Deputeti socialist, Erion Braçe, kërkon interpelancë me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, në lidhje me falimentimin e sektorit elektroenergjetik dhe privatizimin e Albpetrolit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se qeverinë ka shitur asetet publike dhe private të vendit, me qëllim përfitime personale dhe interesa klienteliste.
“Kam depozituar padi në Prokurorinë e Tiranës për gjithë zyrtarët e juaj, pasi kanë shitur kompaninë më të madhe në vend Albpetrol si dhe konsulentin tuaj. Kundër tjerë personave fizik që mund të konsiderohen përgjegjës, për mashtrim dhe dëm ekonomik që arrin 85 milionë euro. Shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur. Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendit dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve, por tek shumica udhëheqëse”, tha Braçe. “Zoti ministër procesi i Albpetrol ka qenë teknik dhe i thjeshtë për t’u administruar në afate strikte në ditë dhe me orë, ku veprimet janë të përcaktuara. Komisioni i Ekonomisë nuk e ka bërë këtë dhe këtu buron përgjegjësia ligjore për ta. Dyshoj se pushteti i kryeministrit për të pasur pjesën e tij në çdo biznes, lidhja e plotë e konsulentit me blerësin dhe me kryeministrin ka ndikuar në mosveprimet e përcaktuar në ligj duke sjellë pasojat ekonomike, procesi ka vdekur dhe ne kemi humbur moralisht dhe ekonomikisht. “Financial Times” e quan turp ndërkombëtar. Unë jam i lumtur që ka vdekur si proces. Unë dhe ti jemi shpallur si të majtë, dhe besoj në një ekonomi publike dhe kombëtare, dhe jo administrim partiak si kjo sot,. Ju jeni në pushtet sot dhe si i majtë po ecni në rrugën e shitjes që çdo pasurie publike”, shtoi Braçe.