Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook teksa ka postuar disa foto se si vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier që për disa dite kishte shpërthyer në flakë, është shuar duke i mbuluar plehrat me dhe.
Braçe i ka kërkuar ndjesë banorëve dhe thotë se tashmë do të hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve në këtë zonë, të cilat pritet të kalojnë përmes landfillit të ri dhe inceneratorit.
Postimi i plotë i Braçes
MERR FUND FERRI 70 VJECAR
I PLEHRAVE NE DERE TE FIERIT!
Se pari,
shume ndjese cdo banori te qytetit te Fierit per keto 5 dite te keqia dhe 70 vite me plehra ne dere;
Shume ndjese te moshuarve, te semureve e femijeve mbi te gjitha!
Se dyti,
shume mirenjohes ndaj te gjithe punetoreve, manovratoreve e ciltdo tjeter qe punoi 24 ore ne 24 per te kapsuluar vatren me te madhe te infesksionit ne qytet;
Vertet shume mirenjohes!
Besoj se tani hapet nje faqe e re per trajtimin e mbetjeve urbane ne te gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin qe jane gati e duhet te nisin pune!

e.r/dita
Manovratore, kapsulatore….shume i dakordesuar me Chihuauan dhe shume i keqardhur per 5 ditet e keqia.
Deri tash kemi paguar qe plehrat te trajtohen… me nje zjarr te madhe, ne fushe!! Sa kemi paguar kot fare eshte pyetja e kush nuk ka kontroluar a po zbatohet a jo arsyja e kesaj pagese!
Paguajme, puna s’behet paret ikin e problemet i kemi prape aty nga papergjegjesia institucionale me ne krye Erion Braçen!!