e llogarite ti dhe mbi te cakton cmimin per konsumatorin,p.sh.1450 lek.Kaq dhe asnje qindarke me shume.

    • Kjo llogaria e braces eshte si llogarite e atyre qe nuk kane fitu ndonjeherw leke me djerse. Po pse nga durresi deri ne korce si shkon kjo nafta me frymen e shenjte. Po kosto e energjise neper pikat e furnizimit rrogat e punonjesve qe jane neper pika. Po ky e llogarit tvsh pasi i ka shtu dhe taksat e shtetit pra merr tvsh per taksat e veta se ku e gjen vleren e shtuar ke taksat vetem ky koqe e di qe flet si ne kohen e enverit dhe jo si ne ekonomine e tregut. Nuk ulet cmimi ne kapitalizem duke i caktu privatit cmime. Keto dhe ne dogane i vene nje cmim edhe ta keshe marre naften me lire bracja sdo tja dije. Tani do ti caktoje dhe cmim shitje. Ne vend qe te beje gjithe keto arna le ta beje naften monopol shteti e ti veje cmimet si ti vije mbare. Vaj me det kush merret me ekonomine shqiptare.

  • Ne 2013 marzhi i fitimit ne pompe ketu ku jetoj une ishte 7,5 centimes per naften dhe 10 centimes per benzinen ! Nafta 1,35 euro/l dhe benzina 1,54 euro/l , pra marzhi i i fitimit eshte 5.2 % dhe 6.5% ! Ju dhjefsha shtetin dhe monopolet ! E ropen popullin xhambazet !

  • Te lumte kalkolatricja. Llogarite i bere…..rezulton se po na vjedhin. Atehere çfare pret ti dhe qeveria ? PO inspektoriatet, po Prokuroria ? Do vashdojne te bejne sehir sepse ketu e HA xhepi i qytetarit ? Se kur cenohet xhepi i shtetit ( CEZ- OSSHE) te rrasin brenda menjehere. O ERION !!!!!! Mjafte me fjale …….duam vepra qe tu japim VOTEN perseri…………..Per kujtese : po u kthye PD do ju çoje ne burg qe keni bere sehir kur vidhej POPULLI.

  • Ketu ku jeto unej,fare afer shtepise eshte nje benzinate,cmimi i benzines, cili eshte afishuar ne njen tabele te madhe, ka rene nga 4,1 dollar per gallon(3.78 L) nje vit me pare, ne 2.4 dollar per gallon(3.78L).

    • Prandaj nuk njeh krize Amerika vella,sepse e nxit konsumin duke mos i renduar me taksa mallrat kryesore qe blejne njerezit.Ky i joni u be dy vjet rresht qe i rriti me 100 lek taksat e naftes,fut ketu edhe fitimin skandal me 250-300 lek per liter te Kastrati & co dhe ja ku perfundojme,kemi naften me te shtrenjte ne rajon dhe Europe.

  • Jam kurioz se sa TVSH mbledh shteti nga nafta e benzina.Sepse shumicen e rasteve qe furnizon makinen as nuk te hapin kupon me tvsh.Imagjino sa ju shkon fitimi per liter ketyre xhambazeve duke shmangur edhe tvsh-ne.

  • Levizni e ndryshoni gjerat o z.Brace e mos rrini vetem ne facebook.Monopolet nuk po ngopen duke na zhvatur,mjaft me! Nuk ka treg dhe konkurrence ketu po nuk nderhyri shteti si rregullator.Jo tre apo kater por edhe sikur katermbedhjete kompani te merren me nje tregti,ata merren vesh me njeri-tjetrin dhe ja ngopin me cmime te cmendura.Shihni si abuzohet me sigurimet e makinave.Jane tete a nente kompani qe veprojne si trust,i rrisin cmimet te gjitha brenda dites,edhe dyfish kur jua do qejfi.Lexuam ne media qe siguruesit vitin e kaluar te ardhurat i dyfishuan kurse pagesat per deme i rriten vetem 10-15 perqind! A nuk eshte ky skandal,perse nuk nderhyjne qeveria dhe autoritetet shteterore financiare qe ti ndalin keto abuzime? Keta politikane dhe zyrtare paguhen me rroga te majme nga taksapaguesit pikerisht per ti mbrojtur dhe jo per tu bere ortake me spekulatoret.

  • O Erjon,po jepuni leje(liçensë)dhe te drejte te gjitha pikave te karburanteve ne Shqipni per te importue ne vend karburant(kuptohet mbrenda te gjitha rregullave dhe kushteve te trajtimit te karburanteve) dhe keni per te pa se sa shpejt ka me zbrite çmimi I tyne. Ju duhet te hiqni te gjitha barrierat ne tregtine e jashtme.Vetem me nji ligj Ju mund te hiqni monopolin ne tregtine e jashtme që çdo subjekt i regjistruem ne tatimore duhet te kete te drejten me exportue dhe importue mallna(kuptohet mbrenda te gjitha rregullave)Pastaj monopolet si skanimi ne portat hyrese apo kolaudimi I mjeteve ,apo koncesionet shihen dhe ndreqen nji nga nji.

  • Po mire kujt ja thua kete qe tregu i karburantit eshte monopol i tre kompanive dhe keto diktojne poliken e cmimeve, atehere perse ju kemi zgjedhur ju ?

  • dmth ju kodosha toleroni nje fitim 25%, dhe ku ne nafte.dhe ku ne nje vend prodhues nafte dmth ne 100 litro nafte 25 mije lek i marrin hajdutet.Shto dhe 15% me cilesine.Bravo brace e ndritet.Po turp tu vije o legena o ndyresira o te paafte per hallet e popullit se per tuajat jeni mire.Do e merrni ate qe kerkoni ne qershor.Merrni nje lime dhe mprifni dhembet.

  • More por cfare roli ke Ti?Kujt ja thua keto? Kujt i ankohesh? More por spaski vene mend akoma juve? Po pse ju zgjodhem juve,per te na mbajtur konferenca apo per te prishur monopolet? Ske faj Ti more djale,Tyj kete rol te paskan caktuar ne” pallavramentin” tone vetem per te lehur….cerr….cerr….cerr…cerr dhe mafia komuniste vazhdon punen.Ik more majmun e na ler rehat me keto profka,na kerkoke neve popullit Ti qe te heqim monopolet se juve paski pune tjeter.

  • Ato pompat vetem ne shqiperi punojne dhe ju beka logaria e Braces Ktu ne USA NUK I BEKERKAN MIR LOGARIT QE KA REN CMIMIMBI 53 PRQIND Ik o Brace shko andej nga Berati shiko ku eshte prishur ndonji rrug dhe thoi EDOS te jap ndonji lek te riparohet rruga se per llogari nuk ja thua fare ti

  • 137,5 leke per liter i merrshteti i ketij te ndershmit pjesen tjeter e mer firma ,,,,,llogarite mer kokrra gomarit sa merr shteti ,,,,,3 te 4 e taksave i merr shteti edhe na dalin qe e ka fajin monopoli opo llogjiken e keni lene ne hale ju mer mashtruesa ordinere ,,,,,,,si nuk te vjen zor per ato qe shkruan populli di ti beje hesapet shume mire,,,,,,,,apo duhet te fillojme te perdorim bicikletat se na bejne mire per shendetin se kjo qeveri e ka shume merak shendetin e popullit se do qe te rroje sa me gjate qe ta rrjepi sa me shume,,,,,,,,,,,,!!!!!!!

  • ORE MIK!

    KASTRATI I JEPTE BERISHES KUR ISHTE NE OPOZITE 50,000 DOLLAR NE MUAJ

    TE NJEJTEN GJE BENTE EDHE ME EDUSHKEN KUR ISHTE NE OPOZITE.

    (NUK KAM INORMACION SE SA JEP PER ATA QE JANE NE POZITE)

    FUT NE BURG EDI RAMEN DHE BERISHEN DHE GODIT KASTRATIN.

    NDRYSHE QEPE HALEN SE NA CAVE PALLEN.

  • Po pse more karabush per te na mesuar matematike te kemi dhene voten more mistrec berati. E kemi mbaruar te larten neve or koqe. Iu kemi zgjedhur te beni ligje, te rregulloni mirqenien e popullit. Vendosni tavan per cdo lloj cmimi nderkombetar te burses, ne kete rast eshte 137 leke vereni me detyrim qe kushdo te shesi ta shesi 140 leke. Kush e shet me teper bllokoni biznesin. Kaq e veshtire iu duket ore b..qira kjo puna e biznesit, apo iu krypin djathin ne anen tjeter gjoja kompanite monopole?, prishini ato, apo u merrni leje me pare !?. Ikni more lepra, iu jeni nje mut i ndare pergjysem me ato maloket qe iken. Iu vrafte zoti qe po talleni me kete popull te lodhur, por nuk iu a kemi pare fundin akoma????????, se Zoti madh sheh dhe s´harron, por ta shperblen ku te dhembi me shume.

  • Deputeti socialist shprehet se shpenzimet e familjeve për naftë, benzinë e gas janë vetëm 3% e shpenzimeve familjare.Duke marre parasysh se mesatarisht ne Tirane nje familje harxhon 10.000 alll/muaj nafte i bie qe te ardhurat mesatare per familje te jene 300.000 all/muaj .Pagat mesatare ne TR jane rreth 50.000 all/muaj .. i bie 30% o Brace dhe jo 3% …

  • E turpshme. kjo quhet rrjepje ne sinkron privat – shtet. Te llogaritesh qe nqs nje shqiptar mesatar harxhon 10000 lek te reja ne muaj karburant, 6000 Lek te reja i shkojne shtetit. Ku i cojne keto lek, apo duke bere parada ne paris dhe duke na nxjerr Shkrelin qe do na i beje shqiperine si italine. Keta nuk e kane te gjate keshtu sic e kane nisur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *