Braçe: Po Zeni pse hesht?

Dita

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetin social Facebook ngreh
pyetjen se pse hesht Lulzim Basha mbi zbulimin e laboratorit të drogës pak ditë më parë
në Elbasan.

“Sali Berisha po sfilitet për të implikuar Qeverinë me grupin e akuzuar për rrjetin e
drogës nga Elbasani!! Po Lulzim Basha përse po hesht?! Përse e ka lënë vetëm Sali Berishën
në këtë betejë “për jetë a vdekje”? Mbase nga që Sali Berisha ka shumë informacion? Vetëm
informacion nuk ka më ai; ish të korruptuarit e Policisë së Shtetit thjeshtë e gënjejnë për t’ju
dukur sërish të zotë!! Unë mezi po e pres Lulzim Bashën të artikulojë këtë akuzë, të konfirmojë
Sali Berishën dhe të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Bushati!!

Lulzim Basha duhet ta beje këtë një orë e më pare, sot!! Pas tij, natyrisht që mezi pres të dëgjoj dhe ministrin e Jashtëm!!- shkruan Erioni.

Por komentuesit në rrjetet sociale rendisin edhe një emër tjetër pas Bashës, për mos reagim. Ajo që bën përshtypje në këtë histori, sipas tyre, është edhe heshtja e Shkëlzen Berishës. Ai zakonisht reagon për çdo gjë, edhe për një vjedhjen e një gomari në rrethinat e Tiranës. Këtë herë e ka mbyllur gojën si asnjëherë. Çudi e madhe, jo për gjë, na ka bërë merak. Apo është duke u marr me hapjen e dyqanit luksoz të Arminës!?

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *