Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimin e studentëve që kundërshtojnë vaksinimin me detyrim.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se u tmerrua nga padija, si dhe u tremb “nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen”.
Deputeti i PS shtron pyetjen: “Më thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?”
Nga ana tjetër, Braçe kritikon edhe qeverinë për zbatimin e masave, teksa kujton rastin e ndeshjes me Poloninë, ku stadiumi ishte mbushur përtej kapaciteteve, duke u bërë një vatër e rrezikshme.
“Çfarë morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjnë në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t’u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet”, shkruan Braçe.
Postimi i Braçes
DUHET TË JEMI SERIOZË ME LIRINË TONË! DUHET TË JEMI SERIOZË ME SHËNDETIN PUBLIK! Duhet të jemi të përgjegjshëm në çdo akt, çdo rregull, zbatimin e tyre! DUHET TË JEMI TË DREJTË, TË NDERSHËM, TË BARABARTË; TË VËRTETË MBI TË GJITHA!
Betejat nuk bëhen me gjasme! Kanë kosto doemos por një udheheqje e fortë, e drejtë dhe e barabartë këtu duket! Pashë dje gjithë ditën sjelljen në universitete-pretendohet ajka e këtij vendi aty, përkundër një çështje themelore të shëndetit publik, VAKSINIMIT KUNDËR COVID 19.
Jo vetëm u tmerrova nga padija, por u tremba nga fuqia e padijës në institucione ku dija duhet të luftojë injorancen!
NUK KA UNIVERSITET NË EVROPË, AMERIKË PO TË DONI, ME KËTË NIVEL TE MBULESËS VAKSINALE QË NE KEMI!
NUK KA!
Me thoni, çfarë do i japin shoqërisë një masë e tille studentësh që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?? Jemi në hall te madh! Dhe këtu kemi përgjegjësi edhe ne që drejtojme, nxjerrim akte e rregulla, i zbatojmë ato.
Po e perseris edhe një herë; NUK BËHET BETEJA PËR IMUNIZIMIN PËRMES VAKSINES ME GJASME! Është njesoj siç të bësh e pranosh ato letrat fallso të vaksinimit!
Dy ditë me rradhe para ndeshjes me Poloninë, më shqetesonte grumbullimi i aq shumë njerezve si vatër infesksioni veçanerisht në Tiranë; Po mbi te gjitha me shqetesonte MORALI i së gjithës!
Ai stadium plot, madje përtej kapacitetit të tij kur mësoj numrin e biletave të shitura dhe shihja njerëzit që rrinin në këmbë kudo, në cdo hapësirë, pa asnjë-zero, masë sigurie, mbrojtëse, një akt papërgjegjshmërie i një njëriu të vetëm që ka marrë përsiper të bëjë si të dojë në këtë vend për PARA PARA PARA, e çmova si akti me i rëndë kundër betejës për VAKSINIM!
Çfare morali ka t’i lësh tamam ata të rinj të hyjne në një stadium 120% të mbushur dhe pa asnjë masë mbrojtese dhe, 6 dite me pas t’u kërkosh pasaportë vaksinimi në universitet??
Doni edhe me; Çfarë morali ka që këtë fundjave e disa fundjava rresht ti lejosh këta të rinj të festojnë Halloëeen në klubet e të fortëve, të pavaksinuar e pa asnje masë mbrojtëse, ndërkohë që në universitet ju kërkon pasaporten e vaksinimit dhe masa mbrojtese?
Ndaj në betejë vlen i pari MORALI! VAKSINA ËSHTË LIRI! Asnjë kufizim për të VAKSINUARIT!
j.l./ dita

Brace, aty ku nuk merr vesh eshte mire te heshtesh.
Nuk ka vaksine qe “ta ben semundjen te lehte” sic propangandohet sot ne tere mediat (main-stream).
Vaksina ka funksion evitimin dhe parandalimin e semunjdes dhe keti mbaron shkenca epidemiologjike.
Vaksina e sotme nuk eshte nje vaksine qe ka dale ne menyre konvencionale me ane te “bakterive pajete ose te dobesuara qe hidhen ne gjak dhe nga ky proces hidhen ne sulm antitrupat specifike”.
Kaq thjeshte eshte shpjeguar imunizimi ne shkollat shqiptare sipas eksperienteve te Virchow, Pasteur dhe Koch.
Kjo vaksine ka nje metodologji tjeter prodhimi duke shfrytezuar sekunca te mRNA, nje mesazher per te kryer nje kopje te zinxhirit DNA e ndodh vetem ne qelize!
Pasojat nuk i di askush ne te ardhmen. Hani ju domate apo speca te dala nga ndryshimet gjenetike?
Nuk e besoj. Pra perse per kete behet aq propagande vaksinimi?
Ai “spike” eshte nje proteine me mbulese lipide i cili mund te hyje ne cdo qelize sidomos ne qelizat endotheliale (shtresa e eneve te gjakut) dhe aty shkakton demtim te enes dhe reaksion imunologjik me shkaktime trombozash dhe embolish.
Prandaj kemi dhe aq shume hemoragjira dhe insulte cerebrale ne keto kohe, bashke me embolite venoze etj,etj.
Cfare ndodhi kur stadiumet u mbushen ne Kampinatin Europian? Cfare ndodhi ne Suedine pa masa?
Dhe cfare po ndodh me te vaskinuarit sot?
Kete askush nuk e thote.
Ja dje vdiq dhe Powell i vaksinuar dy here. Sa kane vdekur dhe ne Shqiperi nga vaksina dhe sa vete kane patur efekte anesore me rrezik per jeten, kete nuk ta thote kush dhe jo vetem ne Shqiperi.
Shifrat jane gjithmone kokeforta dhe aq sa kokeforta jane aq mundohen nga “elita” te mbulohen.
Shendet!