Dy vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 janarit e ka komentuar edhe deputeti tjetër i opozitës, Erjon Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se dy vjet më parë qytetarët dolën në protestë për të shprehur revoltën ndaj abuzimit me pushtetin kur u kap mat zëdhënësi i Sali Berishës. Ai shton se edhe dy vjet më pas situata është po aq e rëndë. Ai nuk lë pa prekur dhe akuzat për vajzën e kryeministrit, Argita Berisha. “Unë dola më 21 janar në bulevard në shenjë proteste, revoltë ndaj korrupsionit ulëritës; një ngjarje konkrete, të dëshmuar me zë dhe figurë, ku qe përfshirë zëvendësi i Sali Berishës, ministër i Jashtëm dhe kryetar i partisë së dytë të koalicionit! Kjo ishte arsyeja konkrete! Sali Berisha qëlloi dhe na vrau! Tamam dy vite më pas asgjë nuk ka ndryshuar! Është po ajo qeveri e korruptuar. Në vigjilje të 21 janarit është dëshmuar për një akt korruptiv më të rëndë: skandali i zonjës 3 milionë euro!”, shkruan Braçe.