Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace, ka ripërsëritur qëndrimin e PS për Qarkun e Fierit, duke theksuar se PS nuk do të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë në një kohë kur Berisha refuzon të njohë vendimet e gjykatave. Sipas tij, Gjykata e Lartë ka rrëzuar mocionin për qarkun e Fierit, një vendim që siç tha ai, kryeministri duhet ta zbatojë dhe jo ta mbështesë. Brace theksoi se PS është kundër rivlerësimit të mandateve të këshilltarëve. “Na ftoi dje që të shkojmë drejt mocionit për këshilltarët e Qarkut të Fierit dhe kjo dëshmoi që Sali Berisha nuk e di as çfarë kanë vendosur gjykatat. Pikërisht mocionin ka kontestuar Gjykata e Lartë, e ka rrëzuar. Ne nuk dalim kundër gjykatës, Sali Berisha të zbatojë vendimin e kësaj gjykate, ditën që e zbaton ne jemi gati të votojmë 3 ligjet e mbetura pezull me konsensus”, sqaroi Brace.