Në unison mes tyre dhe në një lëvizje të koordinuar të gjitha kompanitë e sigurimeve në Shqipëri njoftuan dje rritjen e çmimeve të sigurimit të automjeteve me afro 45 për qind. Njoftimi erdhi si një rrufe në qiell të pastër. I pari që dha alarmin paraditen e djeshme ishte deputeti socialist Erjon Braçe. Më pas nga pasditja e vonë u njoftua nga Ministria e Financave shkarkimi i kreut të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Edhe kjo e fundit ishte bërë pjesë e skemës. Ca më vonë shoqata dhe Byroja e Sigurimeve dërgoi një njoftim për shtyp ku shpaloste arsyet se përse kishte vendosur të ndërrmerte këtë rritje drastike të tarifave krejt papritur. Pak më vonë, një forum i ekonomistëve në Facebook, i quajtur “Albanian Economist” ekspozoi një foto të gazetës zyrtare të Partisë Demokratike, “RD”, e cila kishte jo një, por 5 reklama nga 5 kompani të ndryshme sigurimi në faqen e saj të parë në numrin e djeshëm. Ishin të njëjtat kompani që në unison kishin vendosur rritjen drastike të çmimeve për shqiptarët dhe përdoruesit e automjeteve.
Le t’ia nisim nga fillimi. Me vendimin për të rritur çmimet brenda natës nga ana e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Vendimi i tyre nuk ka nevojë për shumë komente, është arbitrar, i ofruar me një imponim të dhunshëm për publikun dhe i argumentuar vetëm pasi plasi skandali publikisht dhe u denoncua në media.
Pastaj vijmë dhe tek kompania shtetërore INSIG, kjo kompani shtetërore dhe përfaqësuesi i saj, doli në mbrojtje të vendimit të kubesë së kompanive private duke bërë dhe një nga implikimet më spektakolare të një zyrtari shtetëror në një skemë të organizuar të fiksimit dhe imponimit të çmimeve në treg.
Më pas vijmë tek shkarkimi i këtij përfaqësuesi të INSIG-ut nga ministri i Financave, veprim krejt i natyrshëm, i domosdoshëm, por ama, nuk mund të mos vërehet se ministri duket se është kapur në befasi nga vartësi i tij, kur ky i fundit pa iu dridhur qerpiku bënte avokatin e kubesë së kompanive private të sigurimeve.
Pastaj vijmë tek qershia mbi tortë, tek faqja e parë e “RD” ku “shkëlqejnë si diamantë” reklamat e këtyre kompanive. Ky është një detaj jo dhe aq i parëndësishëm, pasi në thelb ekspozon një marrëdhënie që vazhdon në mënyrë të dukshme dhe të shpallur publike (tek e fundit për çfarë dreqin duhet një mbidozë reklamash në një gazetë që nuk shet dot as 100 kopje?)
Por aspekti që të bie në sy në të gjithë historinë e konsumuar në 24 orë me rritjen drastike të çmimit të sigurimeve është fakti se të gjitha këto kompani ndihen aq të plotfuqishme në treg sa nuk duan t’ia dinë. E marrin vendimin me bindje të plotë edhe pse e dinë mirë se këto lloj vendimesh bëhen pas konsultave institucionale dhe konsultave me grupet e interesit pasi kanë kosto dhe kërkojnë të shqyrtohen dhe një konsensus të gjerë dhe të argumentuar. Me pak fjalë kërkojnë kohën e tyre dhe kjo kohë me siguri që nuk është 24 orë.
Arroganca dhe arbitrariteti i këtij vendimi të kompanive të sigurimit mund të shpjegohen vetëm me një lloj autonomie dhe vetëbesimi se “nuk ka kush t’i ndalë”. Ndryshe si do të guxonin të vepronin me kaq arrogancë?
Nuk është se e kanë keq kur mendojnë se nuk ka kush t’i ndalë, sot Autoriteti i Konkurencës dhe AMF-ja që janë organe që duhej të kishin mbikëqyrur me kohë këto kompani, janë kapur për vete në befasi. Duket sikur këto institucione janë në gjumë, edhe po nuk janë në gjumë i bie që janë “në tavë”.
Mefshtësia e instrumenteve kontrolluese shtetërorë e ka kthyer skemën nga oligopol në kuçedropol.
Qeveria e cila dje u kap krejt papritur në befasi, më së paku duhet të nxjerrë një mësim nga ajo që ndodhi dje: Oligopolet dhe monopolet nuk e kapin lepurin e tyre me qerre, por me mjete ku e ku më të shpejta. Situata e djeshme duhej më së paku të “shkundë” qeverinë e kapur në befasi për të kuptuar arsyet se si u gjend kaq e papërgatitur në një situatë kaq arbitrare. Kush i ka lejuar këto kompani të punojnë si shtet paralel? Kush nuk ka bërë punën e tij? Çfarë nuk ka funksionuar? Këto pyetje janë tejet të rëndësishme pasi jo vetëm parandalojnë oligopolin në treg por shërojnë dhe vetë shtetin dhe institucionet e kontrollit, të cilat me paaftësinë ose implikimin e tyre po i dalin në krahë këtyre skemave abuzive, duke na shndërruar nga një treg Oligopol në një treg Kuçedropol.
Byroja Evropiane e Sigurimeve paralajmëroi me përjashtim për shkelje Byronë Shqiptare
Më 3 Tetor të vitit të kaluar Byroja Evropiane e Sigurimeve i ka dërguar një paralajmërim serioz palës shqiptare, ku kjo e fundit paralajmërohet seriozisht për përjashtimin nga Sistemi i Kartonit Jeshil. Letra e botuar ekskluzivisht nga DITA zbulonte se Byroja Evropiane është duke shqyrtuar mundësinë e përjashtimit për afro 5 vite për shqiptarët nga sistemi i Kartonit Jeshil të Sigurimeve. Por çfarë ka ndodhur? Shqipëria, prej disa vitesh është bërë pjesë e sistemit evropian të atij që quhet “Kartoni Jeshil”. Ky sistem synon lehtësimin e procedurave të dëmshpërblimit në rastet kur në Shqipëri aksidentet shkaktohen nga autovetura ose mjete të tjera të transportit rrugor të regjistruara dhe të siguruara në vendet e
BE-së. Nga ana tjetër sistemi siguron lehtësi si në masën e pagesës por edhe në procedurë, për automjetet shqiptare që kalojnë doganat e vendit dhe dalin në Evropë. Aktualisht me lehtësitë e siguruara nga përkatësia në këtë sistem të integruar evropian, një qytetar shqiptar që dëshiron të dalë me mjetin tij jashtë kufijve, mjafton të presë një “Karton Jeshil” të sigurimit dhe është në rregull me të gjitha detyrimet në raport me çdo të papritur ose aksident që mund të ndodhë në një shtet të huaj. Në rast se Shqipëria përjashtohet nga sistemi i “Kartonit Jeshil”, atëherë shqiptarëve do u duhet që në çdo doganë që kalojnë të paguajnë një taksë të posaçme.
Nga të dhënat e pranuara edhe nga vetë Byroja Shqiptare e Sigurimeve, kjo e fundit është në një gjendje deficiti minues 12 milionë euro si detyrim i papaguar ndaj palëve pretenduese. Pika më kryesore është “Fondi i Kompensimit”. Pra nëse një automjet pëson një dëm pas një aksidenti si pasojë me përplasjen me një automjet tjetër që rezulton i pasiguruar, atëherë është Byroja e Sigurimeve ajo që shlyen dëmin. Aktualisht fatura e papaguar e aksidenteve të kësaj natyre shkon në 12 milionë euro dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka afro 12 milionë euro dëme të papaguara të kësaj natyre. Kjo është një shifër e rëndësishme në raport me numrin e popullsisë në Shqipëri dhe ka rritur nivelin e riskut të Byrosë Shqiptare. Por përveç këtij borxhi, një tjetër problem është bërë shkas për tensionimin e marrëdhënieve me nuklin evropian të Byrove.
***
Nga Edlira Shehu
Sigurimi i detyrueshëm për makinat 45 për qind më i shtrenjtë brenda një nate
Dje jemi ngritur me një “gjobë” më shumë për ne që paguajmë taksa. Dhe ajo çfarë është paradoks nuk është ndonjë faturë që i paguhet shtetit, por kompanive private të sigurimeve për makinat që kemi në zotërim dhe veç faturave të kripura të karburantit që marrim, ndotjes së ambientit, jetës së pasigurtë, pamundësisë për të pasur një transport publik për të mbërritur në destinacionin tonë, marrjes së një mjeti motorik me kolometrazh të vjedhur që më shumë të mbetet tek mekaniku se në gjendje pune, detyrohesh t’u paguash kompanive të sigurimeve një çmim ndryshe mëngjesi, ndryshe darke, ashtu siç ju teket për me tepër dhe kompanive që janë nën administrim shtetëror. Në këtë formë çmimi i siguracionit të detyrueshëm për makinat është rritur brenda ditës me rreth 45 për qind, duke arritur nivelin më të lartë historik të shënuar ndonjëherë në tregun e brendshëm. Dy vjet më parë çmimet e siguracioneve ranë në nivele minimale, deri në katër mijë lekë, duke ngritur shqetësimin për rrënimin e tregut, pasi përllogaritjet zyrtare nxirrnin një çmim minimal risku 14 mijë lekë, që kompanitë të ishin të qëndrueshme. Krahasuar me atë periudhë çmimet janë pesëfishuar. Drejtori i kompanisë publike të sigurimeve, INSIG tha dje paradite se tani ato paraqesin koston reale të sigurimit. “Kjo do të bëjë të mundur që kompanitë të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj konsumatorëve duke paguar detyrimet në kohë, si dhe ndaj detyrimit që kemi ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Nëse nuk arrihet të merret sasia e duhur e parave për të paguar dëmet, atëherë kompanitë nuk mund të paguajnë dot as dëmet e veta dhe as detyrimet që rrjedhin për Byronë”, u shpreh dje mediatikisht drejtori i përgjithshëm i INSIG, Tomor Kalaja, drejtor i përgjithshëm i INSIG, pak orë para se të shkarkohej nga bordi i INSIG për këtë deklaratë të tijën. Tarifat e sigurimeve kanë qenë gjithmonë një çështje e nxehtë debati, ku shpesh janë hedhur dyshime edhe për çmime të dakortësuara mes kompanive. “Unë nuk besoj që ka një marrëveshje të mirëfilltë, por ka një lloj dakordësie në heshtje ose një lloj mendimi i përbashkët që rruga për të dalë nga ky rreth vicioz është vetëm kjo. INSIG-u është i detyruar të ndjekë tregun, qoftë kur tregu shkon lart, qoftë kur shkon poshtë, në të kundërt je jashtë tregut”, u shpreh Kalaja për vendimin e djeshëm të kompanive të sigurimeve për rritjen e menëjhershme të çmimit të siguracionit të detyrueshëm të mjeteve motorike.
Braçe i Ekonomisë: Hetim rritjes së çmimit të sigurimeve
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Erjon Braçe u është drejtuar me një letër kryetares së AMF-së, asaj të Autoritetit të Konkurrencës dhe ministrit të Financave, ku u ka kërkuar informacion për rritjen e çmimit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.
Zoti Braçe shkruan se Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka ndjekur me shqetësim lajmin se brenda një dite të vetme të gjitha kompanitë e sigurimit kanë rritur tarifën TPL për makinat e zakonshme me 6 mije lekë. Ai thotë se fakt akoma më shqetesues ështe se dhe kompania shtetërore INSIG është bëre pjesë e këtij veprimi, sipas tij të koordinuar i cili ka sjellë një rritje me rreth 43% të çmimit final. “Faktet e siperpërmendura, paraqesin një situatë e cila na bën te dyshojme se jemi përpara nje marreveshje të përsëritur karteli midis aktorëve në treg”, shprehet Braçe duke kërkuar që sipas nenit 102, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, “kërkojmë reagimin tuaj të menjëhershëm dhe një shpjegim me shkrim nga institucioni që ju përfaqesoni në lidhje me ketë treg dhe veprimin më të fundit në të”.
Ja si u rrit dje çmimi i sigurimit të detyrueshëm
Kompanitë e sigurimeve kanë rritur në mënyrë të menjëhershme dhe të njëkohësishme tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë. Automjetet me fuqi nën 1,600 kubikë do të duhet të paguajnë tashmë sigurim të detyrueshëm në vlerën 18,900 lejë, ndërsa ato mjete që kanë fuqi mbi 1,600 kubikë do të paguajnë policë sigurimi në vlerën 20,900 lekë. Shoqëritë e sigurimit bëjnë me dije se edhe TPL-ja për autobuzët është rritur nga 45,000 lekë në 50,000 lekë. Kjo është një “manovër” që e kishin parashikuar deri diku kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, duke qenë se 2013-ta u mbyll me performancë negative (-6%). Për vitin 2013, primet e shkura bruto të TPL-së u ulën me rreth 18.6%. Kjo lëvizje vjen pas luhatjeve të forta që pësuan gjatë vitit të kaluar tarifat e TPL-së, duke u shitur shpesh edhe në nivele poshtë primit të rrezikut të përcaktuar nga AMF, por edhe poshtë nivelit të shitjes së tyre në vitet ’90. AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës jo pak herë i kanë tërhequr vëmendjen shoqërive të sigurimit që të marrin masa dhe të evitojnë sjelljet e koordinuara dhe në dëm të konsumatorëve.
Kalaja i INSIG, shkarkohet nga detyra
Këshilli Mbikëqyrës i INSIG ka marrë dje vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë. Motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pakonsultim. Masa e shkarkimit është marrë menjëherë pas vendimit të drejtorit të INSIG-ut për të rritur në mënyrë të paparalajmëruar dhe të pakonsultuar me Këshillin Mbikëqyrës çmimin e siguracionit të detyrueshëm të automjeteve.

te hetohen te gjitha rritjet e cmimeve qe ne dukje jane abuzive dhe ne fakt te rritet cmimet e tregut me 45% ne vetme ne nje dite duket qarte se eshte abuzive dhe autoriteti i mbikqyrjes financiare qe esht enen varesi t eministrise se financave duhet te sushtorje kontroll te menjehershem tek ky sektor
KUSH DO HETOJE O TE KRIPSHA TRUTE? LLALLA?
KUSH DO I GJYKOJE O BILBIL GJYZARI I PS? GJYKATESIT E SALIUT? NUK PO KUPTONI SE JU KA LIDHUR KEMBE E DUAR SALIU DHE JU KA HEDHUR TRUTE E GOMARIT E SILLENI SI KALI NE LEME.
PASKENI QENE TE UNSHEM,PER PUSHTET,POR VETEM PER PUSHTETIN TUAJ,E TE NJEREZVE TUAJ.HARAM VOTAT QE KENI MARE,POR SHPEJT DO JU KETHEJE PERGJIGJE AI NJE MILIONSH QE VOTOI PER JU.
po iko brace se na cat koken akoma me ankesa ju si die ne opozit e sot ne pushtet .ikni mo aman se nuk jeni per pushtet ju vetm per te llapur per asenje qe tjetr.
TE GJITHE KOMNAITE TA THONE TRC QE ESHTE MARVESHJE DHE E FIRMOSUR DHE E VULOSUR .
dERI PARA NJE VITI CDO KOMPANI SIGURIMI KISHTE CMIMIN E VET NDERSA SOT KANE TE NJEJTIN CMIM KUDO QE TE SHKOSH NE CDE PIKE SIGURIMESH.
JU LUTEMI MERNI MASAT SE PO NA CMENDIN , DHE ME E BUKURA QE TE GJITHA MAKINAT SIGUROHEN ME TE NJEJTIN CMIM NUK KA RENDESI VLERA E MAKINES FUQIA MOTORRIKE APO VITI I PRODHIMIT.
S’DI CTE THEM TE PAGUASH NJE TAKSE VJETORE PREJ 3000 LEK (TE REJA) PER QARKULLIMIN DHE 14 800 LEK (TE REJA) PER SIGURACIONIN VETEM NE SHQIPERI EGZISTON .
Po more djali pooooo se ne ITALI ,GJERMANI E GREQI NUK E MBAN DOT MAKINEN SE VETEM SIGURACIONI TE KEPUT NE MES…………..P.SH.siguracioni me i lire ne GJERMANI eshte 450 euro atehere do te thote qe me mire blej buke dhe lene tangallikun se pa makine nuk u beka ne SHQIPERI amn se na sollet zorret te goja…….
Eshte rritur pak eshte mendimi im……
Te blesh nje makine, ndoshta nuk eshte shume e veshtire, por ta mbash ate, eshte ceshtja, se mbajtja e nje makine, ne Shqiperi, filloi si tangarllik ose ne shqip, si pordhe, por vjen nje moment, qe duhet ti pergjigjesh tregut.
Une ne sigurimin tim, kam te shenuar edhe Shqiperine, si nje nga shtetet, ku mund te demshperblehem, ose te demshperblej, ne radt aksidenti, por a e justifikon nje person me nje sigurim minimal, demin qe mund ti shkaktoje nje makine qe eshte regjistruar ne perendim?, Jo.
Te mbash makine, duhet te kesh bole dhe jo bibilush.
“Horri i b..”? Fraza e fundit e komentit tuaj eshtë një ” shkop gome” pér halabaket e katundaret ‘pa bole’ por me makina!? Bibilushë të motorizuar? Ha ha ha! Kam një bibilush te tillë né shtepi!? Nderime horr !
Zoti Zaimi, jam ndoshta i pari, ose mund te kem qene tek dhjetshja e pare, mbas 90-tes, qe pata nje makine timen, fale nje kosovari nga zvicra, qe rastesisht, u njoha, mbasi i mbarova nje pune, qe per mua ishte shume i thjeshte, por per ate ishte nje nder i madh dhe me ofroi shperblimin, qe se kisha parashikuar dhe aty per aty i thashe, me sill nje makine si e jotja i thashe, se kishte ardhur me nje opel te vitit 82, merre me tha, jo i thashe kjo esht jotja, jo tha merre se do ta shisja dhe u bera papritur me makine, ne nentor te vitit 90-te. Nuk kisha degjuar deri atehere se dikush kishte nje makine private.
Mu desh deri ne vitin 93 ta lej ne nje katun se ika nga Shqiperia ne janar te 91-shit dhe kur u ktheva ma kishin shkaterruar, te afermit, por hallall.
Natyrisht ishte kohe rrumpalle, por te mbash nje makine, eshte se te detyron puna, se per qejf, sot kam aq komoditet, qe makinen time ta fus ne garazh dhe ta clajmeroj, deri sa te vi koha e pushimeve, se per qejf sic veprojne ne salistan, kurre se mbaj, se me ka ardhur ne maje te hundes dhe me beso, paguaj shume para per sigurim, se kam ne dispozicion 3 makina dhe nje furgon, qe me duhen per biznesin qe kam.
Dhe dua te dal tek llafi jot, e kam edhe une nje bibilush, qe vetem qejfin shef dhe si intereson se cfare luhet ne jete.
Pershendetje.
I nderuar “jolldashi”? Faleminderit për mirekuptimin tuaj! Na u bëne dy bibilusha tani ? Por jo,jo ka shumë bibilusha si këta tanët ky lloj kapitalizmi primitiv apo “kapitalizmi llotosport” sic i them ndònjehere . Per shume arsye ka? Ky kapitalizem vrau punën,edukoi qejfin,pasurimin brenda natës e shumë gjera të këqija. Bibilushet tane i mori nen kontroll jeta e rrugës jo jeta e shkollës dhe e familjes,jo opinioni i shendoshë. Arsimi dhe familja jane atje ku jane,né mjerim ose gati ne mjerim do te thosha une. Dhe kjo situate polli e do te pjelle bibilusha… Ka shume pér këte teme por po e mbyll me thirrjen “Sos,- rrezik bibilushash të tipit ku rafsha mos u vrafsha”! Nderime qytetar “jolldashi”!
Kjo eshte e verteta i nderuari Zaimi, ka familje ne Shqiperi sic kam konstatuar, qe jane ne varferi te plote, por nja makine dhe celulari si mungon.
Keshtu e konyrollon tregun qeveria e pidhit ????
Esht nje Mati Pepa qe i ben te gjitha kto gjera qe esht nenkryetar i AMF.Ky ka brokerin qe merret me kte monopol. Edi Rama kte hajdutin e QSUT dhe tani te sigurimeve duhet ta fusi mrena.
o zoti erjon po pse nuk e ngrin zerin edhe per kompanit e sigurimeve qe nuk i demshperblejne njerzit pse nuk i hetoni se e morn ne qafe popullin
Ky drejtor do ketë marrë ndonjë “karamele” nga kompanitë e tjera, pasi ato nuk e ngrinin dot çmimin nëse të gjithë nuk vepronin si kartel. Është skandaloze ta mendosh sesi kompania në pronësi të popullit shqiptar bëhet palë me privatin për të zhvatur shqiptarët (pronarët e saj)! Me këtë rast duhet të merret prokuroria! Nuk është bashkuar kot me privatët ky palo drejtor.
Shyqyr që qeveria u kujtua të japë një goditje të shpejtë e të vendosur? Zakonisht operon pasi mahisen plagët si në rastin e armëve kimike!? Më mirë të operosh shpejt qoftë dhe me gabime sesa të ruhesh nga gabimet dhe të kultivosh pasivitetin! Vepro dhe jep goditje qeveri. Veprimi dhe jo teorite e mbajne gjallë një qeveri ! Unë s’merem fare me kete insig-un por “goditjen e vendosur” e kuptoj mjaft miré. Nje ushtarak i tillë e fiton betejën!
Sa per info,ky drejtori i Insigut ishte nje nga hienat e mbetura ende neper poste drejtoresh te PDIU. Metastazat e Idrizit jane ende te shperndara neper poste duke i pire gjakun popullit fukara. Ket radhe ky i Insigut donte ti merrte te gjitha per vete pa i ndare dhe si perfundim e hoqen. Kaq sa per te qartesuar komentuesit qe u mrekulluan nga nderhyrja ‘energjike’ e shtetit. Nje gje eshte e sigurte ashtu si lind dielli cdo dite,se zgjedhjet do te vijne perseri. Uroj me shpirt qe te dale nje force e re e ta drejtoje Shqiperine e gjore.
falenderojme z.Braçper reagimin ndaj ketij problemi.Populli edhe kur doti paguaj keto taksa niuk e lene.Kjo ndodh, mendoj une se rritjet abuzive te taksave (gjithashtu edhe rritja e çmimeve) te ndryshme e bene te thote se kur nuk ka te paguaj pak per te cilet tenton ta beje si mund te paguaj taksa me te medhaja.Kur abuzohet nga drejtuesit dhe ata nuk ndeshkohen çfar faji ka populli te paguaj haraçin e abuzueseve. E njejta gje eshte edhe me pagesate e faturave te energjise. Paguesit e rregullt kan ne kurriz çmimin e lart te faturave te energjise per te kompensuar ata qe abuzojne.Duhet ti jepet fund ketij fenomeni.
ka nje kaos gjithandej .shihet qarte se po punohet kuner kesaj qeverie.po punojne edhe deputetet e ps kunder edi rames.shikoni se q,emerime po bejne neper rrethe,me duket se luhet lek i madh.
po me baxhella sigurimesh te tipit cifti Ponari-Kacurelsja Alma dhe Mati Pepa hajduit bashk me kacurelsen e AMF ne detyren e kryetares, turp tju vij. Mallkimin tone paci gjithnje.Kurva dhe hajdut hesapi.
Qeveria Shqiptare te mos flej gjume. Duhet urgjentisht qe te shkaterrohen monopolet dhe trustet te cilat jane te njhura ne Shqiperi. Duke filluar qe nga karburantet, ushqimet, barnat farmaceutike dhe shume gjera te tjera.
Deri sa tregu Shqiptar kontrollohet nga disa njerez dhe favorizohet nga korrupsioni politik, gjera te tilla do te kemi edhe ne te ardhmen. Qeveria u votua nga nje Milion Shqiptare, per te rregulluar ekonomine dhe zbutur varferine, gjithashtu u votua edhe per cmontuar sistemin e kalbur 23-vjecar te politikes dhe retorikes ketu ne Shqiperi.
Duhet te zgjohet nga gjumi dhe te liberalizoj urgjentish tregjet ne Shqiperi nga peshkaqenet. Gjithashtu duhet qe te godase fort aktoret dhe faktoret te cilet e kane shketerruar dhe po e shkaterrojne interesin publik, per perfitime personale te lidhura ngusht me politiken, qofte ajo e majte apo e djathte.
Eshte koha qe te ndahet shapi nga sheqeri, ne te kundert do te kete destabilitet ekonomik ose politik.
Edlira,autorja ka bërë një investigim të hollësishëm e të mprehtë të ceshtjes se sigurimeve. Shkruan në menyre shume te besueshme për ate qe ka ndodhur. Pergjegjësit e kesaj situate i identifikon qartësisht. Por mua më çudit sinkronizimi perfekt ndermjet mafies se sigurimeve me gazetën pëdëiste. Edlira e ka kapur me zgjuarësi këtë moment. Ajo qe duhet te bëjë tani autorja eshte që këtë gjurmë “sinkroni” të mos e léré me kaq? Me krijoi përshtypjen se një “mendje politike” me tendencën për te shtuar te pakenaqurit e protestës saliste te 20 shkurtit ka ngatërruar ujrat. Edlira duhet te jete vigjilente sepse deri me 20 shkurt kjo dorë do te trazojë haletë përseri. Ndryshe nje proteste e shpallur me bujë e tamtame të medha ,po doli sfumato do ta katandise pd-në keq e më keq. Prandaj yxhymsit e 20 janarit do ta bëjnë parreshtur zjarrvënien!??? Qofsha i gabuar edlira? Por nuk kam gabuar kollaj. Edhe akuza qe ju kam bërë për vjedhjen e mbiemrit te xhoté shehut vazhdon te qendrojë akoma? Hap sytë edlira 20 shkurti po troket e saliu vetem po bertet qe t’i vejë milet!!? Mileti i sigurimeve nuk mjafton!??? Nderime autore!
VR !!! Edlira,autorja ka bërë një investigim të hollësishëm e të mprehtë të ceshtjes se sigurimeve. Shkruan në menyre shume te besueshme për ate qe ka ndodhur. Pergjegjësit e kesaj situate i identifikon qartësisht. Por mua më çudit sinkronizimi perfekt ndermjet mafies se sigurimeve me gazetën pëdëiste. Edlira e ka kapur me zgjuarësi këtë moment. Ajo qe duhet te bëjë tani autorja eshte që këtë gjurmë “sinkroni” të mos e léré me kaq? Me krijoi përshtypjen se një “mendje politike” me tendencën për te shtuar te pakenaqurit e protestës saliste te 20 shkurtit ka ngatërruar ujrat. Edlira duhet te jete vigjilente sepse deri me 20 shkurt kjo dorë do te trazojë haletë përseri. Ndryshe nje proteste e shpallur me bujë e tamtame të medha ,po doli sfumato do ta katandise pd-në keq e më keq. Prandaj yxhymsit e 20 janarit do ta bëjnë parreshtur zjarrvënien!??? Qofsha i gabuar edlira? Por nuk kam gabuar kollaj. Edhe akuza qe ju kam bërë për vjedhjen e mbiemrit te xhoté shehut vazhdon te qendrojë akoma? Hap sytë edlira 20 shkurti po troket e saliu vetem po bertet qe t’i vejë milet!!? Mileti i sigurimeve nuk mjafton!??? Nderime autore!
Ketu nuk eshte ceshtja e pagesave zoterinj.
Po shitet me broker dhe kjo gje eshte monopol i paster i cili behet nen hunden e qeverise.
Ajo kryetarja e shoqates Fitnete Sulaj ka konflikt te paster interesi , sepse ka te punesuar drejtoreshe te marredhenieve publike ne kompanine te cilin e drejton i biri Gentjan Sulaj , motren e ministrit te ekonomise Arben Ahmeti.
Eshte ky person qe po minon gjithe punen e Edi Rames.
Tung
Ne cfar vendi te botes Zoti Edi ndodh qe te gjitha kompanite e sigurimeve te kene te njejtin cmim.por ju nuk po merrini me abuzuesit e tregut ,por me merreni me abulantet se ato bejne shume abuzime ne ekonomi.
ORE UNE TANI E PAGOVA ASIGURAZIONIN DHE NE KARTONIN JESHIL NUK ISHTE SHQIPERIA IME DHE MAROKU
KUR DO RREGULLOHET KJO PUNE
Keto kompani i lejon te bejne qejf nje kryetare e AMF qe akoma nuk di cfar jan sigurimet, nje nenkryetar i korruptuar deri ne fyt, verifikon i pasurit e tij dhe nje autoritet konkurence qe nuk ekziston. Skandalet e malokve dhe baxhellave me emrin shoqeri sigurimi.
Me keto qe po shikojme dhe degjojme keto ditet e fundit dhe kakarisjet e Saliut ne parlament tregon se e majta nuk e ka mare ende pushtetin, ka mare vetem celsat e kashtes.
Rritja e qmimit te sigurimit te makinave eshte shum e thjesht per tu kuptuar sepse ka nje prapaskene politike te organizuar nga klani berishoviq per te bere sa me shum njerz te pakenaqur se i duhen per daten 20 shkurt ky kancer i shqiperis po perdor te gjith arsenalin e tije qete destabilizoj vendi … populli nuk duhet bjere nu kurthin e ketij plehre….
Arroganca e horrave te sigurimeve vjen nga pergjumja dhe tallavaja e qeverive. Akoma Ministri i Financave punon me stafin e vjeter. Bordi i AMF ka te gjith njerzit e Argites aty. Kryetarja e AMF gruja e Dash Shehit, Nenkryetraja tjeter gruja e Tim Idrizit, nenkryetari tjeter hajdut pofesjonist ka vjedh sa i ka dash bytha. O njerez o qeveri do punoni ju………..dhe mbi te gjitha arroganca vjen nga kurveria qe kan ne gjak gjith drejtoret e sigurimeve me baxhellat.
z. Deputet ben mire qe denoncon praktika te tilla, por tregun nuk e lufton dot.
Gabim eshte ”shpejtesia” sic po na thone ”brenda nate” dhe ne fakt cuditem si mund ta kene bere kete; a mos eshte ekzagjerim, jo ngritja prej 40%.
Kete e patem 2-3 vjete me pare ne Britani e ”brenda nates” na i cuan cmimet gati dy-fish. Kriza globale qe preku bankat, prek ”insurance premiums” kudo, e ne fund dhe Siguracionet Shqiptare…qe ndoshta do me teper kohe te filtrohen.
40% eshte sic ka diktuar tregu. [me respekt per znj. gazetare]
CFARE ARBITRARITETI.
NE EKONOMI TREGU CMIMI ESHTE I LIRE.
NE EKONOMINE E RILINDJES KOMUNISTE, CMIMET I VENDOS PARTIA DHE NE FUND NJEREZIT MARRIN TE GJATIN.