Braçe: Referendumi për 3 ligjet lëvizje boshe, shantazhim ndaj opozitës

redaktor

Deputeti Erjon Braçe e konsideron një lëvizje boshe kërkesën e mazhorancës për zhvillimin e një referendumi për miratimin e 3 ligjeve. Deputeti socialist flet edhe për listat e kandidatëve për deputetë, duke theksuar se mbetet partizan i modelit të primareve në SHBA.

Si do e gjykoni situatën politike parazgjedhore, duke e lidhur edhe me situatën në sistemin gjyqësor kur ka patur një sërë vendimesh, që ju i keni kundërshtuar ashpër?
Kam përshtypjen që jemi në mes të një fushate parazgjedhore dhe që ka lidhje me zgjedhjet politike të 23 qershorit. Pikërisht se jemi në këtë situatë parazgjedhore, po bëhet ç’mos që të pastrohet sa më shumë qeveria para zgjedhjeve. Zgjedhje që po përgatiten në një dimension komplet tjetër nga ai që duhet të jetë ai kushtetuese dhe që parashikon kodi zgjedhor. Të dyja për gjithë shqiptarët po krijohen nga Sali Berisha. Ka një nxitim për të pastruar veten për të marrë sa më shumë pafajësi. Këtu i referohem vendimit për ngjarjen e rëndë të shpërthimit kriminal të Gërdecit. Apo procesin gjyqësor, një farsë gjyqësor në shkallën e parë për ngjarjen e rëndë të vrasjes se 4 qytetarëve të pafajshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 21 janar. Apo edhe një sërë procesesh ndaj deputeteve socialistë, që Berisha do të pastrojë veten dhe familjen biologjike. Këto vendime kanë treguar qartë se në këtë vend s’ka drejtësi. Në një vend që s’ka drejtësi janë dy mundësi, o ti nënshtrohesh këtij pushteti ose të largohesh jashtë vendit. Jemi në situatën kur po përgatiten zgjedhjet e 23 qershorit, pa transparencë, por vetëm në një sens, si te ndikohen vota e qytetarëve shqiptarë, jashtë kornizës ligjore. Këto po e rëndojnë situatën, sepse ka të bëjë me mënyrën që qytetarët të zgjedhin me votë qeverinë që duan. Vendimet e gjyqësorit i japin qytetarëve një mesazh, që në këtë vend drejtësi nuk ka dhe mendoj se këto dy çështje e kanë tensionuar edhe më shumë situatën. Ky vend po bëhet gjithmonë e më i padrejtë jo për deputetët, por për qytetarët e thjeshtë. Po shkelen rregullat, ligjet, Kushtetuta, veçanërisht në aspektin e qytetarëve, për të zgjedhur me votë qeverinë që duan dhe po fshihen garanti veçanërisht në sistemin e drejtësisë, për të kërkuar të drejtën. Këto po e tensionojnë situatën dhe jam i bindur se sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë do tensionohet situata,

Javën e kaluar ka patur debate të forta në parlament për privatizimet, si janë në gjykimin tuaj , çfarë nuk shkon dhe çfarë mund të ndryshohet nëse ju do drejtoni qeverinë e vendit pas 23 qershorit?
Një pjesë e çështjeve që janë diskutuar në Parlamentin e Shqipërisë, kanë qenë të depozituara në Kuvend prej 2 muajsh. Lotaria kombëtare për shembull, ndërsa hidrocentralet erdhën vonë dhe u futën për votim jashtë procedurave parlamentare. Natyrisht ne e kontestuam sepse bëhet fjalë për pasuri kombëtare të shqiptarëve. Dhe nga ana tjetër kemi privatizimin e të drejtës monopol të Lotarisë Kombëtare, pa patur transparencë. Por kur flas për transparencë e kam fjalën jo për publikim të kontratës, por transparencë të gjithë procesit, thithjen e mendimit , të opinionit e të grupeve të interesit, që lidhen drejtpërdrejtë me këto procese privatizimi, apo dhe të drejta të tjera ekskluzive monopol që po jep qeveria. Por asnjë nga këto s’ka ndodhur, ndërkohë që po ndodh një proces i shpronësimi i qyetarëve nga prona publike, dhe në rast se në Kushtetutë thuhet se prona publike është e barasvlefshme më pronën private, natyrshëm duhet që qytetarët të jenë pjesë e procesit dhe kjo gjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh me asnjë proces privatizimi. Kjo ka sjellë dështim të privatizimeve, nxitimi për ti privatizuar në këtë periudhe krize, pa e zgjidhur krizën , tregon tendencën abuzive të qeverisë Berisha. Të gjitha privatizimet e mëdha kanë dështuar, CEZ, ALBPETROL, ARMO, e me radhë të gjitha të tjerat, veçanërisht i dhënies i të drejtave ekskluzive që këta i quajnë koncesionare. Mjafton të them kontratën koncesionare për shërbimin e kontrollit të automjeteve, që është dhënë në kushtet e monopolit dhe kanë shtuar koston për qytetarët. Çmimi është rritur me të paktën 2 deri 3 herë dhe shërbimi është mizerabël, i papranueshëm, për të mos thënë se tendenca që ishte për të eliminuar korrupsionin. Shërbimi është bërë i paarritshëm në kushte krejt normale, elementi themelor që shkuan drejt kësaj kontrate që ishte përmirësimi i shërbimit apo korrupsionit, ka treguar qartazi se nuk është zhdukur. E ka vërtetuar policia e shtetit që ka arrestuar shumë njerëz dhe jo në si opozitë. Po e njëjta gjë me kasat fiskale apo pulla fiskale, apo markimi i karburantit etj. Privatizime që janë pjesë e strategjisë së Berishës, pa folur për mineralet, qoftë të ngurta apo të lëngëta, duke përfshirë kromin, në një kontratë të pazbatuar dhe tërësisht të dështuar, që në thelb parashikon zhvillimin këtij sektori, po konkludon në dështim, duke mbyllur minierën e cila për fat të keq ka një afat të deklaruar të jëtëgjatësisë me vetëm 18 muaj. E gjitha që po e shtyn Berishën të privatizojë gjithçka para zgjedhjeve, ka të bëjë se Berisha do te marrë gjithçka para se të iki, o për familjen politike apo familjen biologjike, qoftë dhe për klientët e vet. Është problem që duhet të përballemi qoftë si opozitë apo si qytetar. Sepse duhet të vendosim se duhet të zbatohet kushtetuta me gjithë ligjet e saj, veçanërisht në aspektin ekonomik. Ose do të pranojmë një shpronësim në kushtet një krize të thellë ekonomike, në një vend që të ardhurat fiskale po bien. Në një vend ku borxhi i qeverisë po rritet dhe në tilla kushte, që një vend po shpronësohet nga çdo lloj prone kombëtare publike natyrore, dhe që nesër pasnesër s’do dijë cilën do të ketë zgjidhje emergjente.

Mazhoranca ka kaluar vetëm me votat e saj nismën për referendum për miratimin e 3 reformave , a besoni se është i mundur ?
Referendumi jo çështje serioze, shantazhim ndaj opozitës, as ata vete s’janë të sigurt në këtë nismë . Ata e sollën në Kuvend për t’i thënë opozitës ose referendumin ose votoni ato 3 ligjet e famshëm, që tashmë si konsideron njeri kushte për integrimin në BE, as i ekspozon njeri si kushte për detyrim e Shqipërisë për të marrë ftesën për negociata. Është e qartë është një lëvizje boshe e Berishës , për të tërhequr vëmendjen e opinionit, nga ajo që mbetet sfida kryesore zgjedhje të lira e të ndershme, ku qytetarët të zgjedhin me votë cila qeveri do t’i drejtojë. Kjo është sfida e vendit.
Po përsa i përket koalicioneve para dhe post zgjedhore. Tashmë kemi një ftesë zyrtare ndaj Aleacës Kuq e Zi , dhe po flitet për një koalicion të mundshëm pas zgjedhor. A është strategjia e duhur për të maksimalizuar votat ?
Kam folur për një koalicion që del jashtë koalicioneve partiake, sepse koalicionet partiake shtojnë votën partiake, por nuk thithin votën e interesave , që lidhen drejtpërdrejtë me të majtën. Unë mendoj se PS ka shpallur koalicionin, që ka parti me interesa partiake. Por mendoj se PS të zgjeroj koalicionin , me gamë të ndryshme interesash , dhe jo vetëm me tryeza , por me njerëz në kuvendin e Shqipërisë, natyrisht do i bëjë politikës shqiptare dhe shoqërisë , për të dëgjuar dhe për të zgjeruar përfaqësimin me kategori sociale , zëri i të cilëve pak dëgjohet, që partitë politike kanë marrë angazhim por pak janë dëgjuar. Në opinionin tim do te duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicion, pse jo punëtor , pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazën së klientelës politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersë e ballit, pa interesa politike koncesione e tendera. Sipërmarrës që janë ngritur nga toka me punën e tyre të ndershme. Pse jo kategori sociale për të cilat flasim shumë po bëjme pak , si para ose tetraplegjikët. Këta persona janë shumë më të shkolluar, madje të mbishkolluar se një pjesë e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Do të duhet të jenë në kuvend të mbrojnë interesat e tyre ne Kuvend, dhe për fat të mirë interesat e tyre përputhen me ato të së majtës. Për të folur për kategoritë e tjera si ish-ushtarakët, të papunët, të cilët mund të përfaqësojnë më mirë se kushdo interesat e tyre. Koalicioni ynë përtej kornizës partiake, por të përfshijë interesa shumë të gjëra njerëzish që kanë nevojë që përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë. PS të shkojë drejtë shtresave të papërfaqësuara, politika është e mbipërfaqësuar. Madje mënyra si zgjidhen njerëzit, deputetët është e mbipërfaqësuar, madje për shkak se i zgjedh njerëzit është e keqpërfaqësuar qoftë nga niveli i arsimor, profesional apo i ekspertizës, qoftë nga pikëpamja e integritetit moral, që duhet të jetë bazë për përfaqësimit në parlament.

Kemi një tjetër tezë të kryeministrit Berisha dhe të mbështetur nga Meta, për tu dhënë të drejtën e votës 16-vjeçarëve, si e gjykoni këtë tezë?
16 -vjeçarët të votojnë, jo çështje serioze. Eshtë një gur që budallai hedh në lum. Unë s’kam ndërmend ta ndjek Berishën në lum apo kudo tjetër. Por natyrisht sjellja e politikës me fëmijët duhet të ridimesionohet, në mënyrë sa më të shpejtë. Pamjet skandaloze e të bërit politikë me sfond kalamaj të veshur me paliçeta siç pashë në një aktivitet politik në Durrës. Apo sfonde kur me gjuhën e urrejtjes Berisha bërtet me gjuhën e urrejtjes me sfond fëmije. Të cilët janë në shkollë për tu arsimuar, për tu edukuar për tu bërë të aftë për jetën , duhet te marrin fund. Me ligj janë të ndaluara qarte qoftë në ligjin për arsimin parauniversitar . Politika të dalë nga ato ambiente dhe mbi të gjithë të mos dhunojë në mënyrë skandaloze dhe barbare pikërisht këtë kategori. Po të hyjmë në mentalitetin e Berishës dhe atij që e mbështet, ndryshon puna. Berisha i shikon në konceptin e Kanunit gjithë shqiptarët, veçanërisht vajzat. Ndërsa ortaku i tij thjeshtë dhe vetëm si votë që e blen, sepse i ka vënë çmim çdo vote, sepse e blen nën çmimin tregtar që i ka vendosur çdo vote, në çdo palë zgjedhje. Kjo ka të bëjë me atë që është dhunimi i qytetarëve në këtë vend.

Po përsa i përket listave të deputetëve, ka patur debate brenda PS, një pjesë kërkojnë të merret mendimi i bazës, ndërsa një pjesë nga Kryesia, pra lidershipi , ju ke mendim përkrahni ?
Kjo është një çështje e brendshme e PS. Unë pres të flas në forumet e partisë, me gjithë dimensionin që ka, duke filluar nga mënyra më e mirë si mund të ndërtohet një listë me kandidatë për deputet. Veçanërisht në kushtet e këtij sistemi elektoral që s’ka ballafaqim të drejtpërdrejtë të deputetit me qytetarin. Kriteret që duhet të jenë themelore deri te mënyra e përzgjedhjeve, unë jam partizan i modelit të primareve në SHBA./News24

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *