Me theksin te vendosmëria për të çuar përpara reformat e nisura nga Senida Mesi në shërbimet publike dhe administratën shtetërore, Erjon Braçe ka mbajtur pasditen sotme fjalimin e parë si Zëvendës Kryeministër i Shqipërisë.
Sipas tij, kushdo që ka zgjedhur të punojë në shërbim të qytetarëve, duhet të ndjekë ritmin e qeverisë në mënyrë që çdo qytetar të marrë atë që i takon në dyert e shtetit dhe për të adresuar problemet që shqetësojnë shqiptarët e zakonshëm.
Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, ndërsa mori detyrën e tij, adresoi një mesazh të rëndësishëm për ato që i cilësoi probleme 28 vjeçare të arsimit në vend që po zgjidhen më në fund nga qeveria Rama.
“Jemi në rrugë e sipër për të zgjidhur një pjesë të problemeve 28 vjeçare të arsimit. Dua t’i çoj një mesazh gjithkujt që e mendon të lehtë mbledhjen e karrigeve, aseteve të universitetit për të bllokuar dyert. Nuk duhet të jetë kurrë në ADN-në e studentit mbyllja dhe izolimi. Hapja dhe komunikimi, dialogu dhe marrja e çdo gjëje të mirë prej universitetit, do mbetet në ADN-në e tyre. Ajo pakicë doli si barrikadë për të izoluar universitetin dhe për të lënë mënjanë mijëra studentë që duan mësim”, tha Braçe.
“Ta shajë kushdo këtë qeveri, ta sulmojë kushdo, kjo qeveri zhduku korrupsionin në sistemin e pranimit në universitet. Kjo qeveri, ta kundërshtojë kushdo, zhduku universitetet banale të një qeverie të mëparshme që relativizoi arsimin publik, e luftoi arsimin publik dhe e konkurroi në mënyre të turpshme me diploma që lëshoheshin për njerëz që nuk u ulën kurrë në bankat e shkollës”, deklaroi zëvendës kryeministri.
v.l/ Dita

Keta jane perfundimisht te gjithe te pacipe.
O Brace , ke punuar per te zhdukur dipllomat fallco ,dhe me pagese .Pse genjen o Brace ,po te jap nje shembell ,ti e di me mire se une ,ke Deputetin tuaj ne PS Fate Velajn ,pa dipllome ,me fal e ka blere dipllomen me para ,tek Kristali ,Gjate viteve gjoja te ndjekjes ne auditoret e Kristalit ,ky Fatja shoku i jot ka mare roge ne Austri ,apo do na thuash qe genjejne Austriaket ???
Me serjoz o Brace ,me me dinjitet ..Te kemi pare duke ja tundur defteret para surratit ,vjedhjet Sali Berishes ,ne Parlament ,besoj se tani ,qe u bere Zev i Kryemistrit ,do veprosh mbi Saliun ,te mbajme shprese ne shiptaret ,apo do vazhdosh te besh teater kukllash si gjithmone ..??? Jo tani ,por prej kohesh je bere shume i lexueshem ,o Brace i cirkut te brrakes …. ,
O Brace,mos e ze me goje Mesin,se per ate kurre nuk degjuam te kete bere gje se ishte vetem ushtare e Rames!
As ti nuk do besh gje se ke vetem celesat e kashtes!
Boll fole sa ishe deputet,por Rama jo vetem nuk te degjoin asnjehere,por te TALLI!
Tani te beri zevendes,qe te mbylle gojen!