Braçe: Nishani është kapur mat, tashmë duhet hetuar penalisht

redaktor

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga ana e gazetarit Mero Baze, të cilat vërtetojnë së vjehrri i presidentit Bujar Nishani, është trashëgimtar i ligjshëm i një pjese prone tek PD. Braçe shprehet se Nishani tashmë është kapur mat dhe duhet të hetohet penalisht, pasi ka shkaktuar një shkelje skandaloze të ligjit.

Një president i kapur mat. Të gjitha provat që akuzojnë Presidentin e Republikës:

Ja që ka pronë;

Ja që e kanë pjesëtarë të familjes së tij;

Ja që është në territorin e zyrave të PD-së

Të gjithë ata që nga PD kanë folur për këtë çështje, kanë thënë: Godina e PD është pronë e vjetër e ish-pronarëve dhe ajo do ju kthehet atyre. Pikërisht për këtë arsye Shtëpia Qendrore e Ushtrisë duhet të strehonte PD-në.

Pra, selia aktuale e PD duhet të boshatisej dhe PD duhej të strehohej në një seli të re. Pikërisht për këtë arsye, Presidenti i Republikës lejoi Qeverinë të vendoste në mënyrë të paligjshme. Presidenti i Republikës vendosi një javë më pas të “plotësonte letrat” për të bërë “të ligjshëm” vendimin e Qeverisë.  

Ky është një skandal shumë i madh. Është i zbardhur, por duhet të hetohet penalisht”, shprehet deputeti socialist.

Share This Article
7 Comments
  • ORE BRAÇ I OREVE TE VONA

    E zoteria juaj qe keni shkelur ligjin me dy kembe, e ne se nuk levizni me kembe po me duar ne vertikale e keni shkolur po ashtu ligjin me dy duar?
    Kur Mero çuni Guri Bazes publikoi dokumentat private te familjeve Kosova, Zajmi, Haxholli, Pashollari, Pirgu dhe Llapaj kishte lejen e tyre me shkrim per ti publikuar ato. E nuk e ve ne dyshim qe per te nxjerre nga Kadastra e Tiranes ato dokumenta kishte nje vendim te Gjykates se Tiranes apo jo.
    Ne rast te kundert, mendoj qe kemi te bejme me nje shkelje te rende te ligjit mbi privatesine personale, aq me shume e bere kundrejt nje grupi personash, pa autorizim e me metoda mafioze.
    Pyes kush eshte personi ne Kadaster qe i dha keto dokumenta e sa eshte paguar ai apo ajo?
    Dhe se fundi Merua i biri i Guri Bazes çfare ndertimi pa leje ka bere ne Kavaje qe ka kerkuar ti falet ai, a mund te kemi edhe dokumentat e shkeljeve ndertimore qe ka bere qe te publikohen edhe ato?

    E jotja deri ne braçezim Jozy

  • Trajtimi ne aspektin ekonomik per SHQUP eshte i drejte,por eshte nje ane e medaljes.Ana tjeter e medaljes dhe qe duhet te dali ne plan te pare eshte poshtrimi qe u behet ushtarakeve me qellim uljen e dinjitetit kombetar,se pa ushtri nuk ka shtet.Ushtari president me komandantet e tije duhet te vihet para ligjit, per te dy veprimet.

  • ju dy apo tre juzefinkat e PD jeni te menderosura deri ne kaptine prandaj ju vjen keq per presidentin mendermethene.

  • Imagjinoni Bracen,qe thote se Presidenti i Republikes se Shqiperise z Bujar Nishani,na qenka kapur mat.

    E paska kapur mat Brcja para se te mare frenat e qeverrrrise,vaj hallin sa matke do beka Bracja pasi te mare frenat e qeverrrrrise.

    Megjithse pushteti qenka i popullit ju vetem detyrat do bekat.

    E mire do bejem dhe mulli me ere,qe ta kapim mat me mirese na iku SHQUPI.

    Po per seline e partise socialiste ke kapur mat njeri se dikush ja dha ate PS-se.

    Apo aty nuk di te luash shah ti Brace.

    Prandaj te rroje partia dhe nje shendet per Presidentin e Republikes se Shqiperise,z Bujar Nishani.

    E nderkohe ulni kurrizin e punoni,pra beni detyrat tu shohe populli si nuseroni,se pushteti qenka i popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *