Braçe kujton tragjedinë e Gërdecit: 1 minutë heshtje për viktimat

Leda Hysa
Deputeti i PS Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku maxhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

 

Ndër të paktët deputetë që kujtuan në sallën e parlamentit tragjedinë e Gërdecit, ishte Erjon Braçe, i cili foli për një drejtësi të munguar për 26 viktimat që humbën jetën nga shpërthimet e 10 viteve më parë. Ai foli për një drejtësi të munguar, ndërsa kërkoi që në fillim të fjalimit një minutë heshtje.

Brace u ndal te fajtorët e pandëshkuar të kësaj tragjedie teksa përmendi sërish emrin e kreut të opozitës Lulzim Bashën se vazhdon ende që të gënjejë shqiptarët.

“Varfëria do drejtësi. Puna shkoi shumë larg deri te kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund ta luftoj këtë mafie është shumë e madhe, kafshët kanë dalë nga kontrolli. Gërdeci na tregoi se një kryeministër, një ministër i Mbrojtjes, një tjetër i drejtësisë bënë shërbime. Dhe në fund djali më i poshtër korruptoi drejtësinë. Varfëria nuk do gënjeshtra. Këtu u gënjye pa masë. Lulzim Basha është një gënjeshtar kronik. Mbi fotot e vërteta vijon rebeshi i gënjeshtrave”, tha Brace.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *