Braçe për Bashën: Ky vend nuk mund të përmbushë çdo tekë të tij

Dita

Deputeti socialist Erion Braçe thekson se kundërshtimi i Bashës dhe i Berishës për reformën në drejtësi lidhet me krijimin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Duke e cilësuar Bashën një “ fëmi”,  Braçe shprehet se ky vend nuk mund të përbushë çdo tekë të kreut të PD-së, që është mësuar t’i dhurojnë çdo gjë, “në fillim të ardhmen, pastaj ministrinë, pastaj pasurinë pastaj bashkinë, pastaj partinë, pastaj pushtetin prapë”.

 Komenti i plotë:

Të gjithë duan reformën në drejtesi, Lulzim Basha do pushtetin pa reformën!

Ka njerëz të zakonshëm që pas një gabimi, mundohen, përpiqen, vendosin të reflektojnë e korrigjojnë.

Lulzim Basha jo! Ai nuk është i zakonshëm. Në qershor të vitit që shkoi, thuajse çdo ditë të atij muaji, Lulzim Basha i ftoi shqiptaret në një referendum për qeverisjen. Për të, zgjedhjet lokale ishin referendum dhe, prej këtij referendumi do shkohej në zgjedhje të përgjithshme politike.

Unë besoj se një kërkim i thjeshtë ua rendit të gjitha deklaratat e tij me këtë temë.

Lulzim Basha i humbi ato zgjedhje me thuajse 1 milionë vota sërish. Referendumi i kërkuar prej tij u krye dhe zgjedhje politike as që pati më pas.

Kur kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe jemi tek i shtati, Lulzim Basha kërkon sërish zgjedhje e thotë se:

referendumi për reformën në drejtësi, janë zgjedhjet e parakohshme, politike këtë herë! Të gjithë që e njohin Lulzim Bashën të thone se: Është një njeri i leshtë e kaq. Por jo!
Lulzim Basha nisi të flasë për zgjedhje të parakohshme, tamam kur u vendosen afate fundore për reformën në drejtësi.
Afatet që u shpallën nuk përputhen kërkund me “ardhjen” e tij në pushtet, nuk ia lënë vendimmarrjen për reformën një pushteti me Berishën dhe Lulzim Bashën në krye.

Sali Berisha e Lulzim Basha janë dy keqbërës që themeluan kulturën e pandëshkueshmërisë, për këtë shkak të padrejtesisë, nisur nga halli i tyre personal, i njohur gjerësisht në këtë vend:

Kanë akuza-njeri edhe legale, të pa gjykuara!!

Nisur nga ky hall, ndërtuan një sistem ku kapën çdo institucion akuze e të drejte në këtë vend, emëruan gjykatesit me një shumicë të thjeshtë, që kishte për dysheme votat njëpartiake duke nisur nga numri 36, ndërruan dy prokurorë të përgjithshëm dhe rifituan qetësinë.

Nën një reformë që e rrëzon sistemin e tyre njëpartiak, reformon drejtësinë duke e çliruar nga kapja politike dhe e korrupsionit, si dhe në kushtet kur fuqia e tyre ekzekutive nuk egziston më, janë në opozitë, kanë gjetur si zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme!

Për ta, zgjedhjet e parakohshme ndalin reformën!

Ndaj Lulzim Basha refuzon çdo instrument që bën të mundur reformën. Referendumi popullor për reformën në drejtësi, dje.

Lulzim Basha e di se reforma në drejtësi ka mbështetje të gjerë popullore. Një referendum për të do ishte fitues, tejkalonte çdo pengesë të ngritur deri tani për reformen.

Ndaj Lulzim Basha flet për pushtet, jo për reformen në drejtësi.

Në anën tjetër, unë nuk e kuptoj se si nuk vë mend ky njeri. Zgjedhje kërkoi 6 muaj më parë, referendum i kërkoi popullit të ktheheshin këto zgjedhje 6 muaj më parë, si referdum u mbajt dhe ai humbi!!

Tani kërkon sërish! Ky vend nuk mund të përmbushë çdo tekë të këtij fëmije që është mësuar t’i dhurojnë çdo gjë, në fillim të ardhmen, pastaj ministrinë, pastaj pasurinë pastaj bashkinë, pastaj partinë, pastaj pushtetin prapë.

Jo! ky vend ka prioritete përtej halleve personale të Lulzim Bashës.

Tani ka reformën në drejtësi. Reforma është shumë më e madhe se Lulzim Basha apo Sali Berisha. Pa të bëhet, pa popullin jo! Ndaj populli e mbështet reformën dhe Berisha e Basha jo! / DITA

 

Share This Article
3 Comments
  • O brace duhet ta pranoni dhe ju vete ….ata jane me te fuqishem se Ju qe keni shumicen prandaj mos beni llogje kote ..shpresuam shume nga ty e koleget e tu por me sa kuptuam jeni njesoj si ata…dhe Keto brockulla i ke sa x te hedhur hi syve ….nuk te degjova nje here vetem nje here te ngrieshe ne kuvend e ti denancoje si salen dhe edin prandaj eshte mire te heshtesh se populli nuk Ju beson me…une jo e jo

  • Nuk i kuptoj keta komentues edhe kur tjetri kritikon per te ecur perpara reformat qe i kerkon i gjith populli thjesht.Keta pelivan politik,qe gjoja jane komentues,fillojne e mallekojne edhe pamjen apo trupin qe jane dhurat nga tjeter kush dhe nuk mund ti realizoje as Bracia dhe as kush.Si mund ta realizoje reformen ne drejtesi.kur ne cdo levizje qe bejne shumica e PS,i vihen pengesa edhe nga patneret e saje brend koalicioni per te plotsuar teket e Lulit dhe te Sles,ky i fundit ka 25 vjet,qe po e vret,e shkaterron,e vjedh dhe e pehgon Shqiperin te eci perpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *