Nga Berati, gjatë një konference për shtyp, deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar qeverinë se po vjedh lekët që është thënë se janë investuar në asfaltimin e rrugëve të qarkut të Beratit, pasi sipas Ministrit Olldashi janë investuar 24 milion dollarë në rrugët Berat-Lushnje, Berat-Fier e Berat-Skrapar, por këto rrugë janë të shkatërruara.
Braçe ka akuzuar qeverinë se të gjitha rrugët e nisura kan ngelur në kufinjtë e Beratit, ndërohë që dhe ato punime po kryhen shumë keq.
Më pas deputeti Braçe u ndal në problemin e mos tregëtimit të ullirit, që sipas tij po shkatëron punën e fermerëve.
Sipas Braçes, në Berat fermerët e ullirit po bërballen me një dëm kolosal për shkak të konkurencës së ullirit grek që po lë stog prodhimin e tyre, duke i çuar fermerët drejt falimentimit.
Deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar Berishës të mbylli doganat për ullirin grek që po konkuron prodhimin vendas dhe të ndryshojë politikat fiskale të qeverisë, që sipas tij janë politika fiskale me dogana të shqyera.