Pas një rrëfimi të Berishës, ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe, i cili ironizoi dje në “Facebook” se Berisha ka nisur të mendojë si adoleshent, ose adoleshentja ka nisur të shkruajë si ky, gjyshi Sali Berisha. “Tek kujton Pigallën më bën të mendoj se malli (droga) që merr nuk është ai i Lazaratit, por më i rëndë. Kjo historia e të folurit gjatë që të kujton Kastron, Gedafin, Çavezin, të bën të qeshësh; po ku ka shqiptar që s’ka thënë ‘Boll se na çave Saliu’, sa herë ka dëgjuar Berishën të flasë tre herë brenda një dite nga më shumë se 1 orë e 30 minuta”, shprehet Braçe. Duke vijuar më tej ironinë e tij, deputeti i PS-së, thekson se lajthitja është tipike për Berishën. “Unë kam qenë edhe një vit më parë në festën e Gjermanisë; edhe një vit më parë askush nuk ia dha fjalën presidentit të tij dhe këtij farë kryeministri. Domethënë, lajthitja me festën e Gjermanisë është tipike e Berishës”- u shpreh dje socialisti Erjon Braçe.

Komedite dhe tragjedite me te medha qe do te shkruhen ne te ardhmen do te kene
si personazh Vicidolasin !!!!!
Titulli i drames te jete: “një shpellar kryeminister”. Me katër akte:akti i pare “shpella qe te con ne ferr” ,akti i dyte: “shpella sërbe” ,akti i trete: “shpella e pushtetit”, akti i katert: “nga shpella e pushtetit ne shpellen e ferrit”!